Ismet Munishi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ismet Munishi, lindi më 3 tetor 1974GjilanKosovës, ai është futbollist shqiptar, i njohur edhe në stadiumet ndërkombëtare.
Aktualisht ndodhet në Kosovë. Ka luajtur edhe për ekipin e superligës shqiptare KF Partizani. Momentalisht Ismet Munishi kryen detyrën e Trajnerit në Suharek tek Ballkani.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që në moshë të re filloi aktivizohet me KF Prishtina në ekipin e pionerëve. Më pas u aktivizua si profesionist në ekipet e futbollit në Kosovë. Në atë kohë sporti i futbollit në Kosovë përballej me shumë probleme si pasojë e pavarësimit të tij nga futbolli i atëhershëm jugosllav. Ismet Munishi arriti rezultate të larta dhe përparoi në karrierën e tij në klubet KF Flamurtari dhe KF Prishtina, dhe më pas kaloi në Slloveni, në vitin 1997, dhe bëhet kampion i Sllovenisë me ekipin Maribor Branik, ku edhe pati shansin që të luaj në fazat kualifikuese të Ligës së KampionëveUEFA-s.

Pas arritjeve që pati në Slloveni ai u aktivizua në futbollin turk, në klubin që në atë kohë renditej në Ligën e parë turke, ShekersporAnkarasë, ku luajti për një vit e gjysëm. Më pas ai shkon në Izrael përkatësisht në Klubin Maccabi Herzliya. Qëndrimi i tij në Izrael zgjati vetëm gjashtë muaj. U rikthye përsëri në kampionatin slloven në klubin OlimpijaLubjanës, dhe më vonë u aktivizua në kampionatin bullgar.

Ai u rikthye në Kosovë pas luftës dhe u aktivizua me disa klube të Ligës së Parë si KF Flamurtari, KF Kosova. Më vonë ai u aktivizua edhe me klube shqiptare të Ligës së Parë si KS LaçiLaçit dhe KF BesaKavajës për tu transferuar përsëri në Ukrainë në ekipin e Ligës së Parë VorsklaPoltavës së bashku me bashkëkombasit e tij Armend Dallku dhe Debatik Curri.

Pas qendrimit të tij 15 mujor në Ligën Elite të Ukrainës kthehet në Shqipëri për tu inkuadruar në Kampionatin Shqiptar me ekipin KS BesaKavajës, ku aty përfundoi sezonin 2005/2006. Ne sezonin 2006/2007 ishte pjesë e ekipit kosovar në Superligë, KF Trepca. Por në këtë Klub qëndroj vetëm 6 muaj, dhe më në fund në mars 2007 është bërë pjesë në ekipin tjetër të Superligës Kosovare, KF Vllaznimi. Ndërsa aktivitetin e tij si menaxher i futbollistve e vazhdon edhe më tutje.

Aktivizimi me klubet sportive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trivia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vite aktiv Klubi Vendi
1995-1996 KF Flamurtari Prishtinë/Kosovë
1996-1997 NK Maribor Pivovarna Lasko Maribor/Slloveni
1997-1997 NK Maribor Titanik Maribor/Slloveni
1997-1998 Sekerspor Ankara/Turqi
1998-1999 Maccabi Hrzliya Tel Aviv/Izrael
1999-2000 Mura Murska Sobota Slloveni
2000-2001 NK Olimpjia Ljubljana Lublanë/Slloveni
2001-2001 Korotan Prevalje Slloveni
2001-2003 Kocaelispor Turqi
2003-2003 NK Era Smartno Slloveni
2003-2004 KF Flamurtari Prishtinë/Kosovë
2004-2004 KF Kosova(Pr) Prishtinë/Kosovë
2004-2004 KS Laçi Laç/Shqipëri
2004-2005 Vorskla Naftogaz Poltavë/Ukrainë
2005-2006 KS Besa Kavajë/Shqipëri
2006-2006 KF Partizani Tiranë/Shqipëri
2006-2007 KF Trepça Mitrovicë/Kosovë
2007-2008 KF Vllaznimi Gjakovë/Kosovë
2008-??? KF Trepça Mitrovicë/Kosovë