Jahi Staneci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Dr. Jahi Staneci është gjeografë shqiptarë.

Dr. Jahi Staneci ka lindur në vitin 1940 në fshatin StanecKaradakut, Komuna e Zhegrës ( sot Komuna e Preshevës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje e në Caravajkë. Shkollën Normale e mbaroi në Prishtinë më 1962. Studimet e gjeografisë i kreu në Shkup në qershor të vitit 1966. Studimet mbasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e SHNM- Dega e Gjeografisë në Zagreb, ku edhe u magjistrua në korrik tëvitit 1974. Doktoroi në Fakultetin e gjeografisë – Degën e gjeomorfologjisë në Shkup në janar të vitit 1980.

Dr. Jahi Staneci, në fillim ishte mësues në fshatn Kurbali e Buhiç,, pastaj që nga viti 1966 e deri në pensionim ishte professor i gjeografisë në gjimnazin e Preshevës. Ka punuar edhe në gjimnzin e Tërnocit. Sa ishte professor, 20 vjet ka ushtruar edhe punën e bashkëpuntorit të jashtëm në Entin pedagogjik regjional, këshilltarë për lëndët njohuri natyre e gjeografike në shkollën fillore e të mesme në territorin e komunave të Preshevës e të Bujanocit.

Dr. Jahi Staneci, ka botuar disa vepra shkencore, në mesin e të cilave edhe kryeveprën “Fjalor i Gjeomorfologjisë”. Libri “ Legjendat e Karadakut” është vepra e parë jashtë lëmit të profesionit të tij.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete