Jeta e Fan Nolit (libër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Libri "Jeta e Fan Nolit" nga Prof. Nasho Jorgaqi pretendon se është përpjekur ta vendosë figurën e Fan Nolit në rrethana konkrete social-historike, të japë epokën dhe ta interpretojë me objektivitet shkencor. Pa prekur të vërtetën, rrëfimi i autorit për jetën e Nolit rrjedh natyrshëm dhe lexohet sa me interesin dhe kureshtjen e një vepre studimore, aq dhe me ëndjen e një vepre letrare. Libri i Jorgaqit shërben si një enciklopedi tek e cila mund të gjesh përgjigje për aspekte të ndryshme të botës noliane. Libri është pajisur me një album të pasur fotografik.