Johan Gotfrid Herder

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Johan Gotfrid Herder

Johan Gotfrid Herder filozof dhe teoricient i historisë së shekullit XVIII.

Në shoqërin shqiptare është bërë i njohur për punimin e tij të titulluar "Iden zur Geschichte der Menschheit" (Ide për historinë e njerëzimit, 1784 - 1791). Në këtë punim ai shtronë parashtruar idetë e tij mbi thelbin e historisë e të qytetërimit njerëzor, bën fjalë edhe për popujt e sotëm të Evropës e të botës.[1]

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Johan Gotfried Herderi u lind më 25 gusht 1744 në Mohrungen, në Prusinë Lindore (sot Morag, në Poloni), bir i një mësuesi muzike, që predikonte domosdoshmërinë e mëshirës vetjake. Nga viti 1760 deri më 1762, shkoi në kolegj dhe vazhdoi punën si kopist në shtëpinë e dhjakut Tresko, ku kishte një bibliotekë mjaft të madhe. Aty njohu, përveç veprave teologjike, letërsinë e lashtë dhe atë bashkëkohore. Më 1762, Herderi filloi studimet për mjekësi në Konigsberg, por shumë shpejt u drejtua nga teologjia. Ai shfaqi gjithashtu një joshje për filozofinë, veçanërisht për mësimet e Kantit. Më pas u ndikua shumë nga filozofi Johan Georg Haman - me të cilin lidhi një miqësi të gjatë - si dhe nga shkrimet e Zhan-Zhak Rusoit. Më 1764, Herderi u bë mësues në shkollën e katedrales së Rigës, ku më 1767 mori katedrën e predikuesit. Rreth së njëjtës kohë u botuan tri vëllime me copëza dhe sprova: Under die neuere deutsche Literatur (Mbi letërsinë e vonshme gjermane). Pastaj, papritmas, më 1769, Herderi la Rigën për një udhëtim të gjatë me anije, që do ta çonte deri në Francë. Mbasi mbërriti në Paris, u njoh me Deni Didroin dhe enciklopedistët. Pak kohë më vonë, shkoi në Hamburg, ku takoi mes të tjerësh Gotold Efraim Lesingun (1729-1781) dhe Matias Klaudiusin (1740-1815). Në Darmstad u njoh me gruan e tij të ardhshme, Karolina Flashland; në Strasburg, takoi Gëten (1749-1832), me të cilin lidhi miqësi. Më 1771, Herderi u bë këshilltar i bashkësisë në Bukeburg, pranë kontit Shaumburg-Lipe. Një vit më pas u botua Abhandhmg uber den Ursprung der Sprache (Traktat rrin zanafillën e gjuhës), vepër e kurorëzuar nga Akademia e Berlinit dhe që sintetizon mendimet në fushën filozofisë linguistike që prej vitit 1764. Ndërhyrja e Gëtes i shërbeu për t'u emëruar më 1776 superintendent i përgjithshëm në Vajmar; më pas u bë zëvendëspresident (1778), pastaj president (1801) i konsistuarit superior të kishës protestante vendore. Më 1788-1789, Herderi udhëtoi në Itali, ku qëndroi sa në Romë aq edhe në Napoli. Vepra e tij kryesore, Ideen zur Philosophie der Geschichte der Menschheit (Ide mbi filozofinë e historisë së njerëzmut, 1784-1791), mbeti e papërfunduar: Herderi e ndërpreu punën pas pjesës së katër, duke vazhduar mendimet historiko-filozofike në një përmbledhje Briefe zur Befordenmg der Hnmardtat (Letra për përparimin e njerëzmirt, 1793-1797). Herderi krijoi gjithashtu vepra letrare, mes të cilave një cikël romancash të frymëzuara nga një përmbledhje franceze tregimesh spanjolle. Der Cid. Geschichte des Don Ruy Diaz, Grafen von Bivar (SidL Historia e Don Rui Diazit, kontit të Biuarit), mbahet si vepra e tij më e mirë. Herderi vdiq më 18 dhjetor 1803 në Vaimar. Mendimi i Johan Georg Haman, që Johan Herderi e thelloi, se gjuha është e vetmja ndërmjetëse e kuptimit tonë të botës, ndihmoi në zbulimet e mëdha të gjuhësisë historike në shekullin XIX. Por duhej pritur shekulli XX, si në filozofinë mistike aq edhe në strukturalizëm (nën fillime të tjera), për ta parë filozofinë e gjuhës të kthehet në qendër të mendimeve mbi atë që përbën botën tonë. Një nga parimet themelore të iluministëve ishte që ta vështronin historinë si një zhvillim, një proces nëpërmjet të cilit njeriu bëhet "më i madh". Te Johan Herderi, përkundrazi, çdo epokë - për të rimarrë fjalët e historianit Leopold von Ranke - është "në afërsi të atypëratyshme të Zotit". Mesjeta, për shembull, nuk ka më pak interes nga kohët moderne; përrallat e vjetra, këngët dhe legjendat popullore nuk janë më pak të mira se letërsia e vonshme. Konceptimi romantik i historisë fillon nga Herderi. Ai përfshin folklorin e vëllezërve Grim dhe gjuhësinë historike, por edhe historicizmin romantik me parapëlqimin për periudhën mesjetare. Kundër romantizmit, Fridrih Hegeli dhe pasuesit e tij - në radhë të parë Karl Marksi - rithemeluan konceptin e historisë si proces i zhvillimit. Kur studenti i teologjisë Johan Herder ndiqte kurset e Emanuel Kantit në Konigsberg midis viteve 1762 dhe 1764, mjeshtri i konferencave kishte ende një rrugë të gjatë për të përshkuar, derisa të mbërrinte tek tri Kritikat. Kanti i përcolli djaloshit sidomos entuziazmin për mendimin rusoist dhe bindjen e tij "demokratike" se të gjithë njeiëzit ishin në mënvrë të barabartë dhe të natyrshme të aftë për njohje. Më pas qe miku i viteve të Konigsbergut, Johan Georg Hamani (1730-1788), që e priu Herderin drejt një vështrimi më kritik për mësuesin e tij të vjetër, ndërsa idetë e Kantit po formoheshin për të ndërtuar Kritikën e arsyes së kulluar. Kanti mendonte se kishte dy "zanafiila" të njohjes: përvoja e ndjeshme dhe arsyeja. Mirëpo, sipas Hamanit, këto dy zanafilla ishin bashkuar te gjuha që kur ekzistonin njerëzit. Herderi bashkon idetë e Hamanit me entuziazmin e Zhan-Zhak Rusoit për çdo gjë që është e natyrshme. Gjuha është ajo që e bën njeriun një qenie shpirtërore. Monumentet më të lashta të gjuhës së njerëzimit, qoftë Bibla, epopetë e Homerit apo këngët popullore gjermane, angleze , japin të njëjtën paraqitje të "sublimes" së natyrës dhe të madhështisë së Hyjnorit. (Anglezi Edmund Bërke, 1729-1797, kishte futur në debatin europian konceptin e "sublimes" si përvojë e diçkaje shumë të madhe dhe e forcës së natyrës.) Poezia, në çdo kohë, përmban të njëjtën "shkëndijë hyjnore", si ajo e Uiliam Shekspirit (1564-1616) - që Herderi ia zbuloi publikut gjerman - ashtu edhe ajo e autorëve të më vonshëm, të tillë si Aleksandër Popi (1688-1744) apo Fridrih Gotlieb Klopstoku (1724-1803). Atje ku ndjenja e gjuhës, kuptimi dhe arsyeja formojnë një unitet të pashkatërrueshëm, filozofia zyrtare dhe teologjia dogmatike, por sidomos shteti i organizuar në mënyrë burokratike, shkaktojnë një efekt artificial dhe mekanik. Këto ide, të shprehura gjithmonë me vrull dhe me një ton nganjëherë patetik, e bënë Herderin zgjuesin e madh të rinisë dhe të revoltës letrare të Stnon und Drang në Gjermani. Vepra kryesore e Herderit, Ideen zur Philosophie der Geschichte dzr Menschheit (Ide mbi filozofinë e historisë së njerëzirmt, 1784-1791), është para së gjithash një kundërshtim i Kritikës së arsyes së kulluar të Kantit. Herderi nuk e pranon ndarjen e kryer nga Kanti midis intuitës dhe mendimit, as atë midis mendimit empirik të shkencave fizike dhe natyrore dhe arsyes morale. Sipas tij, natyra është e arsyeshme vetë përderisa vetë njeriu është pjesë e saj. Dhe nuk ekziston sferë "ideale" e detyrës së vetme, që do ta ndante nga bota natyrore dhe që është vetvetiu e arritshme për secilin. Ajo që duhet të jetë, në histori bëhet realitet empirik: natyra është gjithmonë e vetëdijshme për vetveten dhe "të bërit vetvetja" historike e natyrës përsëritet në historinë e jetës si në edukimin e çdo njeriu. Për teologun Herder, ideja që tërësia e natyrës, Krijimi në forcën e tij, arrijnë te çdo njeri nëpërmjet vetëdijes së tij, lidhet me konceptin e krishterë të shëlbimit. Të gjithë jemi të krahasueshëm me "Birin e Njeriut" të Shkrimeve kur kuptojmë se shpirti i Zotit që vepron te Krijimi është te ne dhe në natyrën tonë mërshore. Filozofi gjerman Fridrih Hainrish Jakobi (1743-1819), vuri në dukje se teoria e Herderit mbi njëjtësimin midis natyrës dhe shpirtit - Krijuesi bëhet i vetëdijshëm për veten vetëm në Krijimin e tij - ekzistonte në panteizmin e Baruk Spinozës. Me qëllim që të mos e akuzonin për ateizëm, Herderi njihte ekzistencën e një Krijuesi jashtë natyrës, por në brendësi të botës natyrore. Fakti i vënies në të njëjtin rrafsh i natyrës dhe shpirtit hyjnor mund të cilësohej "panteizëm".

Në vitet e fundit, Herderi kundërvuri me forcë të madhe teorinë e unitetit hyjnor të qenies dhe të vetëdijes ndaj "kotësive gojore" të mendimit kritik - domethënë analizuese - të Kantit. Beteja me këtë të fundit e veçoi disi Herderin nga jeta intelektuale gjermane; përveç kësaj, mendimi i tij se "gjithçka është Unë" nuk paraqiste asnjë bazë për zhvillimin e një filozofie sistematike. Nga ana tjetër, idetë mbi gjuhën, historinë dhe natyrën, që Herderi kishte formuluar në rininë e tij, patën jehona të zgjatura dhe ndihmuan në formimin e lëvizjes romantike në Gjermani.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.44, botimi i tretë, Prishtinë 2004