Ivo Andriq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ivo Andriqit lindi në Dolac, Travnik, në Bosnje, me 9 tetor 1892 e vdiq, mbas nji hiktusi cerebral, me 13 marc 1975 në Beograd. . Kur ishte i vogël, familja e tij u shpërngul në Vishegrad. Përfundon shkollën e mesme në Sarajevë e në 1912 regjistrohet në Universitetin e Zagrebit e mandej vazhdon studimet edhe në Vjenë.

Debutoi në letersi në nji libër me titull «Poezia e re kroate» ku u paraqitën edhe poetë të tjerë. Mw vonë wshtw shkrimtari Cërnjanski ai qw e drejton poetin e ri serb drejt problemeve të letersisë e të politikës. Bwhet antar i grupit «Mlada Bosna» (Bosnja e re) qw organizon dhe kryen atentatin ndaj Arqidukës Franc Ferdinand në Sarajevë. Në vjetin 1914 arrestohet për propagandë politike kundra Perandorisë Austro-hungareze. Dërgohet në Split e prej aty në Shibenik e në nwntor të atij viti në Maribor ku dënohet me arrest shtëpie. Kësaj periudhe i përkasin edhe dy poezitë «Shëtitja« e «1914» të Andriqit 22 vjeçar. E para i kushtohet dy vajzave, Eugenija Gojmeracit prej Zagrebit e Halina Irzkowskit prej Krakovjes, qw lanë gjurmë në jetën e rrëfimtarit të ardhshëm, i cili në 1961 do të nderohej me çmimin Nobel.

Prej 1920-1921 punon si sekretar ambasadet në Romë. Ndërkaq mbron doktoratin pranë Universtitetit të Gracit e vazhdon karrierën diplomatike në ambasadat jugosllave në Bukuresht, Grac, Madrid, Zhenevë. Mbas pushtimit të Beogradit prej gjermanëve në 1941, jep dorëheqjen prej ambasadës në Berlin e kthehet në Jugosllaví.

Në poezinë e Andriqit ndihet nji dhimbje qi me kalimin e kohës bâhet gjithmonë e mâ e fortë. Humbja për te wsht nji shkak për me u ringjallë e me shkue drejt fitores. Ndërsa melankonija e vetmia janë vetëm shprehje të luftës së mbrendshme kundra kohës e njerzve. Ndër prozat mâ të mira të këtij auktori përmendim triologjinë «Ura mbi Drin», «Kronika e Travnikut», «Zonjusha» (1945) si edhe «Tregimet e Bosnjës».