Insulina
Insulina (nga lat. insula – ishull, pasi që prodhohet në të ashtuquajturit Ishujt Langerhans në pankreas) është një hormon polipeptid, që rregullon metabolizmin e karbohidrateve.
Luan një rol shumë të rëndësishëm në rregullimin e nivelit të glukozës (sheqerit) në gjak si dhe në terapinë e Diabetes mellitus (sëmundjes së sheqerit).
Insulina krijohet në pankreas në qelizat a të ujdhesave të Langerhensit. Sipas strukturës kimike është polipeptid i ndërtuar prej 51 aminoacidesh. Te të gjitha kafshët molekula e insulinës është e ndërtuar prej dy vargjeve, të cilat janë të lidhura me ura disulfide. Kur shkëputen urat disulfide bëhet inaktivizimi i insulinës. Insulina nuk mund të merret me rrugë orale, sepse ajo tretet nën veprimin e enzimeve të traktit digjestiv.
Insulina është hormon i rëndësishëm anabolik ( i sintezës), i cili vepron në inde të ndryshme si në mëlçi, në indin yndyror dhe në muskuj. Ajo e rrit metabolizmin e sheqernave, deponimin e glikogjenit, sintezën e proteinave, sintezën e yndyrnave etj. Megjithatë roli kryesor i insulinës në organizëm është në rregullimin e metabolizmit të karbohidrateve. Ajo mundëson hyrjen e glukozës në qeliza. Sekretimi i insulinës varet nga glicemia (sasia e glukozës në gjak). Dihet se glukoza e stimulon dretjpërdrejt lirimin e insulinës brenda 30-60 sekondave. Rritja e nivelit të glukozës në gjak (hiperglikeia) është faktor stimulues, i cili rrit sekrecioni e insulinës, ndërsa hipoglicemia (sasia e vogël e glukozës në gjak), ka efekt të kundërt.
Mungesa e insulinës në organizmin e njeriut shkakton sëmundjen e sheqerit (Diabetes mellitus). Rritja e insulinës në gjak (hiperinsulizëm) bëhet rrallë. Në këtë rast zvogëlohet përqendrimi i glukozës dhe shfaqen kriza hiperglicemike.
| Para marrjes me seriozitet të ndonjë recete ose informate për të aplikuar në ju ose ndonjë person tjetër ju lutemi shikoni Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! Nëse ju pasi keni lexuar artikullin dhe udhëzimet mbi këto artikuj keni aplikuar përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person tjetër atëherë ju merrni tërë përgjegjësinë mbi pasojat. |
