Júlio César Soares Espíndola

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Júlio César
Júlio César FC Internazionale.jpg
Júlio César me Interin ne vitin 2011.
Të dhënat personale
Emri i plotë Júlio César Soares de Espíndola
Data e lindjes 3 Shtator 1979 (34 vjeçar)
Vendi i lindjes Duque de Caxias, Brazil
Gjatësia 1,88 m (6 ft 2 in)
Pozita ne fushë Portier
Informacionet për klubin
Klubi aktual Toronto FC
(në huazim nga Queens Park Rangers)
Numri 30
Kariera në rini
Grajau CC
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1998–2005 Flamengo 130 (0)
2005–2012 Internazionale 228 (0)
2005 Chievo (Huazim) 0 (0)
2012– Queens Park Rangers 24 (0)
2014– Toronto FC (Huazim) 6 (0)
Ekipi kombëtar
2003– Brazil 86 (0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 24 Prill 2014.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 19:00, 19 Shtator 2013 (UTC)

Júlio César Soares Espíndola (i lindur më 3 shtator 1979Rio de Janeiro) të Brazilit është portier që luan aktualisht për skuadrën kanadeze Toronto FCMajor League Soccer i huazuar nga Queens Park Rangers. César është gjithashtu portier i kombëtares braziliane që nga viti 2003 dhe deri tani ka luajtur 85 ndeshje, gjithashtu e ka përfaqsuar atë në tre Kupa Bote, në tre Kupa Konfederatash dhe në dy Copa América.

Në vitin 2009, Júlio César u shpall portieri i tretë më i mirë në botë, mbrapa Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon sipas IFFHS [1]. Gjithashtu Júlio César ka fituar cmimin për portierin më të mirë të Serie A në vitet 2009 dhe 2010 [2]. Júlio César ka qënë një nga 28 lojtarët të nominuar për të fituar Topin e Artë për vitin 2009. Júlio César përfundoi në vendin e 21 me 5 pikë [3]. Pseudonimi i Júlio César është "Kapësi i ëndërrave" që i referohet pritjeve të pakapëshme që bënë në ndeshje.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Flamengo[redakto | redakto tekstin burimor]

Júlio César filloi karrierën e tij si profesionist në vitin 1997 për të zëvendësuar portierin veteran Clemer. Në sezonin tjetër, ai luajti disa ndeshje dhe arriti të fitoj vendin e titullarit. Nga viti 2000, ai ishte zgjedhja e parë. Júlio César e fitoi 4 herë Campeonato Carioca. Forma e tij mbreslënëse arriti deri aty saqë fitoi vendin në kombetare në vitin 2003 dhe u bë portieri i parë në vitin 2004. Júlio César ishte portieri i parë në Copa América. Gjatë kohës ku luante për Flamengon, ai u bë lojtari më i preferuar i tifozëve. Ai shprehu dashurinë e tij për Flamengon. Júlio César u largua nga Flamengo në vitin 2005 duke luajtur 130 ndeshje në ligë dhe 163 ndeshje në të gjitha kompedicionet. Gjatë periudhës së qëndrimit te klubi brazilian, Júlio César fitoi një Copa Mercosul në vitin 1999, një Copa dos Campeões në vitin 2001, katër Campeonato Carioca në vitet 1999, 2000, 2001 dhe 2004, tre Taça Guanabara në vitet 1999, 2001 dhe 2004 dhe trofeu Taça Rio e fituar në vitin 2000.

Inter[redakto | redakto tekstin burimor]

Júlio César firmosi një kontratë 3 vjeçare me Interin [4]. Inter për të blerë portierin brazilian pagoi 2,5 milion [5].

Huazimi i shkurtër te Chievo Verona[redakto | redakto tekstin burimor]

Júlio César u pasi firmosi me Interin u huazua për një kohë të shkurtër tek Chievo Verona. Tek Chievo Verona, Júlio César duhej të luftonte me portierin veteran Luca Marchegiani që të ishte portieri numër 1 në portën e Veronës. Gjatë 6 muajve të tij tek Chievo, ai nuk arriti dot të luaj asnjë ndeshje sepse zgjedhja e parë e portës ishte Marchegiani. Pavarësisht se nuk luajti asnjë ndeshje me Chievon, Júlio César u thirr rregullisht nga Brazili, por duke qënë zgjedhja e dytë, sepse portieri i parë ishte Nelson Dida i cili luante me AC Milan [6].

Rikthimi te Inter[redakto | redakto tekstin burimor]

Júlio César duke festuar në finalen e UEFA Champions Leagues në vitin 2010

Júlio César u rikthye tek Inter në sezonin 2005–06 i cili u hap me finalen e Superkupës italiane. Portieri titullar ishte Francesco Toldo i cili e startoi në formacionin e parë këtë finale. Júlio César ishte portieri reverv. Inter fitoi Superkupën e italisë dhe Júlio César e nisi aventurën e tij tek Inter me trofe. Júlio César në sezonin e parë me Interin luajti 29 ndeshje në Serie A duke pësuar 23 Gola, luajti 4 ndeshje në Kupën e Italisë dhe pësoi 4 Gola dhe në Champions League luajti 7 ndeshje dhe pësoi 4 Gola. Në total luajti 40 ndeshje dhe pësoi 31 Gola.

Në sezonin 2006–07, trajneri i ri i skuadrës, Roberto Mancini, e vendosi titullar portierin brazilian duke e lënë italianin Francesko Toldo në stol. César arriti të presë 2 penallti; një kundër Ascolit dhe Sienës. Inter e përfundoi sezonin në 2006–07 Serie A në vendin e tretë mbrapa Juventusit dhe rivalëve të qytetit Milan. Ai luajti 32 ndeshje në ligë duke pësuar 30 Gola, nuk luajti asnjë Ndeshje në Kupën e Italisë dhe në Champions League luajti 6 ndeshje dhe pësoi 5 Gola. Në total luajti 38 ndeshje dhe pësoi 35 Gola.

Në sezonin 2007–08, Júlio César ishte portieri i parë i skuadrës. Ai në sezonin 2007–08 arriti të fitoj titullin e tij të tretë që ditën kur arriti në Itali. Më 25 Gusht 2008, Júlio César fitoi Superkupën e Italisë kundër Romës. Inter fitoi me penallti 6-5. Meritën për këtë fitoren e kishte pikërisht Júlio César i cili priti penalltinë decizive e mbrojtësit brazilian Juan. Júlio César me Interin luajti 35 ndeshje në Serie A duke pësuar 24 Gola, nuk luajti asnjë ndeshje në Kupën e Italisë dhe në Champions League luajti 8 ndeshje duke pësuar 7 Gola. Në total luajti 44 ndeshje dhe pësoi 32 Gola. Ky ishte sezoni më i mirë i Júlio César në aspektin personal pasi vendosi një rekord për mesataren e pësimit të Golave.

Në sezonin 2008–09, Júlio César fitoi Serie A të katert dhe të 17 në historinë e klubit. Në korrik 2009, Julio Cesar u zgjodh nga ESPN Brasil si lojtari më i mirë i sezonit 2008–09. Ai gjithashtu mori Futebol Premio no Mundo (Futboll në Çmimin Botëror) [7]. Në vitin 2009, ai ishte një nga kanditatet për të fituar Topin e Artë por doli në vendin e 21. Në Serie A, Júlio César luajti 36 ndeshje dhe pësoi vetëm 28 Gola, në Kupën e Italisë luajti vetem 1 ndeshje dhe nuk pësoi asnjë Gol, kurse në Champions League luajti 7 ndeshje dhe pësoi 8 Gola.

Sezoni 2009–10 do të ishte sezoni me i shkëlqyer për Júlio César, sepse falë pritjeve të tij Inter arriti të fitote Tripletën. Në Nëntor 2009, Júlio César firmosi rinovimin e kontratës me Interin deri në vitin 2014 [8] [9]. Inter fitoi Serie A vetëm në javën e fundit pasi mposhti me rezultatin 1-0 Sienën dhe e fitoi kampionatin me vetëm 2 pikë përpara Romës. Kupën e Italisë Inter e fitoi sërisht përball Romës me rezultatin 1–0 falë Golit të Diego Militos. Në këtë ndeshje, Júlio César bëri disa pritje të mira. Në UEFA Champions League, Júlio César kë qënë lojtari më i rëndësishëm dhe i mirë për Interin pasi me pritjet e tij fantastike kundër Chelseas, Barcelonës dhe Bayern München i dha Interit trofeun. Fale Júlio Césarit, Inter arriti të trofeun pas 45 vitesh. Në Serie A, Júlio César luajti 38 ndeshje dhe pësoi vetëm 34 Gola, në Kupën e Italisë luajti 2 ndeshje dhe nuk pësoi asnjë Gol, kurse në Champions League luajti 13 ndeshje dhe pësoi 9 Gola.

Júlio César duke luajtur në sezonin 2010–11 me Interin

Sezonin 2010–11, Júlio César e nisi me fitimin e Superkupës Italiane kundër Romës 3–1 [10]. Me trajnerin e ri Benitez, Júlio César ishte sërisht në formacion të parë. Për performancat fantastike të tij në Champions League në sezonin e shkuar, Júlio César fitoi UEFA Portieri i Vitit për për paraqitjet e tij gjatë sezonit të shkuar, dhe Serie A Portieri i Vitit për herë të dytë rresht. Júlio César mori numrin një në fanellën e tij duke ja lënë numrin 12 Luca Castellazzit, kjo erdhi si pasojë të lënjes së karrierës nga veterani Toldo [11]. Më 18 Dhjetor 2010, Júlio César fitoi me Interin botërorin e klubeve. Gjatë 2 ndeshjeve të zhvilluara në Abu Dabi, Júlio César e mbajti portën e paprekur. Ai në fund të sezonit fitoi edhe Kupën e Italisë. Megjithatë, ai ra nga forma duke bërë disa gabime të pafalëshme në Champions League, por pavarësisht kësaj ai vazhdonte të ishte titullar në kombëtaren braziliane. Në Serie A, Júlio César luajti 25 ndeshje dhe pësoi vetëm 21 Gola, në Kupën e Italisë luajti 3 ndeshje dhe pësoi 2 Gola, kurse në Champions League luajti 7 ndeshje dhe pësoi 15 Gola.

Sezoni 2011–12 do të ishte sezoni më i keq i karrierës së Júlio César te Inter. Zikaltrit nuk arrti dot të fitoj asnjë trofe, pasi në Serie A përfunduan në vendin e gjashtë duke mos arrtiur të kualifikoheshin në UEFA Champions League. Në këtë sezon, César priti 3 nga 7 penalltitë e akorduar kundër Interit. Më 1 Tetor, Júlio César luajti ndeshjen e 200 në Serie A në humbjen 3–0 të Interit në San Siro kundër Napolit; gjithashtu ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë për protesta të një penalltie të dhënë në favor të Napolit që solli edhe Golin e dytë [12]. Kjo gjë solli kritika për portierin brazilian i cili besohej se nuk kishte formën që zotëronte në sezonin 2009–10 [13]. Inter firmosi me portierin slloven Samir Handanović nga Udinese për të marrë vendin si portieri i parë [14]. Në Kupën e Italisë, Inter u eleminua në cerek–finale nga Napoli falë dy Golave të sulmuesit Edinson Cavani [15]. Në Champions League, Inter kaloi fazën e grupeve në vendin e parë, por u eleminua që në raundin e parë me eleminim. Në javën e fundit kundër MilanSerie A, Júlio César luajti ndeshjen e 300 në karrierën e tij me Interin. Në Serie A, ai luajti 33 ndeshje dhe pësoi 43 Gola, në Kupën e Italisë nuk luajti asnjë ndeshje, kurse në Champions League luajti 6 ndeshje dhe pësoi 6 Gola.

Në fillim të sezonit 2012–13, Interi e prishi kontratën me Júlio César duke e lënë atë të lirë të transferoheshe falas. Ai i dha lamtumirën Interit një ditë më vonë pas firmosi me skuadrën angleze, përpara ndeshjes së play-off në UEFA Europa League kundër rumunëve të Vaslui, duke thënë: "Kanë qënë shtatë vite të bukura dhe të suksesshme, por, një ditë, aventura ime me fanellën e Interit do të merrte fund Unë do të doja të falenderoja të gjithë ju tifozëve për mbështetjen që më keni dhënë dhe ju uroj të keni më shumë sukses për të shijuar". [16].

Në total me Interin në ligë, Júlio César luajti 228 ndeshje dhe pësoi 203 Gola, në Kupën e Italisë luajti 10 ndeshje dhe pësoi 6 Gola, kurse Champions League luajti 54 Ndeshja dhe pësoi 54 Gola. Në total, Júlio César luajti 300 ndeshje dhe pësoi 273 Gola dhe priti 10 nga 27 penalltitë që u dhanë kundër Interit gjatë kohës kur ka qënë në fushë.

Queens Park Rangers[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 29 Gusht 2012, Júlio César konfirmoi se ai do të transferoheshe tek klubi anglez i Premier Leagues, Queens Park Rangers [17] [18]. Ai firmosi një kontratë 4 vjeçare me klubin dhe doli i përlotur nga zyrat e Queens Park Rangers pasi firmosi kontratën. Júlio César debutoi me Queens Park Rangers më 15 Shtator 2012 kundër Chelseas. Në atë ndeshje Júlio César bëri disa pritje kundër Fernando Torres dhe Ramires duke i dhënë barazimin 0–0 QRP-së. Ai pas asaj ndeshje e la në stol portierin e kombëtares angleze, Robert Green duke fituar vendin e titullarit. Edhe pse pësoi shumë Gola (41 në total), Júlio César arriti të bëj superpritje kundër lojtarëve të Manchester United, Arsenal, dhe Chelseas. Shkaktari kryesor i statiskës negative të portierit brazilian ishte mbrojtja e dobët e anglezëve.

Më 28 Prill 2013, Queens Park Rangers u rrëzua në Football League Championship pas një barazimi 0–0 kundër Readingstadiumin Madejski. Júlio César impresionoi në Loftus Road pavarësisht se klubi luftonte për mbijetesë, ai vazhdoi të thirrej edhe nga trajneri i ri i kombëtares Luiz Felipe Scolari.

Pas rënjes së klubit nga Premier League, César u la jashtë skuadrës. Pavarësisht kësaj, ai nuk mund të largohet nga klubi deri në fund të sezonit 2013–14 dhe hapjes së merkator verore [19]. Më 4 Janar 2014, ai luajti ndeshjen e parë për sezonin 2013–14 pas përjashtimit nga skuadra, kundër Evertonit në raundin e tretë të FA Cup, me QPR-rë që humbi me rezultatin 4–0 [20].

Toronto[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 7 Shkurt 2014, Júlio César konfirmoi se ai kishte firmosur një kontratë huazimi me klubin e MSL, Toronto [21]. Lëvizja u bë në mënyrë që portieri të luante më shumë, për të qënë edhe i gatshëm për të përfaqsuar Brazilin në Kupën e Botës 2014, pasi te QPR u zëvëndësua nga Robert Green si portieri i parë i skuadrës [22]. César bëri debutimin e tij me skuadrën në ndeshjen hapëse të sezonit 2014 kundër Seattle Sounders më 15 Mars, ndeshja u mbyll me fitoren 2–1 jashtë fushës falë Golave të shënuar nga transferimi i ri Jermain Defoe [23]. Gjatë javës së shtatë të kampionatit, Júlio César u nderua me çmimin "MLS Pritja e Javës" për pritjen e tij ndaj sulmuesit David TexeiraFC Dallas [24]

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Karriera e Júlio César në kombëtaren braziliane filloi në vitin 2003 ku ishte zgjedhja e dytë e portës pas portierit të AC Milan, Nelson Dida. Ai u thirr për të luajtur në 2003 Kupën e Konfederatave, por gjatë gjithë turnamentit ishte portieri rezerv.

Copa América 2004 & Kupa e Botës 2006[redakto | redakto tekstin burimor]

Ai debutoi më 8 Shtator 2004 në Copa América 2004 në fitoren e Brazilit 1-0 kundër Kilit. César luajti në të gjitha ndeshjet e turnamentit dhe në finale kundër Argjentinës, pasi koha e rregullt sëbashku me kohën shtesë, në gjuajtjet e penalltive arriti të presë penalltitë e Andrés D'Alessandro dhe Gabriel Heinze duke ndihmuar Brazilin të fitonte titullin e shtatë në histori.

César luajti vetëm 2 ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës 2006. Në Kupën e Botës 2006, ai nuk luajti asnjë ndeshje pasi portieri i parë ishte Nelson Dida. Në vitin 2006, Júlio César nuk luajti asnjë ndeshje me kombëtare.

Ai gjatë vitit 2007 luajti 8 ndeshje dhe pesoi vetëm 3 Gola. Në kualfikueset e Kupës së Botës 2010, César luajti 17 ndeshje dhe pësoi 11 Gola.

Më ardhjen e trajnerit Dunga, Júlio César u bë titullar i portës braziliane. Më 15 Tetor 2008, në fund të ndeshjes ku Brazili barazoi me rezultatin 0–0 kundër Kolumbisë, Júlio César e theu rekordin e portierit Cláudio Taffarel duke qënduar 492 minuta pa pësuar Gol.

Kupa e Konfederatave 2009[redakto | redakto tekstin burimor]

Júlio César ishte titullar në Kupën e Konfederatave 2009 ku Brazili ishte në Grupin B. Ai pësoi 3 Gola kundër Egjiptit, por në ndeshjet e tjera kundër SHBA-së dhe Italisë ku Brazili i fitoi të dyja ndeshjet me rezultatin 3–0, Júlio César e ruajti portën e paprekur. Në gjysmë–finale, Brazili u ndesh kundër Afikës së Jugut ku fitoi me rezultatin 1–0 me Golin e Daniel Alves në minutën e 88. Në këtë ndeshje, Júlio César bëri disa pritje të mira. Në finale Brazili u ndesh kundër SHBA-së ku fitoi me rezultatin 3–2. Júlio César fitoi trofeun e tij të dytë me Brazilin që nga dita e debutimit të tij.

Kupa e Botës 2010[redakto | redakto tekstin burimor]

Júlio César në 2010 FIFA Kupën e Botës

Júlio César ishte portieri titulllar në Kupën e Botës 2010, ku në 3 ndeshjet e fazës së grupeve pësoi 2 Gola. Brazili u kualifikua për në fazën tjetër me 7 pikë në vendin e parë. Në raundin e 16, Brazili u ndesh kundër Kilit ku fitoi me rezultatin 3–0. Në këtë ndeshje Júlio César bëri disa pritje të mira. Në çerek–finale Brazili u ndesh kundër Hollandës ku humbën me rezultatin 1–2 falë dy Golave aksidental të Wesley Sneijder.

Copa América 2011[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Copa América 2011 Júlio César pësoi 4 Gola në 3 ndeshje për shkak të mbrojtjes së dobët të Brazilit. Në çerek–finale Brazili u ndesh kundër Paraguajit. Koha e rregullt doli me 0–0. Në gjuajtjet e penalltive, Júlio César priti penalltinë e Édgar Barretos. Júlio César mori 2 Clean Sheets në 4 ndeshje kundër Venezuelës në Grupin B dhe kundër Paraguajit në çerek-finale.

Kupa e Konfederatave 2013[redakto | redakto tekstin burimor]

Júlio César ishte pjesë e 23 lojtarëve të thirrur nga trajneri Luiz Felipe Scolari për të luajtur në Kupën e Konfederatave|2013. Kjo ishte hera e tretë që ai luante në këtë kompedicion pas edicioneve të 2005 dhe 2009. Ai luajti në të gjitha ndeshjet në këtë kompedicion ku në fazën e grupeve pësoi vetëm 2 Gola kundër Italisë. Në gjysme-finalen kundër Uruguajit, Júlio César priti në minutën e 14 një penallti të goditur nga Diego Forlan dhe të shkaktuar nga David Luiz. Në fund të ndeshjes, Júlio César u emërua si lojtari i ndeshjes [25] [26]. Në finale Brazili u ndesh kundër Spanjës. Júlio César ishte një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes pasi bëri disa superpritje kundër Pedros, David Villës dhe Andrés Iniesta dhe gjithashtu kuptoi anën e penalltisë së goditur nga Sergio Ramos, por topi doli jashtë. Në fund të ndeshjes, Júlio César fitoi cmimin Golden Glove për portierin më të mirë të turnamentit me Brazilin që fitoi me rezultatin 3–0.

Kupa e Botës 2014[redakto | redakto tekstin burimor]

Júlio César gjatë çerek–finales së Kupës së Botës kundër Kolumbisë

Më 11 Shtator 2013, ishte vetë trajneri Luiz Felipe Scolari që konfirmoi se Júlio César do të thirrej patjetër për të luajtur në Kupën e Botës. Në listën e 23 lojtarëve, ai zgjodhi fanellën me numër 12 që ka mbajtur kur ka qënë pjesë e Interit. Në ndeshjen debutuese kundër Kroacisë, César pësoi Gol që në minutën e 11 pas një gabimit të Marcelos i cili shënoi në portën e tij, megjithatë Brazili arriti të ringrihej dhe të fitonte ndeshjen me rezultatin 3–1 [27]. Në ndeshjen e dytë, ai e mbajti portën e paprekur në ndeshjen kundër Meksikës ku Brazili nuk shkoi më shumë se barazimi pa Gola [28]. Brazili fitoi ndeshjen e tretë në grup me rezultatin 4–1 kundër Kamerunit duke e mbyllur Grupin A në vendin e parë me shtatë pikë [29]. Në ndeshjen e parë të raundit me eleminim direkt, Brazili u përball me Kilin ku koha dhe koha shtesë u mbyllën në barazimin 1–1, megjithatë, Júlio César do të ishte hero i Brazilit pasi do të priste dy penalltitë e para të Mauricio Pinilla dhe Alexis Sánchez duke udhëhequr skuadrën që fitoi me rezultatin 3–2 duke shkuar në çerek–finale [30]. Pas ndeshjes ai u shpall lojtari i ndeshjes për performancën e tij [31]. Në çerek–finale, Brazili u ndesh kundër Kolumbisë ku fitoi 2–1 me Golat e mbrojtësve David Luiz dhe Thiago Silva duke u kualifikuar për në gjysmë–finale; megjithatë në minutën e 78 kur rezultati ishte 2–0, Júlio César shkaktoi një ndërhyrje të gabuar ndaj sulmuesit Carlos Bacca në zonë duke shkaktuar penallti dhe duke u ndëshkuar me karton të verdhë, James Rodríguez shënoi duke shkurtuar diferencën 2–1 [32]. Më 8 Korrik, në gjysmë–finalen kundër Gjermanisë, Brazili pësoi humbjen më të thellë në histori pasi u mund me rezultatin 7–1 duke u eleminuar nga turnamenti, me Gjermaninë që shënoi katër Gola në vetëm shtatë minuta [33]. Në finalen e vogël, Júlio César luajti sërisht titullar me Brazilin që u mposht nga Hollanda me rezultatin 3–0 [34].

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubet[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 22 Shkurt 2014 [35] [36] [37] [38]

Skuadra Liga Kupa[39] Continental[40] Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Flamengo 1997 0 0 1 0 0 0 1 0
1998 1 0 0 0 0 0 1 0
1999 0 0 0 0 0 0 0 0
2000 16 0 1 0 0 0 17 0
2001 26 0 6 0 0 0 32 0
2002 16 0 0 0 5 0 21 0
2003 37 0 9 0 0 0 46 0
2004 34 0 11 0 0 0 45 0
Total 130 0 28 0 5 0 163 0
Chievo 2004–05 0 0 0 0 0 0 0 0
Total 0 0 0 0 0 0 0 0
Internazionale 2005–06 29 0 4 0 7 0 40 0
2006–07 32 0 0 0 6 0 38 0
2007–08 35 0 1 0 8 0 44 0
2008–09 36 0 2 0 7 0 45 0
2009–10 38 0 3 0 13 0 54 0
2010–11 25 0 4 0 10 0 39 0
2011–12 33 0 1 0 6 0 40 0
Total 228 0 15 0 57 0 300 0
Queens Park Rangers 2012–13 24 0 2 0 26 0
2013–14 0 0 1 0 1 0
Total 24 0 3 0 0 0 27 0
Karriera në total 382 0 46 0 62 0 490 0

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Reduktuar më 1 Korrik 2013 [41] [42] [43]

Kombëtarja Braziliane
Viti Ndeshje Gola
2004 9 0
2005 2 0
2006 0 0
2007 8 0
2008 10 0
2009 17 0
2010 7 0
2011 10 0
2012 1 0
2013 13 0
2014 9 0
Total 86 0

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra[redakto | redakto tekstin burimor]

Flamuri Flamengo
Flamuri Internazionale

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Brazil

Trofe Personal[redakto | redakto tekstin burimor]

Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Júlio César është martuar me aktoren dhe modelen braziliane Susana Werner. Sëbashku ata kanë 2 femijë; Cauet që ka lindur në vitin 2002 dhe Giulia që ka lindur në vitin 2005 [44] [45]. Të dy femijët e Júlio César shkojn në shkollë ACS Hillingdon International School. Në vitin 2010, Julio Cesar ishte përfshirë në një aksident me makinë kur ai humbi kontrollin e makinës së tij Lamborghini. Ai është i sponsorizuar nga Asics [46].

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ The world's best Goalkeeper 2009. IFFHS. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  2. ^ Ex-Inter Star Zlatan Ibrahimovic Wins 2009 'Oscar Del Calcio'. Goal.com. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  3. ^ Le classement final. FIFA. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  4. ^ Inter sign goalkeeper julio cesar. FC Internazionale. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  5. ^ FC Internazionale Milano SpA Report and Accounts on 30 June 2006. FC Internazionale. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  6. ^ Inter land Brazilian keeper. Sky Sports.com. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  7. ^ Júlio César é o grande vencedor do 1º Prêmio Futebol no Mundo. afterdark.terra.com. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  8. ^ Inter, Julio Cesar together until 2014. inter.it. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  9. ^ Gianluca Pagliuca: Inter's Julio Cesar is the World's Best Goalkeeper. Goal.com. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  10. ^ Benitez begins Inter reign with Supercoppa triumph. ESPN Soccernet (21 Gusht 2010). Vizituar në 23 Gusht 2010.
  11. ^ Taidelli, Luca (18 Qershor 2010). Toldo si ritira: resta in società [Toldo retires: will stay with team] (in Italisht). La Gazzetta dello Sport. Retrieved 7 Korrik 2014. 
  12. ^ Inter Milan 0-3 Napoli. Fox Sport (1 Tetor 2011). Vizituar në 8 Korrik 2014.
  13. ^ "Brazil keeper Cesar hails QPR as he confirms sensational switch from Inter Milan". The Daily Mail. 29 Gusht 2012. Retrieved 4 Korrik 2013. 
  14. ^ "Handanovic feels for Julio Cesar". Football Italia. 31 Korrik 2012. Retrieved 4 Korrik 2013. 
  15. ^ "Coppa Italia: Napoli-Inter 2-0, azzurri in semifinale. 25 gennaio 2012". SportLive. 25 Janar 2012. Retrieved 7 Korrik 2014. 
  16. ^ "Julio Cesar announces Inter exit". Football Italia. 31 Korrik 2012. Retrieved 4 Korrik 2013. 
  17. ^ Julio Agrees Deal. Queens Park Rangers F.C.. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  18. ^ Julio Cesar signs with QPR, pending visa. ESPNFC. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  19. ^ Brazil goalkeeper Julio Cesar unlikely to force way back into QPR side, says Harry Redknapp. The Independent (18 Shtator 2013). Vizituar në 11 Dhjetor 2013.
  20. ^ Everton's Nikica Jelavic bags double against Queens Park Rangers. Guardian (4 Janar 2014). Vizituar në 6 Shkurt 2014.
  21. ^ Reports: Toronto FC to grab Brazilian national team ‘keeper Julio Cesar on loan. NBCSports (7 Shkurt 2014). Vizituar në 24 Prill 2014.
  22. ^ Brazil goalkeeper leaves QPR for MLS side Toronto. BBC Sport (14 Shkurt 2014). Vizituar në 28 Shkurt 2014.
  23. ^ McGran, Kevin (15 Mars 2014). "Jermain Defoe scores twice, Toronto FC upsets Seattle 2-1 in season opener". Toronto Star. Retrieved 16 Mars 2014. 
  24. ^ "Toronto FC's Julio Cesar claims MLS Save of the Week with reaction save in defeat vs. FC Dallas". MLS Soccer. Retrieved 16 Mars 2014. 
  25. ^ Paulinho heads Brazil into Final. FIFA.com. 26 Qershor 2013. Retrieved 26 Qershor 2013. 
  26. ^ Man of the Match. FIFA.com. Fédération Internationale de Football Association. Vizituar në 28 Qershor 2013.
  27. ^ Kroacia step Brazilin, jo arbitrin dhe Nejmar. Panorama Sport. Vizituar në 19 Qershor 2014.
  28. ^ Brazilin e ndal "magjistari" Oçoa. Panorama Sport. Vizituar në 19 Qershor 2014.
  29. ^ Nejmar super, Brazili “mëshiron” Kamerunin. Panorama Sport. Vizituar në 28 Qershor 2014.
  30. ^ Hulio Sezar heroi, Brazili kualifikohet nga pika e bardhë. Panorama Sport. Vizituar në 28 Qershor 2014.
  31. ^ SBI WORLD CUP MAN OF THE MATCH: JULIO CESAR. Soccer Byives. Vizituar në 28 Qershor 2014.
  32. ^ Brazili marshon drejt gjysmëfinales falë… mbrojtjes. Panorama Sport. Vizituar në 7 Korrik 2014.
  33. ^ Gjermania në “qiellin e shtatë”, ç’poshtërim për Brazilin!. Panorama Sport. Vizituar në 9 Korrik 2014.
  34. ^ Holanda e treta, Brazili ikën me turp. Panorama Sport. Vizituar në 9 Korrik 2014.
  35. ^ Júlio César. ESPN FC. Vizituar në 1 Shkurt 2014.
  36. ^ Júlio César - player profile. Transfermarket. Vizituar në 7 Korrik 2014.
  37. ^ Brazil - Júlio César - Profile with news, career statistics and history. Soccerway. Vizituar në 7 Korrik 2014.
  38. ^ Júlio César - Brazil. Sky Sport. Vizituar në 7 Korrik 2014.
  39. ^ Përfshirë Copa do Brasil, Kupa e Italisë dhe Superkupën e Italisë
  40. ^ Përfshirë Copa Libertadores dhe UEFA Champions League
  41. ^ Seleção Brasileira (Brazilian National Team) 2004–2005. RSSSFbrasil.com. 2 Korrik 2009. Retrieved 1 Shkurt 2014. 
  42. ^ Seleção Brasileira (Brazilian National Team) 2006–2007. RSSSFbrasil.com. 2 Korrik 2009. Retrieved 1 Shkurt 2014. 
  43. ^ Seleção Brasileira (Brazilian National Team) 2008–2009. RSSSFbrasil.com. 2 Korrik 2009. Retrieved 1 Shkurt 2014. 
  44. ^ Jones, John (2 Maj 2013). Julio Caesar. Retrieved 2 Maj 2013. 
  45. ^ Asics Football Boots. Talkfootball.co.uk. Vizituar në 23 Qershor 2012.
  46. ^ Asics Football Boots. Talkfootball.co.uk. Vizituar në 7 Korrik 2014.

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Júlio César Soares Espíndola