Ismet Drishti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ismet Drishti ka lindur në Shkodër me 24/6/1966 dhe është diplomuar në Universitetin e Arteve në degën regjisurë në vitin 1989. Në vitin 1998 shkruan komedinë "Për një L-ë" dhe e vë në skenë si bashkregjisor me Fatbardh Smajën. Në vitin 2001 botohet vëllimi i tij me poezi "Një kokë zogu" nga shtëpia botuese Toena. Me aktivitet të zgjeruar në ekran është autor dhe drejtues i disa spektakleve televizive 2002 "Shkruaje në akull" ne TeleNorba Shqiptare 2003 "Shah Mat" në Top Channel 2003 në qershor realizon për herë te parë në Shqipëri One man show me titull "Lakuriq para jush". premiera e shfaqjes jepet në Teatrin "Migjeni" dhe vazhdon me shfaqje në teatrin e Akademisë së Artevedhe më pas me transmetime në platformën Digitalb dhe disa tv të tjera 2004 "Ishte Lojë" në Top Channel 2009 "Game Over" në Vizion Plus Në 2009 boton për herë të parë gazetën javore "Game Over" 2010 boton gazetën tjetër javore "Telenovelat" njihet si autori i vetëm dhe më i suksesshëm i kamerave të fshehta Në vitin 2013 realizon "Tapet i Kuq" ne Channel One Në qershor të vitit 2015 krijon kanalin televizuv Zjarr Televizion ekzaktësisht me 24 qershor starton transmetimin me 24 orë program. Brenda 3 muajve televizioni bëhet i njohur në mbarë botën falë gjetjes spektakolare të edicionit të lajmeve në një format totalisht inovativ që pasqyrohet më mediat e mbarë botës. Edicioni i quajtur 360 gradë. Zjarr.tv është faqja ku mund të gjeni më shumë, ndërsa programet live mund ti ndiqni në zjarr.tv/live