Islami në Japoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Xhamia Tokyo Camii në stilin Osmanë
Xhamia në Tokio

Duke krahasuar me vendet tjera të botës, në Japoni islami ka depërtuar në kohët e fundit. Nuk ekzistojnë argumente të qarta për atë se islami në Japoni erdhi me anë të çfarëdo lloj propagande, përveç atyre rasteve individuale ku japonezët individualisht kontaktuan me myslimanët e vendeve tjera, por jo para vitit 1868.

Japonia dhe Islami[redakto | redakto tekstin burimor]

Nën ndikimin e Perëndimit, japonezët në shekullin 19 filluan të njoftohen me islamin. Në të njëjtën periudhë biografia e Muhammedit s.a.v.s. është përkthyer në gjuhën japoneze. Kjo ndihmoi që islami të plasohet në qarqet intelektuale të Japonisë, por vetëm si pjesë e shkencës dhe pjesë e historisë dhe e kulturës. Kontakti tjetër i rëndësishëm është realizuar në vitin 1890 kur Osmanët dërguan një anije në Japoni për të vendosur lidhje diplomatike në mes dy kulturave. Gjatë kthimit për në shtëpi, anija e quajtur Ertugol ishte fundosur, ku kishin humbur jetën 540 persona.

Supozohet se myslimanët e parë japonez ishin Mitsutaro Takaoka, i cili islamin e kishte pranuar në vitin 1909, dhe pasi që e kishte kryer haxhin në Mekke e morri emrin Omar Yamaoka, pastaj Bumpachiro Ariga i cili në të njëjtën periudhë udhëtoi për në Indi për shkak të tregtisë, dhe kaloi në islam nga ndikimi i myslimanëve lokalë pas së cilës e morri emrin Ahmed Ariga. Megjithatë, studimet e fundit zbuluan se edhe një japonez me emrin Torajiro Yamada ishte njëri ndër myslimanët e parë japonezë i cili e kishte vizituar Turqinë, për të shprehur keqardhje për fatkeqësinë e cila kishte goditur anijen Ertugul. Atje e kishte pranuar islamin dhe e morri emrin Abdul Halil, dhe sigurisht se pastaj ka udhëtuar për në Mekke.

Bashkësia islame nuk u formua para ardhjes së refugjatëve nga Turkmenistani, Uzbekistani, Taxhikistani, Kirgistani, dhe Kozakëve e turko-tatarëve të cilët me qindra të tillë erdhën nga Azia qendrore dhe Rusia në fillim të revolucionit Bolshevik. Myslimanët të cilët fituan azil në Japoni, u vendosën në disa qytete të mëdha dhe filluan të formojnë bashkësi të vogla islame. Një numër i japonezëve e pranuan islamin duke kontaktuar me ata.

Xhamia Kobe

Me formimin e këtyre bashkësive të vogla islame, janë ndërtuar edhe disa xhami, prej të cilave më e njohura prej tyre është xhamia Kobe e cila ishte ndërtuar në vitin 1935 (xhamia e vetme e vjetër në Japoni), pastaj xhamia e Tokios e ndërtuar në vitin 1938. Këtu duhet përmendur faktin se një numër i vogël i myslimanëve japonez morën pjesë në ndërtimin e këtyre xhamive, dhe se kurrë asnjë imam nuk ishte me origjinë japoneze.

Gjatë luftës së dytë botërore, Japonia përjetoi një Qeveria ushtarake kishte formuar qendra dhe organizata për hulumtime të botës islame dhe të myslimanëve. Por, as organizatat e as qendrat të këtij lloj hulumtimi kurrë nuk ishin kontrolluar apo udhëhequr nga myslimanët, e as që caku i tyre ishte propagandimi i islamit. Qëllimi kryesorë ishte që armata të mbledhë shënime të domosdoshme për islamin dhe për myslimanët, sepse në zonat të cilat ishin të okupuara nga japonezët gjendeshin bashkësi të mëdha myslimane (Kina dhe Azia Juglindore). Me përfundimin e luftës, në vitin 1945 përfundoi edhe puna e këtyre organizatave.

Mediat Japane i kushtuan rëndësi të madhe botës islame, e sidomos rëndësi të madhe i kushtuan botës arabe pasi që kuptuan rëndësinë e këtyre shteteve për ekonominë japoneze. Me këtë publicitet shumë japonezë të cilët nuk kishin kurrfarë njohuri për islamin, kishin mundësi që të shohin skenat e haxhit në Mekke, dhe të dëgjojnë ajetet kur'anore. Krahas shumë kalimeve të sinqerta në islam, ndodhën edhe shumë kalime masovike, për të cilat thuhet se ato ditë numëronin me dhjetëra mijëra të tillë. Por, pas përfundimit të shokut të naftës, shumica e atyre të cilët kishin kaluar në islam, u zhduken nga skena.

E ardhmja e islamit në Japoni[redakto | redakto tekstin burimor]

«Në vitet të cilat vijnë duhet të vijë deri te një zhvillim i konsiderueshëm i islamitit në Japoni», thotë Nur Ad-Din Mori, «sepse nëse nuk do të vie deri te kjo atëherë nuk mund të flasim për të ardhmen e islamit në këtë vend». Mori qëndron fortë pranë fjalës së tij, ku thotë se këtu qëndron pika kryesore sepse kohëve të fundit në Japoni janë kthyer 5 studentë nga studimi i shkencave islamike nga vendet arabe. Dy prej tyre kanë diplomuar në universitetin Ummul-Kur´an në Mekke, njëri në universitetin islamik në Medine, njëri në kolegjin e Tripolit, dhe njëri në universitetin e Katarit. Edhe pse numri nuk është aq impresionuar, ai paraqet rritje të rëndësishme në skenën japoneze, sepse krahas këtyre pesë studentëve, 20 vitet e fundit diplomuan 6 studentë në vendet arabe, ku tre prej tyre kishin diplomuar në fusha tjera e jo në ato të shkencave islame.

Mori i cili kishte studiuar teologjinë, dhe shkencat islame në Mekke është njëri ndër këta pesë. Ai mbështet përgjegjësit e tyre. Deklarata e Morit zbulon edhe një problem tjetër në Japoni: janë të pakte ata të cilët mund t`ju mësojnë japonezëve islamin në gjuhen e tyre amtare.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]