Intervistë me major Nazif Ramabajën

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Bota sot : Duke e parë këtë gjendje, cilët ishin hapat që ju ndërmorët për përgatitje sa më të mira për betejat e ardhshme ?

Major Nazif Ramabaja : Kishim kontakt të përditshëm me dy oficerët e Brigadës 13, nëpërmes komandantit Tahir Zemaj, i cili kontaktonte me Rrustem Berishën dhe Agim Ramadanin të mbetur në Junik, në pritje të një lloj armatimi i cili duhej të arrinte, por në fakt nuk erdhi kurrë për shkak të pengesave të ditura. Bëhej fjalë për një lloj armatimi superior i cili duhej të arrinte nga një shtet i fortë të cilin armatin as Serbia nuk e kishte në arsenalin ushtarak dhe se planifikonim që me ardhjen e këtij armatimi dhe organizimi i luftës çlirimtare në Kosovë do të bëhej në mënyrë më të organizuar. Me hyrjen e forcave shtesë të armatosura me oficerë që kishin profesion përgatitjen, organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur, me detyrë që këtë organizim ta mbështesin edhe të gjithë oficerët tjerë kështu që lufta çlirimtare, e potencoj lufta çlirimtare, do të merrte karakter të përgjithshëm mbarëpopullor e udhëhequr nga kuadri profesional ushtarak. Duke parë se në çfarë situate gjendej Juniku dhe fshatrat e Rekës së Keqe, me pëlqimin e komandantit të njësiteve operative të Rafshit të Dukagjinit, Tahir Zemajt, dhe me urdhërin e tij, Sali Çekaj tërhiqet për në Shqipëri ku bën përpjekje titanike për të siguruar një pjesë të armatimit për t´i ardhur në ndihmë Junikut. Ai edhe pse kontakton me Ali Aliun, mikun e tij, dhe disa ministra në qeverinë shqiptare nuk arrinë të sigurojë armatimin e duhur përveç një sasie simbolike e cila ishte e pamjaftueshme për luftëtarët e Junikut.

Bota sot : Në këtë kohë, në Junik ishte një gjendje e vështirë. Përse aq lehtë ra Juniku në duart e armikut ?

Major Nazif Ramabaja : Për ndihmesë të Junikut ishte planifikuar edhe njësiti operativ brigada "Skënderbeu" e udhëhequr nga eprori Fuad Ramiqi, e cila disa herë kishte bërë përpjekje për të hyrë, por ishte penguar nga persona të papërgjegjshëm me orientim dhe motive armiqësore. Formacioni i kësaj brigade ishte duke bartur mjete ushtarake antitankse që i dedikoheshin Junikut e të cilat u duheshin më shumë se buka dhe uji. Pamundësimi i hyrjes së kësaj brigade, mosdhënia e ndihmës së disa komandanteve ne Junik dhe mosarritja e armatimit të premtuar për njësitet operative të Brigadave 131, 134 dhe 133 përshpejtoi edhe rënien e Junikut, si dhe rrënja heroike e dëshmorit te kombit komandantit Avdyl jasiqit i cili ra heroikisht me 28 korrik 1998 ne betejën e zharrës i cili ishte edhe morali i Junikut.

Juniku, Gjocaj dhe Jasiqi duhet të mburren për luftën që e bëri Agim Ramadani.

Bota sot : Çka e karakterizon rezistencën për mbrojtjen e Junikut ?

Major Nazif Ramabaja : Gjatë rezistencës së mbrojtjes së Junikut kontribut të jashtëzakonshëm dha oficeri Agim Ramadani, i cili u bë i njohur me këtë luftë e sidomos për shpërthimin e rrethimit dhe kurthat që ua përgatiti forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe në minimin e rajoneve në Junik, Gjocaj dhe Jasiq si dhe beteja e fuqishme e zharrës me 28 korrik 1998 ku një grup shum i vogël në fillim prej 27 vetash dhe ma vonë ne 9 vet mbesin dhe bajn ne brotje te suksesshme të Junikut dhe mbetja e 4 eprorve te lart serb të vrarë nga pushak e Avdyl jasiqit dhe tërheqjen e të plagosurve dhe popullatës civile për në Shqipëri. Për këtë Juniku, Gjocaj dhe Jasiqi duhet të mburren për luftën që e bëri Agim Ramadani i cili u bë sinonim i një strategu dhe profesionisti se si duhet luftuar. Ndihmesë të madhe në këtë i dha edhe Rrustem Berisha me ushtarin Astrit Ademajn.