Isli Hidi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Isli Hidi

Hidi në aksion.
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1980-10-15) 15 tetor 1980 (43 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Apollon Limassol
Numri23
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1998–2007Tirana117(0)
2001–2002Bylis Ballsh (huazim)24(0)
2007–2008Kryvbas Kryvyi Rih18(0)
2008–2009Alki Larnaca12(0)
2009–2010Kryvbas Kryvyi Rih21(0)
2010Dinamo Tirana8(0)
2011Olympiakos Nicosia10(0)
2011-2013AEL Limassol5(0)
2013–Apollon Limassol0(0)
Karriera ndërkombëtare
2005–Shqipëria17(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 28 prill 2013
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 10 shtator 2013

Isli Hidi (lindur më 15 tetor 1980) është një portierë shqiptarë i cili luan aktualisht tek Apollon Limassoldivizionin e parë qipriot dhe për kombëtaren shqiptare.

Ai ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij tek Tirana ku ka luajtur 9 vite duke fituar 6 kampionate, 3 kupa dhe 5 Superkupa. Hidi është gjithashtu është lojtar i kombëtares shqiptare që nga viti 2005 dhe ka luajtur 17 ndeshje.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hidi e filloi karrierën e tij tek Tirana në vitin 1998. Ai u huazua tek KF Bylis pasi tek skuadra kryeqytatesa ishte portieri rezerve dhe gjatë 3 sezoneve ai kishte luajtur vetëm 7 ndeshje. Atje kaloi një sezon të suksesshëm duke luajtur 24 ndeshje, ai më pas u rikthye sërisht tek Tirana duke u bërë portieri i parë. Pas rikthimit, ai luajti për 5 sezone rresht duke luajtur 117 ndeshje dhe duke fituar 14 trofe; 6 kampionate, 3 kupa dhe 5 Superkupa, duke u bërë një nga portierët më të suksesshëm.

Në verën e vitit 2007, ai u transferua tek skuadra ukrainase Kryvbas Kryvyi Rih ku qëndroi vetëm 1 sezon duke luajtur 18 ndeshje. Ai debutoi për skuadrën më 22 shtator 2007 në ndeshjen kundër Hoverla Uzhhorod, Kryvbas Kryvyi fitoi ndeshjen me rezultatin 3–2. Në fund të sezonit, Hidi u vendos në listën e transferimeve dhe u largua në vitin 2008 tek skuadra qipriote Alki Larnaca. Pasi luajti vetëm 12 ndeshje, më 3 mars 2009, ai u rikthye tek Kryvbas Kryvyi Rih dhe firmosi një kontratë 3 vjeçare me 1 milion dollar në sezon. Gjatë vitit 2009, ai ishte titullar në skuadër, por në vitin 2010 e humbi vendin e titullarit.

Më 6 korrik 2010, ai u rikthye në atdhe për të firmosur me kampionët në fuqi KS Dinamo Tirana. Tek Dinamo ai nuk arriti të dhurojë ndonjë impakt duke luajtur vetëm 8 ndeshje dhe u largua që në merkaton e dimrit duke u transfruar tek skuadra qipriote Olympiakos Nicosia. Në vitin 2011, Hidi la Olympiakos Nicosia për tu transferuar tek klubi tjetër qipriot AEL Limassol ku luajti deri në vitin 2013, duke koleksionuar vetëm 5 ndeshje në kampionat. Në verën e vitit 2013, Hidi firmosi me Apollon Limassol.

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hidi bëri debutimin e tij të plotë kombëtarë në një ndeshje miqësore kundër Polonisë më 29 maj 2005. Ai u thirr për të luajtur në miqësore nga trajneri gjerman Hans-Peter Briegel, i cili ishte i impresionuar nga paraqitjet e Hidit në Kategorinë Superiore me Tiranën. Hidi ishte në formacionin titullar në debutimin e tij, por gjërat nuk shkuan mirë në debutim pasi sulmuesi i Wisla Krakow shënoi për kombëtaren e tij që në minutën e parë. Edhe pse goli erdhi shumë shpejtë, Hidi e mbrojti portën e tij dhe nuk lejoi pësimin e golit të dytë.[1] Ndeshja e rradhës kombëtare e Hidit do të ishte në tokën shqiptare kundër Azerbajxhanit, e cila kishte 14 ndeshje pa fituar. Ndeshja u luajt më 17 gusht 2005 në Qemal Stafa ku ishin mbledhur 7,300 tifozë shqiptarë. Hidi sërisht ishte në formacionin titullar të Peter Briegel dhe sërisht pësoi një gol në minutat e para të ndeshjes, këtë herë, Hidi e pësoi golin në minutën e dytë nga sulmuesi Zaur Tagizade. Pavarësisht fillimit të dobët të ndeshjes, Hidi ndihmoi kombëtaren që të fitonte ndeshjen me rezultatin 2–1 falë golave të Alban Bushit dhe Lorik Canës.[2]

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni Klubi Ndeshje Gola
11 Olympiakos Nicosia 10 0
10 Dinamo Tirana 8 0
09/10 Kryvbas Kryvyi Rih 21 0
08/09 Alki Larnaca 12 0
07/08 Kryvbas Kryvyi Rih 18 0
06/07 Tirana 0 0
05/06 Tirana 0 0
04/05 Tirana 28 0
03/04 Tirana 20 0
02/03 Tirana 21 0
01/02 Bylis Ballsh 24 0
00/01 Tirana 2 0

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombëtarja Shqiptare [3]
Viti Ndeshje Gola
2005 2 0
2006 1 0
2007 1 0
2008 2 0
2009 5 0
2010 3 0
2011 3 0
Total 17 0

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ international debut v Poland
  2. ^ 1st home international v Azerbaijan
  3. ^ http://www.national-football-teams.com/player/8436/Isli_Hidi.html#country Isli Hidi | National Football Teams

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]