Jonesboro
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jonesboro (shqiptohet xhonsboro) është një qytet në Rrethin Craighead, Arkansas, Shtetet e Bashkuara. Sipas vlerësimeve të Zyrës Regjistrimit, popullsia e qytetit në vitin 2005 ishte rreth 59 mijë banorë. Jonesboro është qyteti më i madh në Arkansasin verilindor dhe qyteti i pestë më i populluar në shtet.
Jonesboro është një qendër rajonale industriale, bujqësore, mjekësore, tregtare dhe arsimore. Universiteti Shtetëror i Arkansasit ndodhet në Jonesboro.
[redakto] Qytetarë të shquar të Jonesboro
- John Grisham - shkrimtar
- Debbye Turner - Miss America 1990