Ji Pengfei

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ji Pengfei (kinezçe: 姬鹏飞) ishte ministri i jashtëm i Kinës nga viti 1972 deri në vitin 1974.

Jetëshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ji Pengfei u bë me radhë kryetari i Trupit Diplomatik të Kinës në Republikën Demokratike të Gjermanisë, ambasadori i parë i Kinës në Republikën Demokratike të Gjermanis, zv-ministri i jashtëm, ministri i jashtëm. Pas vitit 1979, ai u zgjodh drejtori i Drejtorisë së Lidhjeve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, zv-kryeministri dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Shtetit. Kur u ngarkua me funksionin e shefit të Zyrës së Honkongut dhe të Makaos të Këshillit të Shtetit, të kryetarit të Komitetit të Hartimit të Ligjit Themelor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Honkongut dhe të kryetarit të Komitetit të Hartimit të Ligjit Themelor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos të Republikës Popullore të Kinës, Ji Pengfei zbatoi aktivisht politikën e zgjidhjes paqesore të problemit të Honkongut dhe të Makaos të hartuar nga qeveria kineze sipas kursit “një shtet me dy sisteme” dhe mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Manifestit të Përbashkët Kino-Anglez për Problemin e Honkongut.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]