Inxhinieri Programesh
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Inxhinieri Programesh, (ang.: Software Engineering.), është një degë e Shkencave Kompjuterike që merret me prodhimin, mirëmbajtjen, testimin dhe përmirësimin e programeve të ndryshme informatike (Software Maintenance). Termi është përdorur për herë të parë në një konferencë të NASA-s në Gjermani dhe kishte në thelb pikërisht konceptin e mirëmbajtjes dhe testimit të programeve Kompjuterike.
Në ditët e sotme kjo lloj gjenerate e re Inxhinierie, është baza e funksionit të shumë kompanive kompjuterike me famë ndërkombëtare. Si një degë e veçantë Inxhinieria e Programeve përfshihet në shumë Universitete nën disiplinën ose departamentin e Shkencave Kompjuterike si një Opsion i veçantë i kësaj fushe.
Si disipline studiohet në mjaft universitete me famë botërore, kryesisht është e përhapur dhe ka treg të madh pune në vendet e zhvilluara të Azise Jug-Lindore si dhe në Amerikën e Veriut dhe në Australi.
Kohët e fundit ka filluar të hyjë në terminologjinë e përditshme edhe të universiteteve me të zakonshme Evropiane dhe ti kushtohet rëndësi e veçantë në fushën e Informatikës.
[redakto] Shiko dhe kete
- Wikipedia:Projekti Fjalori/Informatikë
- Wikipedia:Projekti Fjalori/Internet - këtu mund të shikoni dhe shkuani terme rreth internetit
- Lojra vizuale - këtu mund të shikoni dhe shkruani tituj të lojrave
- Programe për PC - këtu mund të shikoni dhe shkruani tituj të programeve elektronike
| Ky artikull nga Software është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |