Jorgo Karaxaferi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Jorgo Karaxaferi

Jorgo Karaxaferi (Γεώργιος Καρατζαφέρης) është gazetar dhe politikan grek, themelues dhe lider i partisë ultranacionaliste LA. O. S. Është gjithashtu dhe nënkryetar i partisë IND/DEM (Independence and Democracy) në parlamentin evropian.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindi në 11 gusht 1947 në Athinë ndërsa me origjinë është nga Arkadia malore. Në 1959 futet në shkollën Varvakio (Βαρβάκειο). Që në moshën 15 vjeç fillon të merret me Radio, më vone në 1971 fillon të marri mësime nga një kanal televizor në MontrealKanadasë. Ne 1977 themeloj kompaninë e informimit dhe marrëdhënieve publike (R. TV. P. R ΑΕ) dhe në 1983 krijoj gazetem "Tv Press". Në 1990 ngriti stacionin radiofonik RadioCity dhe televizor TeleCity (më vonë u quajte "Τηλεάστυ", emër me të cilin ka edhe sot).

Në vitin 1983 i jepet burse nga fondacioni Adenauer dhe në 1994 mori edhe formalisht diplomën e gazetarisë me korrespodencë nga London School of Journalism. Në vitin 2000 themelon gazetën A1, organi që përfaqëson edhe LA. O. S. Ka punuar si gazetar pranë gazatave (Έθνος, Εμπρός, Εθνικός Κήρυκας και Νέα Πορεία (Organi kryesor i Demokracia e Re), dhe si komentues/analist në gazetat Ελεύθερος, Απογευματινή και Ελεύθερος Τύπος.

Pikëpamjet politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Jorgo Karaxaferi njihet si një figure e ekstremit të djathte radikal, edhe pse ideologjikisht nuk është i qartë, duke përkrahur edhe njerëz me bindje të majta. Në 1974 nxirrte gazetën pro familjes Mbretërore Stema e Demokracisë «Το Στέμμα της Δημοκρατίας». Vazhdimisht ka përkrahur dhe ka qenë pro organizatës terroriste ultraradikale të djathte dhe neonaziste "Veza e arte" (Χρυσή Αυγή), që jo rrallë herë ka sulmuar në grup emigrantët Shqiptar. Jorgo Karaxaferi ka kërkuar në parlamentin grek që të dëbohen dhe të mos lejohet hyrja njerëzve që vinë nga një vend si Shqipëria ku historikishtë ka pasur pretendime ndaj Greqisë. Ka pretenduar se disa politikanë grek si Kosta Simiti, Jorgo Papandreu dhe Miltiadh Evert, të cilët sipas tij për arsye të paditura kanë fshehur origjinën e tyre hebraike dhe së disa të tjerë faktin së janë Masonë. Kishte thënë se : "Në rrathë të parë unë nuk jam Hebre, le ta thotë këtë edhe kryeministri. Së dyti, nuk jam komunist, le ta thotë këtë Z. Karamanli. Së treti, unë sjam homoseksual, këtë nuk mund ta thonë shumë". (Këto i ka thënë në Korinth gjatë një fjalimi në publik 28 maj 2002).