Jia Qinglin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Jia Qinglin-i (kinezçe: 贾庆林) lindi në mars të vitit 1940 në provincën Hebei. Politikan kinez. U pranua në PK të Kinës në dhjetor të vitit 1959. Ka filluar të punojë qysh nga tetori i vitit 1962. U diplomua në degën e projektimit dhe prodhimit të makinerive elektrike dhe aparateve elektrike të Institutit të Inxhinierisë të provincës Hebei. Ka titullin akademik "Inxhinier i nivelit të lartë".

Tani ai është anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 10-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Jetëshkrimi i Jia Qinglin-it[redakto | redakto tekstin burimor]

1991 - 1993 Zv.sekretar i përgjithshëm i Komitetit të PK të Kinës në provincën Fujian; kryetar i provincës Fujian.

1993 - 1994 Sekretar i përgjithshëm i Komitetit të PK të Kinës për provincën Fujian; kryetar i provincës Fujian.

1994 - 1996 Sekretar i përgjithshëm i Komitetit të PK të Kinës për provincën Fujian; kryetar i Asamblesë Kombëtare Popullore të provincës Fujian.

1996 - 1997 Zv.sekretar i përgjithshëm i Komitetit të PK të Kinës për qytetin e Pekinit; i ngarkuar me detyrën e kryetarit të bashkisë së qytetit të Pekinit; kryetar i bashkisë së qytetit të Pekinit

1997 - 1999 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës; sekretar i përgjithshëm i Komitetit të PK të Kinës për qytetin e Pekinit; kryetar i bashkisë së qytetit të Pekinit

1999 - 2002 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës; sekretar i Komitetit të PK të Kinës për qytetin e Pekinit

2002 - 2003 Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës

2003 – tani Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës; kryetar i Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 10-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]