Izomeri
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Izomeri (nga greq. isos- i,e njëjtë; meros- pjesë) është dukuri kur substancat kanë përbërje kimike dhe masë molekulare të njëjtë, por veti të ndryshme kimike dhe fizike.
Në rritjen e numrit të komponimeve organike ndikon edhe dukuria e izomerisë. Izomerët janë substanca me formulë të njëjtë molekulare, por me formulë të ndryshme të strukturës. Ka izomerë strukturorë dhe izomerë hapsinorë. Izomerët strukturorë ndahen në: vargorë, pozicionalë dhe të grupeve funksionore. Izomerët hapësinorë ndahen në: gjeometrikë dhe optikë.
| Ky artikull nga Kimia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |

