Jevgjit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Jevgjit është një term që përdoret për një grup kulturore në Shqipëri i cili konsiderohet i ngjashëm me romët nga shumë persona, por vetë jevgjit hamendesojne se kanë prejardhje nga Egjipti dhe nuk pranojnë të identifikohen me romët të cilët kanë ardhur nga India.

Emra të tjerë[redakto | redakto tekstin burimor]

Jevgjit është një term që përdoret më shumë në Shqipërinë e jugut dhe të mesme, ku gjithashtu thirren dhe evgjit. Në Shqipërinë e veriut dhe Kosovë, jevgjit thirren magjypë ose magjupë. Vetë jevgjit apo magjypët, së fundmi e thërrasin veten egjiptianë, egjyptianë apo egjiptas.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Prejardhja e saktë e jevgjve nuk dihet. Nëse studimet gjenetike do t'i nxirrnin të përafërt me romët, atëherë prejardhja e tyre do të ishte India. Por jevgjit e kundërshtojnë këtë teori, duke këmbëngulur se janë me prejardhje nga Egjipti dhe disa të tjerë të quajtur Ashkalij, thonë se kanë prejardhjen nga Persia. Jevgjit, magjypët, egjiptianët dhe ashkalijtë, flasin vetëm shqip si gjuhë amtare, kurse romët flasin gjuhën rome, ose gabelishte. Jevgjit konsiderojnë se nuk kanë asnjë prejardhje të përbashkët me romët.

Ka dy teori mbi prejardhjen e jevgjeve në Shqipëri :

  • 1)mendohet se kanë ardhur në Shqipëri fillimisht në shek. III-II para e.s. si ushtare (ishin farkëtare, kovaç dhe kujdeseshin për armët; zanat ky që është ruajtur deri në kohet e fundit) dhe më pas rreth shek. II te e.s. si mërgimtare nga Persia ose Egjipti.
  • 2) Janë romë të asimiluar.

Pika nr. 3 është një nga hipotezat më mirë të pranuara nga shoqëria shqiptare, edhe pse vetë dy etnitë (egjiptiane dhe ajo rom) shprehen se janë dy etni të veçanta pra me origjinë të ndryshme, dhe pika më në favor të këtij pohimi mbetet gjuha që tek romët mbetet akoma, ndërsa tek etnia egjiptiane ka humbur tërësisht. Pas kësaj vijnë edhe gjëra të tjera siç është filozofia e jetës (endacake për romët dhe sedentare për jevgjit), etj. Autoritet shqiptare i kanë raportuar Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Diskriminimit Racial (CERD) që komuniteti egjiptian në Shqipëri është integruar plotësisht në shoqërinë shqiptare (UN 11 Gusht 2003, para. 8), dhe në bazë të realitetit shqiptarë ku ka varfëri dhe kualitet jete të ulët të përgjithshëm ky pohim nuk është larg realitetit. Megjithatë shoqëria shqiptare konsideron jevgjit si "të ndryshëm" dhe "jo te barabartë" (CEDIME-SE Gusht 2000, 14).

Qëndrimi i Egjiptit[redakto | redakto tekstin burimor]

Shteti shqiptar e cilëson si komunitet, edhe pse ka vite që liderët e Shoqatës së Egjyptianëve ("Bashkimi i Egjyptianëve të Shqipërisë") i kanë kërkur institucioneve më të larta të shtetit, si dhe organizatave ndërkombëtare, që t'ua njohin statusin e minoritetit. Jevgjit pretendojnë se kanë origjinën nga Egjipti, duke e konsideruar atë si atdheun e tyre. Por Ambasada Egjiptiane në Tiranë ka lëshuar një deklaratë, sipas së cilës ajo nuk e njeh minoritetin egjyptian në Shqipëri dhe se ata nuk kanë lidhje me egjiptianët në Egjipt.[1]

Shpërndarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Komuniteti egjyptian është i përhapur në tërë Shqipërinë. Një pjesë e vogël jeton në vendet rurale, kurse pjesa më e madhe është e vendosur në zonat urbane, me lagjet me emra të vacantë, të njohura historikisht nga të gjithë si lagje egjyptiane të Tiranës, por ngjashëm me Tiranën, egjyptianët gjenden pothuajse gjithkund: në Kavajë, Lushnjë, Cërrik, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Berat, Shkodër, etc. ata njihen si njerëz paqësor, kjo është edhe arsyeja se nuk njihet ndonjë rast tipik kriminaliteti nga ky komunitet.

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]


  1. ^ http://www.crca.org.al/o_s/politika/minoritetet.html