James Baker

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
James Baker

James Addison Baker, III (lindi me 28 prill 1930) është një jurist, politikan dhe këshilltar politik amerikan.

James Baker (shqip:Xhejms Bejker) shërbeu si Shefi i Personelit në administratën e parë e Presidentit Ronald Reagan dhe në vitin e fundit të administratës së presidentit George H. W. Bush. Bejker gjithashtu shërbeu si Sekretar i Thesarit nga viti 1985 deri 1988 në administratën e dytë të Reganit, dhe Sekretar i Shtetit në administratën e George H W Bush. Ai është edhe kryetar nderi i Institutit James A. Baker III për Politika Publike në Universitetin Rice në Hjuston, Teksas.[1]

Bejker në cilësinë e tij si Sekretari amerikan i Shtetit ishte zyrtari i parë më i lartë perëndimor që vizitoi Shqipërinë, e cila në atë kohë ndodhej ne tranzicion nga komunizmi në demokraci, dhe mbajti një fjalim para qindra mijra qytetarëve shqiptarë në sheshin kryesor të Tiranës, Sheshin "Skënderbej".

Mirënjohjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Rreth Institutit Baker". James A. Baker III Institute for Public Policy. Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2013. Marrë më 5 shtator 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)