Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare.

Konspekti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë roman Kadareja nëpërmjet Lul Mazrekut shpreh realitetin absurd të viteve të fundit të komunizmit në Shqipëri. Luli, një aktor amator, papritur realizon ëndrrën e jetës së tij. Në një kohë të shkurtër ai bëhet pjesë e një drame që për disa është komedi dhe për popullin është tragjedi. Një dramë e padëgjuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit. E krijuar dhe e inskenuar nga xhelatët. Padashur Luli bëhët vegël e atij mekanizmi që përdorej për të shtypur jetë njerëzish. Në tërë historinë ai është aktori kryesor dhe si i tille ai mban mbi supe tere peshen e tragjedise, madje edhe vjdekjen…

Në vetvehte romani është një përmendore dhe nje monument kushtuar viktimave të heshtura që dhanë jetën në kufijtë me botën e lirë. Ata ishin heronjtë e parë të demokracisë që kërkonin të kapërcenin kufijtë dhe të thyenin vargonjë e skllavërisë. Shumë prej tyre mbetën të vrarë në kufirin ëndrrës së tyre dhe emrat e tyre nuk u përmendën kurrë. Askush deri më sot përveç të afërmve nuk ua njeh historitë. Këta heroj janë pa varr, pa histori, pa monumente, pa kujtime, ndaj Kadareja me këtë roman u ka kushtuar një monument shpirtëror me mjeshtërinë e shkrimtarit të madh.

Romani është botuar në vitin 2002 dhe është botim i Shtëpisë Botuese "Onufri".