Jahja Ballhysa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Skeda:Deklarata e pavarësisë së shqipërisë.jpg
Kopje e aktit të pavarësisë e bërë nga Lef Nosi

Jahja Ballhysa ishte politikan shqiptar i shekullit të XIX dhe firmëtar i Deklaratës të Pavarësisë së Shqipërisë për qytetin e Durrësit[1] dhe kryetar i Bashkisë Durrës[2]. Veprimtar i periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Pasi kreu studimet në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën – Mitër (Kalabri) u kthye në vendlindje, në Durrës, ku u lidh me rrethet atdhetare të qytetit. Mori pjesë në Kongresin Arsimor të Elbasanit të v.1909. Duke kapërcyer pengesat e autoriteteve xhonturke, hapi në Durrës klubin “Bashkimi” (1909) dhe u zgjodh kryetar i tij. Në shtëpinë e Jahja Ballhysës dhe me mjetet e tij financiare u hap shkolla e parë shqipe në Durrës. Mori pjesë në kryengritjet kundërosmane të v. 1910-1912. Dha ndihmesë të vyer edhe në fushën e publicistikës, në mënyrë të veçantë, duke i bërë thirrje popullit të mbështeste kryengritjen e malësorëve më 1911. Përfaqësoi krahinën e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28.11.1912. Jahja Ballhysa nënshkroi në emër të parisë së Durrësit peticionin që paritë e qyteteve kryesore të Shqipërisë më 12 korrik 1928 i drejtuan presidentit të ShBA Wilson, të cilit i kërkuan të ndikonte në Konferencën e Paqes në Paris për të vënë në vend padrejtësitë e Traktatit të Londrës ndaj Shqipërisë. Në vitet 1922-1923 u vu në krye të forcave përparimtare të qytetit të Durrësit, u zgjodh kryetar bashkie nga opozita dhe u përfshi në lëvizjen e marsit 1922. Për këtë u arrestua dhe u dënua me burgim të rëndë nga qeveria e A. Zogut. Në revolucionin Demokratik të Qershorit mbështeti qeverinë e Nolit. Vdiq në Durrës.[3][4]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "History of Albanian People" Albanian Academy of Science.ISBN 99927-1-623-1
  2. ^ Mayors of Durrës. Durrës Municipality. Vizituar në 25 Janar 2011.
  3. ^ "Fjalori Enciklopedik i Shqipërisë" Albanian Academy of Science.ISBN 978-99956-10-27-2
  4. ^ dokumentari tv -misteret e 28 nëntorit- dhe -nënshkruesit e deklaratës se pamvarësisë- te wkp