James Woods

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
James Woods
U lind në18 prill 1947
Kombësiaamerikane
TitulliJames Woods, në Emmy Awards më 1995

Xhejms Vud (18 prill 1947) Vernal, Utah, SHBA, aktor amerikan.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është ndër aktorët më të shquar amerikanë i cili është nominuar disa herë për çmimet oskar, Globus dhe Emi. Ai ka mbetur madhështor sidomos me rolin e tij të paharruar nga filmi i regjisorit Serrxho Leone ’’Na ishte njëherë në Amerikë’’ me të cilin arriti sukses kolosal, me aktorët Robert De Niro dhe Viliam Forsajt. Janë të paharruar edhe filmat : ’’Shpirtrat nga Misisipi’’, ’’Salvadori’’, ’’Videodrama’’ ose ’’Herkulesi’’.

Kariera e tij fillon me rolet e vrasësve sadistë për të arritur në kreacione të tjera të fuqishme në të cilat e kemi shikuar me dhjetra here. Emri I tij u bë shumë shpejt një sinonim i një Bogarti të ri me të cilin e krahasonin kohëpaskohe. Cinik si Hemfri Bogarti por madhështor në aktrim, Xhems Vud hypte shkallëve më të larta të kinematografisë amerikane, duke arritur suksese të vazhdueshme dhe të njëpasnjëshme. Secili film i tij ishte më i mirë se tjetri.

Ishte nominuar dy herë për çmimin oskar për filmat ’’Salvador" (1987) dhe ’’Shpirtrat nga Misisipi" (1996). Ai gjithashtu e siguroi edhe çmimin e kritikëve për zërin e tij në filmin e Volt Diznit ’’Herkulesi’’, por kush mund ta harrojë rolin e Maksit nga filmi ’’Na ishte njëherë në Amerikë" (1984). Aktroi edhe në filmat ’’Kazino’’ të regjisorit Martin Skorces dhe ‘’Niksoni’’ i Oliver Stounit.

Në vitin 1989 shkëlqen me rolin e Xhokerit nga filmi ’’Bet Men’’. Kventin Tarantino kishte dëshiruar ta angazhonte në filmin ’’Qentë reservë’’ por ai rol iu dha Viliam Dafos.

Në vitin 2006 (bashkë me aktorin e ri Cuba Gunding jr.) Vud aktroi në trilerin politik ‘’Fundi i lojës’’ në të cilin doli me sukses si çdo herë.

Jeta private[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në jetën e tij private ishte i lidhur me aktoret : Dana Delany, Sin Jang, Terri Hitçer, Hither Graham, Nikolet Sheridan dhe Loren Holli të cilat janë të njohura në Holivud.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: James Woods – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale