Jean Piaget

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Jean Piaget
Psikologë Zvicerian
Shekulli XIX-XX
Jean Piaget.jpg
Emri Jean William Fritz Piaget
Lindja 9 Gusht 1896
Vendlindja Nojshatel, Zvicër
Vdekja 16 Shtator 1980
Vendvdekja Genevë Zvicër

Jean Piaget u lind në Nojshatel, Zvicër, më 9 gusht 1896. I ati ishte profesor i letërsisë mesjetare. Teoricien i zhvillimit.

Kur që fëmijë ishte shumë i dhënë pas filozofisë dhe zoologjisë dhe shkruajti artikullin e tij të parë shkencor në moshën 10 vjeç. Pasi u diplomua për zoologji në Universitetin e Neuchâtelit1918, ai vazhdoi studimet për psikologjiZürich. Atje takoi Theodore Simon, i cili e ftoi atë të kryenin një studim mbi zhvillimin e inteligjencës në një shkollë fillore në Paris. I arsimuar si zoolog, Piaget i kishte shprehitë e nevojshme për të filluar vëzhgimin e fëmijëve. Ai vërejti se, kur janë duke zgjidhur problemet, fëmijët bëjnë disa tipa gabimesh që varen nga mosha e tyre. Ai arriti në përfundimin se "të menduarit e tyre është cilësisht i ndryshëm prej të rriturve dhe është e rëndësishme që ata të kuptohen nga pikëpamja e këtij ndryshimi".

Piaget pati një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e psikologjisë për arsye të punës së tij të madhe në studimin e zhvillimit të inteligjencës. Ai besonte se zhvillimi kognitiv ndodhte për arsye të përvojave të pakënaqshme të fëmijëve në zgjidhen e problemeve. Vëzhgimet e tij e shpunë atë në formimin e teorisë së famshme të zhvillimit kognitiv.

Veprimtaria e Piaget përmblidhet në shumë libra dhe artikuj. Ai vazhdoi të japë mësim dhe të shkruajë gjersa vdiq me 1980, në moshën 84 vjeçare.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]