Instituti i statistikës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Instituti i Statistikës ose Instat para krijimit të shtetit shqiptar më 1912 shërbimi statistikor nuk ekzistonte. Në vitin 1924 për herë të parë ekzistonte një zyrë statistikore që mbante evidenca të ndryshme ekonomike pranë Ministrisë së Botorës (mirëmbajtjes së rrugëve) dhe Bujqësisë.

Veprimtaria e kësaj zyre kufizohej në inventarët bujqësore që përfshinin numrin e bujqve dhe llojin dhe sasinë e shfrytëzimit te tokës me bime bujqësore e blegtorale, si dhe ne disa statistika te cekta mbi industrinë, tregtinë, eksport-importet e çmimet.

Për herë të parë shërbimi statistikor në Shqipëri është institucionalizuar me Dekretin nr. 121, dt. 8/04/1940. Sistemi statistikor në shtetin Shqiptar është themeluar me Vendimin nr. 35, dt. 13/01/1945 me krijimin e Drejtorisë së Statistikës të atashuar pranë Këshillit të Ministrave. Më vonë kjo drejtori kaloi nën varësinë e Komisionit të Planit të Shtetit. Sot ky sistem është organizuar në formën e një instituti të veçantë nën varësinë e Këshillit të Ministrave.

Shërbimi statistikor në Republikën e Shqipërisë realizohet nga:

- Instituti i Statistikës (INSTAT).

- Drejtoritë e statistikës në rrethe.

- Drejtoritë(departamentet) e statistikës në ministri dhe institucione të tjera qendrore.

- Zyrat e gjendjeve civile si dhe nga persona juridike e fizike.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]