Johnny Cash

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Johnny Cash
Johnny Cash në 1969ën
Johnny Cash në 1969ën
Informacione
Emri J. R. Cash
Pseudonim(e) The Man in Black
Lindja 26 Shkurt 1932 - Kingsland, Arkansas, SHBA
Vdekja 12 Shtator 2003 - Nashville, Tennessee, SHBA
Profesion(e) këngëtar-kompozitor
Label Sun, Columbia,
Mercury, American, House of Cash
Instrument(e) Vokal
Kitare
Piano
Fizarmonikë
Mandolinë
Vite aktiv 19552003
Webfaqja
www.JohnnyCash.com


Johnny Cash lexo. Xhoni Kesh, i lindur J. R. Cash, (26 Shkurt 1932 - 12 Shtator 2003) ishte një këngëtar-kompozitor amerikan, fitues i disa Grammy Award dhe ndikues i zhanreve country/rock & roll. Cash ishte burri i këngëtares dhe kompozitores country June Carter Cash.

Cash ishte i njohur për tingullin e tij të thellë, zërin e tij dallues, boom-chick-a-boom ose "tren trasportues" e grupit të tij Tennessee Three të mbështetjes, sjelljen e tij, dhe veshjen e tij të errtë, që i solli pseudonimin "Njeriu në të Zeza" (ang. The Man in Black). fillonte zakonisht koncertet me introduksionin e thjeshtë "Tjeta, Unë jam Johnny Cash" (ang. Hello, I'm Johnny Cash).

Shumica e muzikës së Cash-it, sidomos ajo e karrierës së vonë, jehonte (ang. echoed) tema dëshpërimi, vuajtje morale dhe larje të mëkateve. Kënga e tij e firmës përfshinte "I walk the Line" (sq. Kalova linjën), "Folsom Prison Blues" (Burgu Blues i Falsom-it), "Ring of Fire" (Unaza e zjarrit), "That Old Wheel" (duet me Hank Williams Jr.), "Cocaine Blues", dhe "Man in Black" (Njeriu në të Zeza). Ai po ashtu regjistroi disa këngë humoristike, si "One Piece at a Time", "The One on the Right is on the Left", "Dirty Old Egg-Sucking Dog" dhe "A Boy Named Sue"; numra rock-and-rolli si "Get Rhythm".

Shiti më shumë se 50 milion albume në pesëdhjetëvjeçarin e parë të karrierës së tij dhe arriti të marr një "pozicion komandimi në historinë e muzikës".[1]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

Shikoni edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Johnny Cash
Wikinews
Wikinews gjeni lajme më aktuale për temën:
'Ring of Fire' burns home of late Johnny Cash






  1. ^ "Historia e Johnny Cash," Korridori i të Famshmeve të Muzikës Kountri (Anglisht)