Inva Mula

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
link= http://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Sigurimii_i_cil%C3%ABsis%C3%AB9 Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Artikulli nuk ka një formulim enciklopedik, por është më shumë në formën e CV (nuk pranohet nga normat e wikit). Artikulli ka nevojë për vendosje burimesh.
Inva Mula.JPG

Inva Mula lindur në Tiranë në vitin 1963, është një këngëtare soprano shqiptare me famë ndërkombëtare.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Pamje nga shfaqja Faust

Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enescu” në Bukuresht. Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin ”Butterfly” në Barcelona. Në 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën Medee të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Në filmin “Elementi i peste” në 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën "The Diva Dance". Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizet-it në Paris. Në vitin 2001 ishte e zënë në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Në 2007, ajo luajti Norine-n e parë në L'elisir d'amore në Toulouse të Francës.Jeta e saj eshte e ndare me se shumti mes Frances dhe Shqiperisë.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]