Iraku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Irak)
Shko te: navigacion, kërko
الجمهورية العراقية
Al-Jumhuriyah Al-Iraqiyah
Iraq flag 300.png Emblema - Iraku
Iraku Iraku
Moto Kombëtare: Allah Akbar
arab.:Zoti mbi gjitha
Vendndodhja - Iraku

Iraku, emri zyrtar Republika e Irakut lat. Iraquia - është shtetë në tokat e Mesopotanisë së lashtë.Me pozitën strategjike në Lindjen e Mesme dhe me resurset e naftës, është një ndër shtetet më kryesore në Gjirin Persik. Kryeqytet i Irakut është Bagdati. Para luftës Iraku kishte një rezervë e madhe të naftës, ishte i treti pas Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuar Arabe.


Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Irakut.
Lufta e Irakut

Territori i Irakut shtrihet në Mesopotami që ky vend është një ndër civilizimet e para të rëndësishme të botës.Deri në shekullin VII para erës sonë Iraku ishte në duart e Sumerëve, Babilonëve, Asurëve, më pas edhe Perandorisë Persiane. Para Islamizmit të Irakut, Arabët krijuan shtetin e Mainit, Himjerit dhe Sebait. Iraku është pushtuar nga Muslimanët në vitin 637.Më vonë në kohën e Ali Bin Ebu Talibit është bërë qendra e Islamit, dhe Kufa ka qenë kryeqytet.Lufta e Saffajinit që është bërë në mes të Hz.Aliut dhe Emevitëve ka qenë pikërisht mbrenda kufijëve të Irakut.Pas kësaj lufte vendi deri në ditët e sotme vazdhon me problemet sektare.Pas Emevitëve, Abbasitët e morrën kontrolliin e Irakut, ndërsa në vitin 1055 Iraku hyri nën sundimin e Selxhukëve.Prej vitit 1258 ka qenë nën sundimin Mongol.

Problemi sektar mes Sunnitëve dhe Shiitëve është krijuar dhe tepruar sidomos në kohën e shtetit të Safavive. Safavidët këtë ndarje kanë përdorur këtë ndarje si objekt i krijimit të qeverisë të tyre.Iraku gjatë gjithë historisë ka qenë vend për të cilën kanë luftuar Turqit e Anadollit të cilat ishin Sunnitë, dhe Turqit Iranian të cilat ishin Shiitë. Kjo luftë mbaron në vitin 1534 me pushtimin e Irakut nga Perandoria Osmane.Administrimi Osman ka vazdhuar deri në vitin 1971.

Pas humbjes së Perandorisë OsmaneLuftën e Parë Botërore, Anglezët pushtuan Irakun.Fillimisht Anglezët kërkuan të vetëadministrojnë Irakun por u ballafaquan me një rezistencë të madhe.Në Kryengritjet e bëra në Irak veqohet roli i popullatës shiite.Qyteti i Nexhefit ka qenë qendra e rezistencës.Në fund Anglezët e sollën Mbretin Fajsal(që rrjedh prej gjeneza e Muhammedit) në krye të Irakut. Me këtë vendim Anglezët synonin të jenë sundues në Irak dhe të mbushin zbrazëtinë e Khalifatit që mori fund me shuarjen e Perandorisë Osmane.

Në vitet e ardhshme fillua procesi i integrimit mes Sunnitëve dhe Shiitëve, janë bërë martesa mes tyre, dhe marrëdhënie tregtare.Në vitin 1928 në Parlamentin Irakian 26 prej 88 deputetëve ishin shiitë.Në vitin 1930 Qeveria e Irakut për të formuar një shtet të pavarur Irakian ka nënshkruar një marrëveshje 25 vjeqare me Anglezët, ndërsa në Komonvelt u prezentua si shtet të pavarur.Me vdekjen e Mbretit Faruk në vitin 1933 në Irak u rrit tensionimi ndërsektar dhe etnik.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore luftërat në mes të shteteve gjigante përfshinte edhe për Irakun.Gjermanët e bërën grushtshtet dhe e sollën një qeveri më pro-gjerman, por me grushtshtetin e dytë, Anglezët prap e morën kontrollin e Irakut. Gjermanët synuan se me pushtimin e Turqia do të arrinin deri në Irak ku mendonin që të ndalojnë kontrollin Anglez në këtë vend .Por me kthimin e ushtrisë Gjermane kah Rusia bëri që të përfundon plani për Pushtimin e Turqisë dhe arritjen në Irak, për të ndaluar ndikimin Anglez. Anglezët inkurajuan Irakianët që të luftonin kundë Gjermanisë, por Iraku duke përcjellur politikën e Turqisë nuk hyri në luftë..

Në vitin 1945 Shtetet Arabe krijuan Ligën Arabe.Kjo Organizatë ishte shkaku i rritjes së nacionalizmit Arab.Dhe si përfundim, doli në pah mendimi që Iraku, Siria, Jordania, Libani të bashkohen në një shtet të vetëm.Anglezët e mbështetën këtë plan, mbase me bashkimin e Sirisë dhe Libanit do të mund të arrinte qëllimin që të fundos kontrollin Francez në këto shtete. Egjipti nuk e mbështeti këtë bashkim, ngase ishte e shqetësuar për humbjen e tiparit si Shteti më i madh Arab.Ky plan nuk u realizua për shkak të dobësimit të Anglezëve në vend, dhe përpos bashkimit Siria-Egjipti (në vitet e 60'ta)nuk janë bërë asnjë bashkim tjetër mes shteteve arabe.

Me krijimin e shtetit të Izraelit filloi një marrëdhënie e re mes Shteteve Arabe dhe Turqisë. Me ndikimin e SHBA'së, Turqia e njohu Izraelin dhe kjo nuk u mirëprit nga shtetet Arabe. Për të ulur përgjigjet negative, Turqia provoi të afrohet me Irakun dhe e nënshkroi Paktin e Bagdatit.

Periudha e Saddam Husseinit[redakto | redakto tekstin burimor]

Saddam Husseini

Në Korrik të vitit 1979 Saddam Husseini u zgjodh kryetar vendi në vend të Hasan El Bekir.Një ngjarje tjetër e rëndësishme në këtë vit ishte edhe Revolucioni Islamik në Iran në vitin 1979. Për të përfituar nga ndryshimi i regjimit në Iran, Iraku shpalli luftë kundër Iranit.Kjo luftë nuk solli fitues, por solli humbje të mëdha njerëzore e ekonomike, ku të dyja palët pas 8 vitesh luftë, arritin të ndalin luftën me nënshkrimin e armëpushimit.

Lufta e Ftohtë edhe pse ndikoi shumë Bashkimin Sovjetik e SHBA'në ndikoi edhe në Lindjen e Mesme.

Iraku, në Gusht të vitit 1990 pushtoi Kuvajtin për arsye se ky shtet nxirrte naftë në territoret e diskutuara.Iraku shpalli se kishte zgjeruar kufirin, dhe më 19 qytetet e Kuvajtit ishin mbrenda kufirit Irakian. Me qëndrimin kundër zgjedhjes së problemit, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe disa shtete me krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës filloi të formojë bazë ushtarake në Arabinë Saudite. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, bëri paralajmërimin e fundit Irakut që të tërhiqet nga Kuvajti deri më datën 15 Janar 1991.Më 17 Janar 1991 filloi Lufta e Gjirit, dhe më 27 Shkurt 1991 Kuvajti u çlirua. Me përfundimin e Luftës së Gjirit filluan problemet me Kurdët në Veri, dhe Shiitët në Lindje. Forcat e Sigurisë Irakiane e shtypën këta probleme, dhe si pasojë më shumë se një milion Kurdë janë vendosur në Turqi dhe Iran.

Me pretendimin e spastrimit të armëve balistike, çlirimin e popullit Irakian nga regjimi Bathistë, dhe stopimin e mbështetjes së Saddam Husseinit kundër terroristëve, koalicioni ushtarak në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe filloi sulmin mbi Irakun. Sulmi ajror filloi më 20 Mars 2003, dhe me përcjelljen e operacioneve tokësore forcat e koalicionit më 9 Prill 2003 hyrën në Bagdat, dhe e rrëzuan regjimin e Saddam Husseinit. Më 15 Prill tërë Iraku ishte nën kontrollin e forcave të koalicionit.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Irak.

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Njësitë administrative në Irak.

Iraku administrohet në 18 provinca (arabisht: محافظات, njësë - محفافظة, kurdçe: پاریزگه Pârizgah).

  1. Bagdatum
  2. Salah ad Din
  3. Diyala
  4. Wasit
  5. Maysan
  6. Al Basrah
  7. Dhi Qar
  8. Al Muthanna
  9. Al-Qādisiyyah
  1. Babil
  2. Karbala
  3. An Najaf
  4. Al Anbar
  5. Ninawa
  6. Dahuk
  7. Arbil
  8. At Ta'mim (Kirkuk)
  9. As Sulaymaniyah
IraqNumberedRegions.png

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Irakut.

Shtrirja hapsinore e Irakut i përshtatet kryesisht me regjonin natyror të fushës së Mesapotamisë, përveç pjesa veriperëndimore, ku depërton në pllajën e Sirisë. Kufirin me Turqinë e mbyllin malet Tauruset Lindore, me Iranin malet e Kurdistanit dhe ato të Zagrosit. Me Jordaninë, Arabinë Saudite dhe Kuvajtin kufiri është natyror, i cili ndan viset e skajshme stepore të Irakut prej atyre të thata të mbrendshme të Arabisë.Kah pjesa juglindore Iraku depërton në Gjirin Persik.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e Irakut.

Iraku, nga ana e rezervave të naftës zë një vend parësorë në botë.Në vitin 1993 rezervat e naftës ishin afër 100 Miliard Gallon.Po ashtu ka edhe pasuri si Gazi Natyror dhe Petrokimia .Në vitin 1993 rezervat e Gazit natyror ishin 3 Bilion 100 Miliardë m3. Embargoja botërore ka ndikuar shumë në prodhimin e naftës dhe Gazit Natyror në Irak. Në sektorin e Bujqësisë Iraku është në nivel standarde. Përfitimet në sektorin e Bujqësisë dhe Blegtorisë përbëjnë 20% të përfitimeve totale. Rreth 12% popullsisë merret me BujqësiGabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; emra të pavlefshëm, p.sh. shumë. Njësia Monetare e Irakut është Dinari Irakian.

Në Sektorin e Industrisë vërehet ndërmarjet si rafineritë, dhe fabrika petrokimike. Përveç tyre, materiale ushqimore, duhani, materiale tekstile, mobilieria, letra, elemente kimike, plastikë, çimento dhe materiale ndërtimore, janë ndërmarje tjera industriale.Rreth 11% i popullsisë punon në sektorin e Industrisë.Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; emra të pavlefshëm, p.sh. shumë

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Irakut.

Iraku ka një popullsi prej 22.700.000 banorë (viti 2000). 70-75% i popullsisë janë Arabë, 10-15% Kurdë, 13% Turkmenë dhe grupet tjera etnike. 97% i popullatës Irakiane i takojnë besimit Islam, ku 65% janë shiitë, dhe 35% Sunnitë. Iraku ka një popullsi të re, ku 55% i popullsisë hyn në grupin e moshave 15-64 vjeç. Jeta mesatare në Irak ësht 66.5 vjeç.58% i popullsisë Irakian dinë të lexojnë e të shkruajnë.Prej tyre përqindja mes mashkujve është 70.7 %, ndërsa në mes femrave 45%.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kultura në Irak.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Iraku – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]