John Cam Hobhouse

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Historical illustrations of the fourth canto of Childe Harold, 1818
Lordi Broughton, nga një miniaturë

John Cam Hobhouse, Baroni i Parë Broughton i njohur edhe si Lord Broughton personalitet politik dhe letrar anglez. Mik i shkrimtarit Xhorxh Bajron. Bshkëudhëtues në Shqipëri.

Miqësia me Bajronin dhe udhëtimet në Evropë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë kohës në Cambridge, Broughtoni u miqësua me Lordin Bajron, i cili e shoqëroi atë në një tur rreth Spanjës, Greqisë dhe Turqisë në 1809-ën. Hobhouse-i ishte i pranishëm në Betejën e Drezdenit në Gusht 1813 dhe duke ndjekur ushtritë e Koalicionit nëpër Francë, ai e pa Luigjin e XVIII-të të hynte në Paris në Maj 1814.

Në vitin 1815, Broughtoni ishte përsëri në Paris pas rikthimit të Napoleonit nga Elba dhe e tregoi mospëlqimin e tij ndaj Burbonëve dhe simpatinë për Bonapartin duke shkruajtur një pamflet të titulluar Thelbi i disa letrave të shkruajtur nga një anglez banues në Paris gjatë sundimit të fundit të perandorit Napoleon. Kjo shkaktoi turbulli në Angli dhe më shumë në Francë duke bërë që përkthimet franceze të shtiheshin në dorë nga shteti dhe përkthyesi dhe botuesi u burgosën.

Një tjetër periudhë udhëtimesh me Bajronin vijoi dhe kësaj here Hobhouse shkruajti disa shënime në këngën e katërt të Çajld Haroldit. Kjo këngë më pas iu dedikua atij dhe një botim i rishikuar i një pjese të shënimeve të tij me titull Ilustrime historike të këngës së katërt të Çajld Haroldit që përmban disertacione mbi rrënojat e Romës dhe një ese mbi letërsinë italiane, u publikua në vitin 1818. Ai ndante entuziazmin e Baronit për lirimin e Greqisë dhe pas vdekjes së poetit në 1824 ai mbajti testamentin dhe mbikqyri funeralin e tij.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]