Johan Erik Thunman

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Johann Erich Thunmann ose Hans (23 gusht 1746 - 17 dhjetor 1778) ishte një gjuhëtar, historian dhe teolog lindur në Thoresund (Södermanland) në Suedi. Ai ka studiuar në Stregnas dhe Uppsala pastaj e la Suedinë për të studiuar në Greifswald. Thunmann ishte profesor i filozofisë në Universitetin e Halle. Merita e Hans Thunmannit qëndron se është i pari që studioi, argumentoi dhe publikoi në nivel akademik ndërkombtar tezën se prejardhja e shqiptarëve është nga Ilirët.

Johani në shoqërin shqiptare është bërë i njohur për punimin e tij të titulluar "Kërkime për historin e popujve të Evropës Lindore" të botuar në vitin 1774 në Lajpcig. Libri i kushtohet historisë dhe prejardhjes së shqiptarëve dhe rumunëve (vllehve).

Trumani me punimin e tij, nga studiuesit merret si eksploatori i parë i Evropës shkencore në historinë e shqiptarëve. Shumë nga studiuesit e marrin për bazë përfundimin e tij se: "Në historinë e shqiptarëve unë nuk kam gjetur ndonjë gjurmë mërgimi të mëvonëshëm e gjuha e shqiparëve ka dhënë dëshmi të atilla për fatet e popullit, saqë unë e kam të pamundur të mos njoh në ta fqinët e lashtë të rekëve dhe qytetarët e Romës së lashtë. Të dyja këto më trgojnë ilirët".[1]

Aktiviteti si Albanolog[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Thunmann ishte një nga autorët më të rëndësishëm të hershëm që shkruan për gjuhën dhe origjinën e shqiptarëve. Përpjekjet e para serioze për të paraqitur shpjegimin shkencor të origjinës së shqiptarëve filluan me të. Ai besonte se historia dhe gjuha e shqiptarëve , përveç arumunëve, ishin më pak të njohurat për evropianët në Perëndim. Thunmann hulumtoi origjinën e termit "Skipatar", termin që për Shqiptarët njihet si emri i tyre etnik.
  • 1774 Thunmann-i e ribotoi studimin në tre gjuhë (shqip, greqisht dhe gjuhën arumune) ashtu si Theodor Kavalioti e botoi para tij në vitin 1770, dhe më pas shtoi një përkthim në latinisht. Thunmann-i besonte në unitetin Iliro-Thrakët.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Myftiu, Genc (2000). Albania, a patrimony of European values: a short encyclopedia of Albanian history and cultural heritage. SEDA.
  • Demiraj, Bardhyl (2010). Wir sind die Deinen: Studien zur albanischen Sprache, Literatur und Kulturgeschichte, dem Gedenken an Martin Camaj (1925-1992) gewidmet. Otto Harrassowitz Verlag. p. 534. ISBN 978-3-447-06221-3
  • Schwandner-Sievers, Stephanie; Fischer, Bernd Jürgen (2002). Albanian Identities: Myth and History. Indiana University Press. p. 75. ISBN 0-253-34189-2. "Although the first major exposition of the Illyrian theory, published by the German scholar Johann Thunmann in 1774..."
  1. ^ J. Thunnman. Untersuchungen úber die Geschichte der óstlinchen europáschen Volker, Leipzig, 1774, fq. 245. nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.43, botimi i tretë, Prishtinë 2004

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]