Jo kështu Piku!

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jo kështu Piku!... është film i vizatuar i metrazhit të shkurt për fëmijë, i prodhuar nga kinostudioja Shqipëria e Re. Ky film ka dy pjesë.

Jo kështu Piku!... - pjesa e parë (më 1983) është përgatitur nën skenarin e Genc Hoxhës, regjinë dhe vizatimet e Artan Makut dhe Robert Qafëzezit, ndërsa si operatore është angazhuar Jovan Kondaçi. Montazhi i filmit është bërë nga Verenika Çoku, ndërsa për zë është përkujdesur Lavdi Fortuzi, për interpretim të zërave Arben Shaka, për formulimin e muzikës Mira Meçule, dhe për redaktor Stavri Pone.[1]

Jo kështu Piku!... - pjesa e dytë është përgatitur nën skenarin e Stavri Ponës, regjinë Artan Makut, ndërsa për piktura janë angazhuar Artan Maku, Bujar Erebara, për personazh figurativë Robert Qafëzezi, dhe për operatore Diana Diamanti. Regjinë e montazhit të filmit e ka bërë Zhaneta Kosturi, formulimin e muzikës Mira Meçule, ndërsa për operator ka Xhevat Behrin dhe për piktorë ekzekutues ka ekipin e përbërë nga Fatmir Mevlani, Alma Devolli, Lindita Çapunji, Suzana Thaçi, dhe Beti Kumi.[2]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ youtube : Jo Keshtu Piku I
  2. ^ youtube : Jo Keshtu Piku II