Jacint Verdaguer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Jacint Verdaguer Santaló
Jacint Verdaguer Santaló
Të dhënat personale
Lindi më: 17 maj 1845
Lindi në: Folugueroles
Vdiq më: 10 qershor 1902
Vdiq në: Barcelonë
Kombësia: Spanjoll
Profesioni: Poet
Autografi i Jacint Verdaguerit
Statuja në nderim të poetit në Mare de Déu del Mont

Jacint Verdaguer Santaló (17 maj 1845 – 10 qershor 1902) njihet si njëri nga poetët më të mëdhenj të letërsisë katalunase dhe figurë e spiktaur letrare e Renesancës, një lëvizje kombëtare në fund të erës romantike. Peshkopi Josep Torrasi, një nga figurat kryesore kombëtare katalunase, e quan atë “Princ i poetëve katalunas”. Ai po ashtu njihje si mossèn Cinto Verdaguer (At i Brezit Verdaguer), për shkak të karrierës së tij si prift.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Jacint Verdaguer

Ai u lind në Folgueroles, një qytet i rrafshët i Vicit, në Osona. Babai i tij ishte Josep Verdaguer Ordeix (Tavèrnoles, 1817 – Folgueroles, 1876) dhe nëna e tij ishte Josepa Santalo Planes (Folgueroles, 1819 – 1971). Ai ishte i treti nga tetë fëmijët, nga të cilët vetëm tre mbijetuan. Në vitin 1856, në moshën 11 vjeçare, ai hyri në Seminarin e Vicit. Deri sa hyri në Seminar, ai jetonte si fëmijët e tjerë në atë qytet. Anekdotat për të tregojnë se ai dallohej nga shokët e tij për shkak të inteligjencës, mprehtësisë dhe kurajës, i ndihmuar edhe nga natyra e tij atletike. Ai tregoi një mëshirë ta balancuar normalisht pa ndonjë prirje të dukshme fetare.

Në vitin 1863, kur ishte 18 vjeçar, ai filloi punën si mësues në një familje në Can Tona (ku ati gjithashtu ju ndihmonte edhe në fermë), derisa vazhdonte studimet. Can Tona ishte në qarkun komunal të Sant Martí de Riudeperes që sot njihet me emrin Calldetenes. Në vitin 1865, ai mori pjesë në Lojërat e LuleveBarcelonë - garë e poetëve – ku fitoi katër shpërblime. Vitin tjetër ai fitoi dy shpërblime në të njëjtën garë.

Më 24 shtator 1870, ai u shugurua prift nga peshkopi Lluis Jorda në Vic, dhe në tetor të po atij viti, ai tha përbledhjen e tij të parë (Mass) në vendin e vetmuar të Shën Gjergjit. Ditën tjetër ai tha përmbledhjen e dytë në vendin e Shën Françeskut, afët Vicit. Në vitin 1871, nëna e tij vdiq, më 17 janar, në moshën 52 vjeçare. Më 1 shtator ai u caktua ndihmës peshkop i Vinyoles d’Orisit dhe tri ditë më vonë ai e mori vendin në zotërim.

Në vitin 1873, ai publikoi Passió de Nostre Senyor Jesucrist (Pasioni i Udhëheqësit Tonë Jezu Krishtit). Ai e la Vinyoles d’Oris për arsye shëndetësore dhe shkoi në Vic. Ai shkoi në udhëtim në Rusilion dhe e pa Kanigun, mbase për herë të parë. Në dhjetor, iu bashkua Companyia Transatlàntica (Kompanisë Transatlantike) si prit sepse ai u porosit të merrte ajër deti për shëndet; ai hyri në Cádiz në anijen që shkonte në Havanë.

Në vitin 1876, më 8 shtator, atij i vdiq babai në moshën 65 vjeçare. Në bordin e anijes “Ciudad Condal”, kur po kthehej nga Kuba, Jacint Verdagueri përfundoi poemën e tij epike L’Atlantida. Në nëntor ai hyri në pallatin e Markezit të Komillas si një prift i varfër.

Në vitin 1877, kur ishte 32 vjeç, dhe u kthye nga udhëtimi i tij, juria e Jocs Florals-it e shpërbleu atë me një çmim të veçantë të Parisë së Barcelonës për poemën L’Atlantida. Tani ia kishte reputacion si poet.

Më 1979, ai udhëtoi për në Romë, ku ai pati një audiencë me Papën Leo XIII. Ata biseduan për poemën e Verdaguerit, L’Atlandita. Në vitin 1880, si fitues i tri çmimeve në Jocs Florals, ai u shfaq si Mestre en Gai Saber. Po atë vit, ai botoi librin e tij Montserrat.

Më 1883, ai publikoi Oda a Barcelona (Oda kushtuar Barcelonës), dhe këshilli i qytetit të Barcelonës i prodhoi qindra mijëra kopje të saj. Në moshën 39 vjeçare, Verdagueri udhëtoi për në Paris, Zvicër, Gjermani dhe Rusi. Më 21 mars 1886, kur ishte 41 vjeçar, peshkopi Morgades e kurorëzoi atë si Poet i Katalunisë në manastirin e Ripojit. Ai publikoi poemën tjetër epike Kanigu dhe bëri pelegrinazh në Tokën e Shenjtë.

Në vitin 1893, duke ndjekur polemikat mbi aspektet e punës së tij si prift, ai la postin e priftit në pallatin e Markezit të Komillasit. Publikimi i trilogjisë Jesús Infant përfundoi dhe ai u caktua në shenjtoren e La Gleva-s. Për një peridhë, ai ishte i zhveshur nga detyra e tij si prift, edhe pse kjo u rivendos në fund. Në vitin 1894, u publikuan librat Roser de tot l'any dhe Veus del bon pastor. Më 31 mers ai e la shenjtoren e La Gleva-s.

Më 17 maj 1902, në ditëlindjen e tij të 57, ai u zhvendos nga shtëpia e tij nga Carrer Arago 235 në Barcelonë për në Villa Joana në en:Vallvidrera, po ashtu në Barcelonë, ku ai shpresoi që ta rimerr vetveten. Më 10 qershor, ai vdiq në Villa Joana. Ditët e sotme, shtëpia e tij është një nga vendet e “Barcelona City History Museum”.

Verdagueri u varros në Sud-Oest Montjuïc Cemetery në Barcelonë.

Veprat e veçuara[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndër veprat e tij janë:

Kantata skenike Atlandtida, e kompozuar nga Manuel de Falla dhe kompletuar pas vdekjes së Fallës nga Ernesto Halffter, është bazuar në veprën e Verdaguerit. Manuel de Falla konsideron se kjo shkallë e gjerë e pjesës orkestrale është më e rëndësishmja e të gjitha veprave të tij.

Disa nga poemat e tij të shkurtra janë mirë të njohura në këngë në Kataluni, veçanërisht L’Emigrant (“Sweet Catalonia, country of my heart...”).

Puna e Verdaguerit është përmbledhur në anglisht nën titullin Selected Poems of Jacint Verdaguer: A Bilingual Edition (Poema të veçuara të Jacint Verdaguerit: Botim dygjuhësh), i botuar dhe i përkthyer nga Roland Puppo, me përshtatje të Ramon Pinyol Trrents, Universiteti i Çikagos, 2007.

Villa Joana

Mirënjohje[redakto | redakto tekstin burimor]

Studiuesit e Verdaguerit[redakto | redakto tekstin burimor]

Disa nga studiuesit e Verdaguerit janë: Tomàs Bellpuig, Josep Cardona i Agut, Francesc Casas i Amigó, Ramon Masifern, Josep Pereña i Moros, Joaquim Ruyra, Joaquim Molas, Ricard Torrents, Pere Farrés, Ramon Pinyol, M. Àngels Verdaguer, Isidor Cònsul, Pere Tió,Francesc Codina, Maica Bernal, Lluïsa Plans dhe Narcís Garolera i Carbonell

Miqtë e Verdaguerit[redakto | redakto tekstin burimor]

Miqtë e Verdaguerit është një shoqatë që ka për qëllim ta mbajë gjallë kujtimin e Verdaguerit, ta përhapë dhe ta publikojë veprën e tij letrare. Kjo u themelua në vitin 1964 në Foluguerols, me qëllim që të nxisë bërjen muze të shtëpisë së poetit, gjë që u bë më 18 qershor 1967 në Rrugën Kryesor nr.7, se bashku me nr.9, ku kishin jetuar familjarët e tij deri dy vjet më parë.

Shoqata bën aktivitet periodike të njohura si Partia e Verdaguerit. Ata mbjellin pemë, vendosin pllakate me fragmentet te poezive të tij në pothuajse çdo rrugë të qytetit, japin leksione, prezantojnë libra, bëjnë koncerte dhe ngjarje të tjera kulturore. [5]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • This article draws heavily on the corresponding article in the Catalan-language Wikipedia, which was accessed in the version of December 21, 2005.
  1. ^ PI DE CABANYES, Oriol. A punta d'espasa: noves glosses d'escriptors. L'Abadia de Montserrat, 2005, ISBN 9788484157076, p. 64
  2. ^ Agustí Duran i Sanpere: La galeria de catalans il·lustres, dins Barcelona i la seva història. L'art i la cultura. Barcelona: Curial, 1975 p. 458-461
  3. ^ poblesdecatalunya.cat, Monument a Jacint Verdaguer (Barcelona - Sagrada Família - Barcelonès)
  4. ^ a b Joan Cervera i Batariu, Clergues excursionistes
  5. ^ [1] Amics verdaguer. 26∕8∕2011, Fundació Jacint Verdaguer

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Wikisource: Jacint Verdaguer i Santaló – Burime dhe tekste të plota
 Wikisource: Jacint Verdaguer – Burime dhe tekste të plota
Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Jacint Verdaguer