Jahja Kokaj
| Jahja Kokaj | |||
| Informacione | |||
| Ditëlindja: | 1 korrik 1948 | ||
|---|---|---|---|
| Vendlindja: | Gjakovë | ||
| Aktiviteti: | Shkencetar Fizikan | ||
| Nënshtetësia: | Shqiptar | ||
| Vënde të rrjetit | |||
| Faqja zyrtare: | http://en.allexperts.com/e/j/ja/jahja_kokaj.htm | ||
Jahja Kokaj lindi në vitin 1948 në Gjakovë, është fizikan shqiptar.
Përmbajtja |
Biografia
Jahja Kokaj është i biri i Osman Kokës i cili u shpërngul nga Tirana në Gjakovë, gjatë luftës së dytë botërore. Studioi fizikën në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës. Lëmitë e spektroskopisë dhe optikës lazerike i studioi në Institutin e Fizikës, në Universitetin e Zagrebit, Kroaci. Studimet e doktoraturës i vazhdoi në Zagreb dhe Moskë. Mbrojti tezën e doktoraturës në lëminë e holografisë lazerike para komisionit me përbërje: Prof. Moser, Prof. Bacevanxhiev dhe prof. Janiçijeviç në Prishtinë në vitin 1980.
Studimet e pas doktoraturës i vijoi tek Universiteti Carnegie Mellon, në Pitsburg, ShBA. Gjatë kësaj kohe ishte i kyçur në projektin e hulumtimeve optike të modelit të tuneleve të rrymimeve të furishme, që e financonte NASA. U kthye në Prishtinë dhe themeloi laboratorin e holografisë në Universitetin e Prishtinës, një nga laboratorët më të avancuara të këtij lloji në Jugosllavinë e atëhershme. Në këtë laborator janë realizuar hulumtime shkencore dhe doktortaura në nivel ndërkombetar.
Joana Demakopolo, magjistër i shkencave të fizikes nga Selaniku, duke dëgjuar për këte laborator në konferenca ndërkombetare, shkoi në Prishtine për ta punuar disertacionin nën udhëheqjen e prof. Kokës. Me këtë punë u publikuan në revista ndërkombëtare 3 punime shkencore.
Pasi u përjashtua nga universiteti si shumë kuadro të tjerë shqiptare, Dr.Koka vazhdoi punën në Pittsburgh, në Universitetin Carnegie Mellon si hulumtues, e pastaj si profesor i Optikës lazerike. Në të njejtën kohë ka punuar në Projektin LITTON dhe hulumtime të inicuara nga Departamenti Shtetëror i shteteve të bashkuara, që kishin për qëllim zbulimin e metodave të reja të kompjutimit optik për identifikimin dhe njohjen e objekteve ushtarake në Tokë dhe qiell. Pas çlirimit të Kuvajtit nga Iraku, u emërua si drejtor i studimeve posdiplomike të një universiteti amerikan në Kuvajt ku akoma punon.
Prof. Kokaj ka publikuar më se 80 punime shkencore në revista eminente ndërkombtare. Është recensent i shumë revistave shkencore ndërkombëtare si Phys. Rev. Letters, Optik, Applied Optics, Optics Letters, Optics and Lasers in Engineering etj. Ka botuar librin e parë në gjuhën shqipe për lazerët, me titull “Laseret”, në Universitetin e Prishtinës dhe më vonë vazhdimin e ketij libri në nivel me të avancuar me titull "Fizika e Lasereve" e botoi në Universitetin e Tiranës. Ky ishte libri i parë për lazerët i botuar në Shqipëri. Ka kontribuar në mënyrë materiale për universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1993 dhe 1996 ka sjellë pajisje, lazerë e detektorë modernë për disa ushtrime nga lëmia e fizikës moderne.
Gjate kohës së qëndrimit në diasporë prof. Kokaj ka mbajtur falas ligjërata dhe seminare në Universitetin e Tiranës dhe Prishtinës. Gjatë kësaj periudhe 20 vjeçare, ka kontribuar në ngritjen e ekspertëve shqiptarë në nivel ndërkombetar në lëminë e tij shkencore. Në Fakultetin Elektroteknik, në Prishtinë, ka qenë mentor gjatë punës së doktoranturës së Dr. Nebi Cakës dhe Dr. Rexhep Hasanit. I pari ka mbrojtur doktoraturën para prof. Kokës Dr. Qerim Kamberi, ka kryer punën eksperimentale të doktoraturës në laboratorin holografik nën udheheqjen e Dr.Kokës Mr. Lirije Galani ka punuar pjesën eksperimentale në këte laborator nën udhëheqjen e tij, si dhe shumë të tjerë[1]
Familja
Duke vijuar traditën patriotike familjare, axha i tijë Col Koka, vdiq në luftë kundër serbëve në vitin 1945, babai Osman Koka vuajti shumë vite në burgjet serbo-sllave (Nish, Goli Otok etj), për çështje politike, nipi Uran Koka u plagos ne UÇK, Jahja në vitin 1999 nga Orlando, SHBA ku ishte me aktivitete shkencore, posa dëgjoi kushtrimin e Jakup Krasniqit në TV, niset me aeroplanin e parë dhe arrin ne Tiranë ku jep kushtrimin në RTSH për luftë kundër pushtuesit serb, para se ai vetë t'i dorëzohët Jakup Krasniqit dhe shtabit të luftës, të cilët i japin detyra të caktuara të cilat i kreu me sukses.
Pas luftës ka botuar afër 100 artikuj publicistik, në gazetat e përditshme në Kosovë, Shqipëri dhe Herald Tribune, si dhe në amëzat e internetit, posaçërisht në Forumin Shkencor Gjithëshqiptar Alb-Shkenca. Këto artikuj kanë të bëjnë me strategjitë politike për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së vërtetë të Kosovës.
Ka marr pjesë në shkrimin e disa memorandumeve të Forumit të institutit Alb-Shkenca, për pavarsinë e Kosovës. Ka botuar librin me titull "Kosova në pragun e agimit të lirisë apo në majen e turbulencave shekullore.
Në Institutin gjithshqipëtar Alb-Shkenca i cili numëron afër 2000 doktorë shkence, nga vende të ndryshme të botës dhe trojet shqiptare, Dr. Koka është shumë aktiv. Ishte Drejtor këtij instituti për Kosovë. Aktualisht është drejtor i zyrës për koordinimin e aktivitetit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Prof. Jahja Kokaj ishte kryetar i Komitetit të Tubimit shkencor ndërkombetare i IASH i cili me 8 Konferenca shkencore u mbajt në Prishtine në gusht te vitit 2007. Tani është kryetar i konferencës së parë gjithëshqiptare që mbahet ne Prishtinë për ndotjen e ambientit dhe problemeve energjetike.
Me iniciativën dhe investimet e tij private ka nisur ndërtimin e një observatori astronomik në majen më të lartë të Çabratit. Do të jetë ky observatori apo muzeu i parë shkencor në Kosovë.
Mirënjohjet
- Studime shkencore nga Fondi i FULTBRIGHT-it- Profesor vizitues në Universitetin Carnegie -Mellon në Pittsbungh, SHBA
- Studime shkencore nga Fondi i IREX-it- Pjesëmarrës i Projektit të NASA-s, Pittsburgh
- Studime Shkencore- ne MGU- Institutin Lomonosov , Moskë, BRSS
Referenca
- ^ Tre kandidatë të tjerë nga Gjakova: Mehdije Dushi, Burim Kamishi dhe Ardian Gojani, poashtu i ka ndihmuar apo udhëhequr në punën e tyre shkencore. Profesoreshën e mirënjohur të Gjakovës Mehdije Dushi, profesoreshë e Gjimnazit "H Dushi" dhe profesoreshë e Fakultetit Teknologjik në Mitrovice e ka udhëheq në punën e doktoraturës, Burim Kamishin, arsimtar i Fakultetit të SHN në Prishtinë e ka udhëheq në punen e tij shkencore, kurse Dr. Ardian Gojanin e ka udheheqe duke ia siguruar vendin në Senday të Japonisë dhe duke e lidhur me mentorin prof. Takajamen, ekspert me të njohur botëror për hulumtimin e valëve shock me tufë laserike. Dr. Gojani tani është ekspert botror i kësj lëmije.
Lidhje të jashtme
- Google Scholar - Jahja Kokaj - (Anglisht)
- High-speed photography during laser-based gall bladder stone lithotripsy - Jahja Kokaj - (Anglisht)
- Microscopy of phenomena akin to laser lithotripsy - Jahja Kokaj - (Anglisht)
- Shkruan :Prof. Dr. Jahja Kokaj:Parabindjet politike të palës serbe lidhur me zgjedhjen e problemit të Kosovës - (Shqip)
- Smart Ho:YAG laser lithotriptor using optical correlation - (Anglisht)
- Jahja Kokaj në Allexperts.com - (Anglisht)
- http://www.alb-shkenca.org/index.php?/component/option,com_booklibrary/Itemid,36/id,7/lang,sq/task,view/
