Johann Christian Bach

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Johann Christian Bach (shqiptoje Johan Kristian Bah) (1735-1782) ishte një kompozitor gjerman nga Gjermania.

Johan Kristiani apo Bahu i Londrës[nevojitet citimi], ishte biri më i ri çiftit të vjetër bashkëshortorë Bahu me gruan e dytë Ana Magdalenën (Anna Magdalena). Së pari në shtëpi e pastaj në Berlin ju nënshtrua mësimeve muzikore të të vllaut më të vjetër Karl Filip Emanuelit. Më 1756 shkoi në Itali për të studiuar tek Padre Martini (1706-1784) në Bolonjë. Që nga viti 1760 si Organist në Domin e Milanos, Bahu kompozojë edhe opera. Nami i ti ju përhapë gjerë në Angli. Më 1762 ai shkoi në Londër, ku së shpejti u emërua mjeshtër i muzikës së avancuar të Mretit dhe më 1764 së bashku me kompozitorin Karl Friderih Abel (1723-1787) thirren në jetë Koncertin Bah-Abel. Ky koncert ishte edhe ideja e organizimit të koncerteve të bazuara në parapagues. Për tetëvjeçarin Volfgang Amadeus Moxartin (Wolfgang Amadeus Mozart) takimi me Bahun në Londër më 1764/65 ishte një kënaqësi muzikore.