Jesé Rodríguez

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jesé

Jesé duke luajtur për Spanjën U19 në 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJesé Rodríguez Ruiz
Datëlindja (1993-02-26) 26 shkurt 1993 (31 vjeç)
VendlindjaLas Palmas, Spanjë
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Sporting CP
(në huazim nga Paris Saint-Germain)
Numri21
Karriera me të rinjtë
2003–2005El Pilar FC
2005–2007Huracán
2007–2011Real Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2011–2013Real Madrid B80(32)
2011–2016Real Madrid63(13)
2016–Paris Saint-Germain10(1)
2017Las Palmas (huazim)16(3)
2017–2018Stoke City (huazim)13(1)
2019Betis (huazim)14(2)
2019–Sporting CP (huazim)12(1)
Karriera ndërkombëtare
2009Spanja U163(1)
2010Spanja U177(1)
2011Spanja U182(1)
2010–2012Spanja U1911(6)
2013Spanja U208(5)
2013–2014Spanja U215(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 28 janar 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 5 mars 2014

Jesé Rodríguez Ruiz (lindur më 26 shkurt 1993), njohur zakonisht si Jesé (Spanjisht[xeˈse], është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si sulmues për klubin portugez Sporting CP, në huazim nga Paris Saint-Germain.

Një produkt i akademisë së Real Madrid, ai bëri debutimin me skuadrën e parë në 2011 dhe u promovua në skuadrën e parë në sezonin 2013–14.[1]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Real Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të rinjtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jesé ka lindur në Las Palmas, Ishujt Kanari, dhe u bë pjesë e sistemit të të rinjëve të Real Madrid në vitin 2007, në moshën 14 vjeç.[2] Ai bëri debutimin e tij me skuadrën rezervë më 16 janar 2011 në Segunda División B, në një fitore 5–0 në shtëpi kundër Universidad de Las Palmas CF.[3]

Pas sezonit 2010–11 të suksesshën me Real Madrid Juvenil Am ku ai shënoi 17 gola. Jesé u promovua në skuadrën e rezervave.[4]

2011–2013: Castilla dhe hyrja në ekipin e parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në korrik 2011, Jesé u thirr nga trajneri i skuadrë së parë José Mourinho për turin para-sezonal. Ai bëri debutimin e tij jozyrtar me skuadrën e parë në një ndeshje miqësore kundër Los Angeles Galaxy më 17 korrik, duke hyrë në fushën e lojës në minutën e 64të në vend të José Callejón.[5]

Jesé shënoi golin e parë zyrtar me Castillan më 2 tetor 2011 kundër La Roda CF, pas një asisti të Álvaro Moratës; megjithatë ai gol ishte thjeshtë për statistikë pasi ekipi u mposht 4–2. Më 6 dhjetor, ai u thirr në ekipin e parë për ndeshjen në transfertë ndaj Ajaxit në grupin D të UEFA Ligës së Kampioneve; ai nuk u aktivizua me Realin që fitoi lehtësisht me rezultatin 3–0.[6] Gjashtë ditë më vonë, ai ishte përfshirë sërisht në listë (e përbërë nga 17 lojtarë) për ndeshjen kundër SD Ponferradina për raundin e parëKupës së Mbretit.[7] Gjatë ndeshjes, ai zëvëndësoi Cristiano Ronaldon në 15 minutat e fundit, me Realin që fitoi 2–0.[8]

Më 24 mars 2012, Jesé bëri debutimin e tij në La Liga duke u aktivizuar në minutat e fundit të fitores 5–1 në shtëpi kundër Real Sociedad.[9] Më pas në tetor, Mourinho vuri në dukje se Jesé ishte përdorur te Castilla në një pozicion që nuk ekziston te skuadra e parë.[10] Dy muaj më vonë, agjenti i tij Ginés Carvajal, tha se ai do të studionte alternativa të tjera për të ardhmen e lojtarit nëse ai nuk do të thirrej rregullisht në ekipin e parë dhe nëse nuk do të merrte më shumë minutazh për të luajtur.[11] Në shkurt 2013, i pyetur për aktivizimin e paktët, Jesé deklaroi se ai besonte kishte bërë mirë për të merituar një mundësi, gjatë kohës kur ai u përpoq të mësonte sa më shumë nga Mourinho, një trajner i cili e rrethon veten nga lojtarë që tashmë e kishin bërë emrin e tyre.[12][13] Presidenti i klubit Florentino Pérez dhe trajneri i ekipit B Alberto Toril i dolën në mbrojtje lojtarit për komentet e tij, edhe pse ky i fundit shtoi se Jesé duhet të përmbajë emocionet e tij.[14][15]

Në maj 2013, presidenti i Real Madrid Florentino Pérez tha se drejtori sportiv Zinedine Zidane ishte i mendimit se Jesé nuk kishte nevojë që të huazohej.[16][17] Më 2 qershor, ai shënoi një gol individual në fitoren 4–0 në shtëpi kundër AD Alcorcón – me atë gol, ai theu rekordin e më shumë golave të shënuar në një sezon me Castillan, duke kaluar atë rekord të vendosur nga Emilio Butragueño në sezonin 1983–84 me 21 gola[18] – gjë që i solli lëvdata nga shumë njerëz;[19][20] ai më vonë deklaroi se dëshironte që të qëndrote në klub.[21][22] e cila u mbështet nga trajneri Toril.[23]

2013–2016: Rritja e ndikimit, dëmtimi dhe rënja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë FIFA Kupës së Botës nën-20, Jesé pranoi se ai mund të largohet nga Real Madrid, duke parë edhe mundësitë e pakta në drejtim të tij.[24] Drejtori teknik i klubit, Miguel Pardeza, konfirmoi më 13 korrik se lojtari do të qëndronte në klub[25] dhe do të rinovonte kontratën e tij edhe për katër vite të tjera.[26]

"Jesé ka talent, kjo është në genin e tij. Ai ka nevojë të punojë dhe të kuptojë që luash në nivele të larta duhet të jesh profesionist.

Carlo Ancelotti për 20 vjeçarin Jesé, janar 2014.[27]

Jesé bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve më 2 tetor 2013, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 81të të fitores 4–0 në Santiago Bernabeu kundër Copenhagen.[28][29] Ai shënoi glin e parë zyrtar me Realin në ndeshjen e tij të parë në El Clásico më 26 tetor, duke finalizuar asistin e Ronaldos pas një kundër-sulmi në minutat e fundit të ndeshjes që u mbyll me humbje 2–1 në Camp Nou.[30]

Më 23 nëntor 2013, Jesé hyri në fushë si zëvëndësues në pjesën e dytë kundër Almerías dhe kontriboi me dy asiste (të parët me Realin) në një fitore 5–0 në transfertë.[31] Goli i tij i dytë erdhi në fillim të muajit të ardhshëm në fitoren 3–2 në transfertë ndaj Valencias, duke shënuar në minutat e fundit të takimit për ti dhënë Realit tre pikët.[32] Ai vazhdoi formën e tij të mirë duke dhuruar një asist në ndeshjen e parë të Los Blancos pas pushimeve dimërore, në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Celta de Vigo.[33] Tre ditë më pas, ai shënoi golin e parë në kupë në suksesin 2–0 kundër CA Osasunandeshjen e parë të raundin 16-tave, e luajtur gjithashtu në Santiago Bernabeu.[34]

Më 28 janar 2014, në ndeshjen e kthimit të çerek-finales së kupës, Jesé luajti si titullar dhe shënoi golin e vetëm në fitoren e Realit në shtëpi kundër RCD Espanyol (rezultati i përgjithshëm 2–0).[35] Forma e tij e mirë në ligë vazhdoi pas golave të shënuar kundër Athletic Bilbao,[36] Villarreal CF[37] dhe Getafe CF.[38] Më 18 mars, vetëm dy minuta pas nisjes të ndeshjes së kthimit të raundit të 16-tave kundër FC Schalke 04, ai pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e këmbës së tij të djathtë, duke bërë që ta mbyllte sezonin para kohe.[39][40]

Paris Saint-Germain[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 8 gusht 2016, Jesé u transferua te Paris Saint-Germain në një marrëveshje pesë-vjeçare për shifër të raportuar 25 milion €.[41] Në përfundim të sezonit 2019–20, Jesé mori një medalje të Ligue 1 për kontributin e tij te PSG-ja, ku ai luajti vetëm një minutë gjatë gjithë sezonit në një ndeshje në transfertë ndaj Metz.[42]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jesé me Gerard DeulofeuKampionatin Europian nën-19.

Jesé ka qënë një lojtar i ekipeve spanjolle të të rinjëve, duke u aktivizuar nga kategoria nën-16 deri në kategorinë nën-21. Ai bëri debutimin e tij me ekipin nën-16 në vitin 2009 dhe me ekipin nën-17 arriti në finalen e Kampionatit Europian në vitin 2010 kundër Anglisë.[43][44]

Kampionatin Europian nën-19 që u mbajt në Estoni, Jesé shënoi katër gola vetëm në fazën e grupeve, përfshirë një tregolësh në barazimin 3–3 kundër Portugalisë më 6 korrik.[45] Ai shënoi golin e tij të pestë në turnament në finalen kundër Greqisë (1–0) dhe në fund u shpall golashënuesi më i mirë i turnamentit.[46]

Jesé shënoi pesë gola me kombëtaren nën-20FIFA Kupën e Botës 2013 që u zhvillua në Turqi; në turnament, Spanja u eliminua në çerek–finale, kurse Jesé mori Topin e Bronztë si golashënuesi i tretë më i mirë i turnamentit.[47] Më 6 shkurt 2014, duke qënë ende në kohë për të luajtur me ekipin kombëtar nën-21, trajneri i kombëtares së parë Vicente del Bosque zbuloi se lojtari ishte në planet e tij para Kupës së Botës 2014Brazil;[48] megjithatë, në mars, dëmtimi i pësuar në ligamentet e këmbës së djathtë bënë që mundësitë e tij për të qënë në Brazil me Spanjën të zhduken. Trajneri e përshkroi këtë gjë si "një goditje".[49]

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Unë pëlqej shumë lojtarë; Ronaldo brazilianin, Ronaldinho, por i preferuari im është Cristiano Ronaldo. Më pëlqejnë krahasimet me të. Më pëlqen stili i tij i lojës. Ai kurrë nuk lodhet së shënuari gola. Ai gjithmon kërkon më shumë. Ka vetëm një Cristiano."

Jesé duke shprehur gëzimin e tij, për krahasimin me Cristiano Ronaldon.[50]

Jesé mund të luaj nga pozicioni i mesfushës (mbrapa sulmuesit) në pozicionin e anësorit në të dyja anët e fushës, dhe sigurisht edhe si qëndër-sulmues.[51] Te Castilla, nën urdhërat e trajnerit Toril, ai luante si një numër fallco 9 në formacionin 4–3–3, dhe zhvendosej në të dyja anët e fushës për shkak të aftësisë së tij për të luajtur me të dyja këmbët.[52] Pas promovimit të tij me skuadrën e parë në 2013, trajneri Carlo Ancelotti e vendosi atë në pozicionin e anësorit.[53]

Dy nga tiparet më të jashtëzakoneshme të Jesé janë futbolli i tij i drejtpërdrejtë dhe aftësia teknike, që janë përshkruar si "fenomenale".[1][54][55] Ai njihet për tenikën e tij dhe për aftësinë për të gjuajtur me të dyja këmbët,[56] duke bërë që ai të krahasohet me portugezin Cristiano Ronaldo.[57]

Vizioni i Jesés, një tipar që e ka përmirësuar që nga fillimet e tij, e lejuan atë për të zhvilluar në një lojë efektive.[58][59]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jesé ka lindur nga Pascual Rodríguez, një punonjës farmacie, dhe nga María Ruiz. Ai bë baba për herë të parë në verën e vitit 2012 në moshën 19 vjeç; gruaja e tij lindi djal dhe ai i vendosi emrin e tij Jesé;[60] marrëdhëja me nënën e tij përfundoi shpejt pas kësaj, dhe fëmija u zhvendos me këtë të fundit.[61]

Jesé ka një tatuazh me emrin e djalit të tij dhe datën e lindjes në krahun e tij të djathtë, dhe emrat e prindërve të tij në secilën krahë.

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 27 janar 2020[62]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Real Madrid Castilla 2010–11 Segunda División B 3 0 3 0
2011–12 39 10 39 10
2012–13 Segunda División 38 22 38 22
Gjithsej 80 32 80 32
Real Madrid 2011–12 La Liga 1 0 1 0 0 0 0 0 2 0
2013–14 18 5 8 3 5[a] 0 0 0 31 8
2014–15 16 3 3 1 3[a] 0 1[b] 0 23 4
2015–16 28 5 1 0 9[a] 1 38 6
Gjithsej 63 13 13 4 17 1 1 0 94 18
Paris Saint-Germain 2016–17 Ligue 1 9 1 0 0 1 1 4[a] 0 0 0 14 2
2018–19 0 0 1 0 0 0 0 0 0 0 1 0
2019–20 1 0 0 0 0 0 0 0 0 0 1 0
Gjithsej 10 1 1 0 1 1 4 0 0 0 16 2
Las Palmas (huazim) 2016–17 La Liga 16 3 0 0 16 3
Stoke City (huazim) 2017–18 Premier League 13 1 0 0 0 0 13 1
Betis (huazim) 2018–19 La Liga 14 2 2 0 2[c] 0 0 0 18 2
Sporting CP (huazim) 2019–20 Primeira Liga 12 1 1 0 2 0 2[c] 0 0 0 17 1
Gjithsej karriera 208 53 17 4 3 1 25 1 1 0 254 59
  1. ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. ^ Ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  3. ^ a b Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Real Madrid
Real Madrid Castilla

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Spanja U-17
Spanja U-19

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "World football's 25 future stars we can't wait to see hit the mainstream" [25 yje të së ardhmes të botës së futbollist që ne nuk mund të presim deri sa të arrijnë majën] (në anglisht). Bleacher Report. 4 qershor 2013. Marrë më 5 qershor 2013.
  2. ^ "El Cristiano de Valdebebas" ['Cristiano' i Valdebebas] (në spanjisht). Marca. 3 dhjetor 2010. Marrë më 11 prill 2014.
  3. ^ "Jesé debuta en el Castilla con un detalle a lo Ronaldo" [Jesé bën debutimin e tij me Castilla me një detajë si Ronaldo] (në spanjisht). Marca. 16 janar 2011. Marrë më 11 prill 2014.
  4. ^ "El Madrid ata a Jesé Rodríguez" [Madrid lidh Jesé Rodríguez] (në spanjisht). Marca. 1 mars 2011. Marrë më 4 qershor 2013.
  5. ^ "LA Galaxy 1–4 Real Madrid" (në spanjisht). Real Madrid C.F. 17 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2011. Marrë më 12 prill 2014.
  6. ^ "Mourinho convoca a 19 jugadores para el partido ante el Ajax" [Mourinho thërret 19 lojtarë për ndeshjen kundër Ajax] (në spanjisht). Real Madrid C.F. 6 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2013. Marrë më 12 prill 2014.
  7. ^ "Mourinho calls 17 men for duty against Ponferradina" [Mourinho thërret 17 lojtarë për detyrën kundër Ponferradinës] (në anglisht). Real Madrid C.F. 12 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2012. Marrë më 12 prill 2014.
  8. ^ "Jesé, un sueño cumplido" [Jesé, një ëndërr e plotësuar] (në spanjisht). Marca. 13 dhjetor 2011. Marrë më 12 prill 2014.
  9. ^ "Cristiano Ronaldo breaks scoring record as Real Madrid cruise to win" [Cristiano Ronaldo thyen rekordin e shënimit, Real Madrid lundron drejt fitores] (në anglisht). The Guardian. 24 mars 2012. Marrë më 12 prill 2014.
  10. ^ "Jose Mourinho questions Real Madrid's youth system" [Jose Mourinho vë në dyshim sistemin e të rinjëve të Real Madrid] (në anglisht). ESPN FC. 31 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2016. Marrë më 20 prill 2013.
  11. ^ "Jesé wants Mou to give him a chance" [Jesé kërkon që Mou t'i japë një mundësi] (në anglisht). Marca. 29 dhjetor 2012. Marrë më 25 janar 2013.
  12. ^ "Jesé: "I don't understand why they don't give me an opportunity"" [Jesé: "Nuk e kuptoj pse ata nuk më japin një mundësi"] (në anglisht). Marca. 20 shkurt 2013. Marrë më 21 shkurt 2013.
  13. ^ "Lack of Real chances may force Jese exit" [Mundësitë e pakta me Realin mund të detyrojnë Jesèn të largohet] (në anglisht). ESPN FC. 20 shkurt 2013. Marrë më 20 prill 2013.
  14. ^ "Alberto Toril: "Jesé must learn to keep his mouth shut"" [Alberto Toril: "Jesé duhet të mësoj ta mbaj gojën e mbyllur"] (në anglisht). Diario AS. 24 shkurt 2013. Marrë më 13 mars 2013.
  15. ^ "Jesé's back-up" [Mbrojtja e Jesés] (në anglisht). Marca. 25 shkurt 2013. Marrë më 13 mars 2013.
  16. ^ "Florentino Perez: 'Zidane will lead the next Real Madrid project'" [Florentino Perez: 'Zidane do të udhëheq projektin e rradhës të Real Madridit'] (në anglisht). Real Madrid News. 28 maj 2013. Marrë më 28 maj 2013.
  17. ^ "Jesé puts trust in Zidane to let him stay" [Jesé vendos besimin e tij te Zidane për të qëndruar] (në anglisht). Marca. 30 maj 2013. Marrë më 30 maj 2013.
  18. ^ "Jesé: "Superar los 21 goles de un mito como Butragueño es muy grande"" [Jesé: "Të kalosh rekordin e 21 golave të një legjende si Butragueño është një gjë e madhe"] (në spanjisht). Marca. 5 qershor 2013. Marrë më 5 qershor 2013.
  19. ^ "Jesé: the Galáctico on Real's doorstep" [Jesé: Galaktiku në derën e Realit] (në anglisht). Marca. 3 qershor 2013. Marrë më 3 qershor 2013.
  20. ^ "Jesé y su golazo, una rúbrica perfecta" [Jesé dhe supergoli i tij, një rubrikë e përkryer] (në spanjisht). Defensa Central. 2 qershor 2013. Marrë më 4 qershor 2013.
  21. ^ "Jesé: "I hope to stay at Real Madrid"" [Jesé : "Shpresoj të qëndroj te Real Madrid] (në anglisht). Marca. 18 qershor 2013. Marrë më 18 qershor 2013.
  22. ^ "Jese flattered by Cristiano Ronaldo comparisons" [Jese i ngazëlluar nga krahasimet e Cristiano Ronaldon] (në anglisht). Goal.com. 18 qershor 2013. Marrë më 18 qershor 2013.
  23. ^ "Toril backs Jesé's leap to first team" (në anglisht). Marca. 3 qershor 2013. Marrë më 4 qershor 2013.
  24. ^ "Jese Rodriguez hints at Madrid exit" [Jese Rodriguez flet për një largim nga Madridi] (në anglisht). Goal.com. 4 korrik 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
  25. ^ "Real Madrid rule out Jese departure" [Real Madrid heq mundësinë e largimit të Jeses] (në anglisht). Sky Sports. 14 korrik 2013. Marrë më 23 korrik 2013.
  26. ^ "Official announcement" [Njoftim zyrtar] (në anglisht). Real Madrid C.F. 24 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2013. Marrë më 24 korrik 2013.
  27. ^ "Jesemania!" (në anglisht). Marca. 11 janar 2014. Marrë më 16 janar 2014.
  28. ^ "Champions League Group B: Real Madrid beat FC Copenhagen 4-0 at the Bernabeu" [Grupi B i Ligës së Kampioneve: Real Madridi mposht FC Copenhagen 4-0 në Bernabeu] (në anglisht). Sky Sports. 2 tetor 2013. Marrë më 12 prill 2014.
  29. ^ "Jesé: "We've played a great game and we're going away happy"" [Jesé: "Kemi luajtur një ndeshje të madhe dhe largohemi të lumtur"] (në anglisht). Real Madrid C.F. 2 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 12 prill 2014.
  30. ^ Neil Johnson (26 tetor 2013). "Barcelona 2–1 Real Madrid" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 tetor 2013.
  31. ^ "Almeria 0–5 Real Madrid" (në anglisht). BBC Sport. 23 nëntor 2013. Marrë më 12 prill 2014.
  32. ^ "Valencia 2–3 Real Madrid" (në anglisht). BBC Sport. 22 dhjetor 2013. Marrë më 23 dhjetor 2013.
  33. ^ "Real Madrid 3–0 Celta Vigo" (në anglisht). BBC Sport. 6 janar 2014. Marrë më 3 maj 2020.
  34. ^ "Real defeats Osasuna in Copa del Rey" [Real mposht Osasunën në Kupën e Mbretit] (në anglisht). Fox Sports. 9 janar 2014. Marrë më 10 janar 2014.
  35. ^ "Real Madrid 1–0 Espanyol (agg. 2–0): Jese fires Blancos into Copa del Rey semi-finals" [Real Madrid 1–0 Espanyol (rp. 2–0): Jese dërgon të bardhët në gjysëm-finalen e Kupës së Mbretit] (në anglisht). Goal.com. 28 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2014. Marrë më 28 janar 2014.
  36. ^ "Athletic 1–1 Real Madrid: Ibai Gómez aborta el ascenso merengue" [Athletic 1–1 Real Madrid: Ibai Gómez ndërpret rritjen e Realit] (në spanjisht). Goal.com. 2 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2014. Marrë më 2 mars 2014.
  37. ^ "Real Madrid 4–2 Villarreal: Benzema, Bale y Jesé toman el testigo de Ronaldo" [Real Madrid 4–2 Villarreal: Benzema, Bale dhe Jesè zëvëndësojnë Ronaldon] (në spanjisht). Goal.com. 8 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2014. Marrë më 2 mars 2014.
  38. ^ "Getafe 0–3 Real Madrid: El derbi le dura cuatro minutos a Jesé Rodríguez" [Getafe 0–3 Real Madrid: Derbi zgjat katër minuta për Jesé Rodríguez] (në spanjisht). Goal.com. 16 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 2 mars 2014.
  39. ^ "Jesé Rodríguez medical report" [Raporti mjekësor i Jesé Rodríguez] (në anglisht). Real Madrid C.F. 18 mars 2014. Marrë më 19 mars 2014.
  40. ^ "Jesé, al menos seis meses de baja" [Jesé, të paktën gjashtë muaj jashtë] (në anglisht). Marca. 18 mars 2014. Marrë më 19 mars 2014.
  41. ^ "Zyrtare: Jese kalon te PSG". Telegrafi.com. 8 gusht 2016. Marrë më 15 qershor 2020.
  42. ^ "Ish-futbollisti i Realit për Rekord Gines, shpallet kampion me vetëm 1 minutë lojë". Panorama Sport. 3 maj 2020. Marrë më 15 qershor 2020.
  43. ^ "Jesé Rodríguez y Alfonso Herrero, convocados con la Sub-17 de España" [Jesé Rodríguez dhe Alfonso Herrero, të thirrur nga ekipi spanjoll nën-17] (në spanjisht). Real Madrid C.F. 9 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2013. Marrë më 4 qershor 2013.
  44. ^ "´Mi gran sueño, debutar en el Bernabéu´" [´Ëndërra ime më e madhe, loja ime e parë në Bernabeu´] (në spanjisht). La Provincia. 22 qershor 2010. Marrë më 4 qershor 2013.
  45. ^ Paul Bryan (6 korrik 2012). "João Mário steals Spain's thunder" [João Mário vjedh vetëtimën e Spanjës] (në anglisht). UEFA. Marrë më 12 prill 2014.
  46. ^ "More joy for Spain's Jesé with U19 scoring honour" [Më shumë kënaqë për Jesén e Spanjës me çmimin e golashënuesit me ekipin nën-19] (në anglisht). UEFA. 15 korrik 2012. Marrë më 12 prill 2014.
  47. ^ "Jesé scaling heights of Maradona and Messi at under-20 World Cup" [Jesé në shkallëzimin e gjatësive të Maradonës dhe Messit në Kupën e Botës nën-20] (në anglisht). Diario AS. 5 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
  48. ^ "Del Bosque signals Jesé is an option for Spain" [Del Bosque sinjalizon se Jesé është një mundësi për Spanjën] (në anglisht). Inside Spanish Football. 6 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2014. Marrë më 9 shkurt 2014.
  49. ^ "Del Bosque admits Jesé knee injury is a "blow"" [Del Bosque pranon se dëmtimi në gju i Jesés është një "goditje"] (në anglisht). Inside Spanish Football. 19 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2014. Marrë më 20 mars 2014.
  50. ^ "'New Cristiano Ronaldo' enjoying comparisons" ['Cristiano Ronaldo i ri' duke shijuar krahasimet] (në anglisht). Give Me Sport. 18 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2013. Marrë më 29 qershor 2013.
  51. ^ "La Liga: Real Madrid forward Jese Rodriguez pens new four-year deal" [La Liga: Sulmuesi i Real Madridit Jese Rodriguez nënshkruan një kontratë të re katër-vjeçare] (në anglisht). Sky Sports. 24 korrik 2013. Marrë më 12 prill 2014.
  52. ^ "Jese Rodriguez tipped for the top" [Jese Rodriguez i bërë për majën] (në anglisht). ESPN FC. 3 dhjetor 2013. Marrë më 7 dhjetor 2013.
  53. ^ "Di Maria or Jese set to face Galatasaray"trans-title=Di Maria ose Jese Rodriguez gati për tu përballur me Galatasarayn" (në anglisht). ESPN FC. 26 nëntor 2013. Marrë më 19 dhjetor 2013.
  54. ^ "Zidane backs Jesé for first team" [Zidane mbështet Jesen për ekipin e parë] (në spanjisht). Marca. 3 qershor 2013. Marrë më 3 qershor 2013.
  55. ^ "Why Jese Rodriguez Has Been the Star of the FIFA Under-20 World Cup so Far" [Pse Jese Rodriguez ka qënë ylli i FIFA Kupës së Botës nën-20 deri tani] (në anglisht). Bleacher Report. 5 korrik 2013. Marrë më 19 dhjetor 2013.
  56. ^ "Tottenham should sign Jese Rodriguez" [Tottenham duhet të firmos me Jese Rodriguez] (në anglisht). Give Me Sport. 15 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2013. Marrë më 23 korrik 2013.
  57. ^ "Real Madrid must keep Jese Rodriguez" [Real Madridi duhet të mbajë Jese Rodriguez] (në anglisht). Give Me Sport. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2013. Marrë më 23 korrik 2013.
  58. ^ "How youngster Jese Rodriguez is more than plugging the gap left by Gareth Bale at Real Madrid" [Si i riu Jese Rodriguez po mbush boshllëkun e lënë nga Gareth Bale te Real Madridi] (në anglisht). The Independent. 6 shkurt 2014. Marrë më 10 shkurt 2014.
  59. ^ "Real Madrid starlet Jese's Ballon D'Or prediction is ambitious but attainable" [Parashikimi për Topin e artë të yllit të Real Madridit Jese Rodriguez është ambicioz, por i arritshëm] (në anglisht). Bleacher Report. 29 janar 2014. Marrë më 10 shkurt 2014.
  60. ^ ""Jesé will be a world class player"" [Jese do të jetë një lojtar i klasit botëror] (në anglisht). Marca. 24 dhjetor 2013. Marrë më 26 dhjetor 2013.
  61. ^ "Jese Rodriguez, a model son and father" [Jese Rodriguez, një djal dhe baba modern] (në anglisht). Real Madrid News. 3 mars 2014. Marrë më 12 mars 2014.
  62. ^ "Jesé Rodríguez" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 15 maj 2013.
  63. ^ "El Castilla se proclama campeón de Segunda B ante el Mirandés" [Castilla kurorëzohet kampion i Segunda B kundër Mirandés] (në spanjisht). Vavel. 9 qershor 2012. Marrë më 22 shkurt 2014.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]