Stalini
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Joseph Stalin)
Josif Visarionovic Xhugashvillit i njohur si Stalini, (1879-1953), ishte politikan dhe burrështetas sovjetik, bartës i ideologjisë së njohur si stalinizëm.
Trivia [redakto]
- Stalini lindi në Gori të Gjeorgjisë më 21 dhjetor 1879.
- Në vitin 1913 u internua në Siberi.
- Në vitin 1917 u bashkua me tezat e prillit të Leninit.
- Gjatë viteve 1917 - 1922 ishte komisar i popullit për kombësitë. Gjatë kësaj kohe ai ndoqi nje politike centralizimi ndaj republikave te tjera sovjetike.
- Nga viti 1922 ishte sekretar i përgjithshëm i partisë.
- Gjate periudhës 1924- 1929 eliminoi kandidatët e tjerë si pasardhës të Leninit. Ne fillim duke u mbështetur edhe nga Kamenievi e Zinovievi, eleminoi Trockin, ndërsa më 1927 i eliminoi edhe ata. Po kështu në vitin 1929 eliminoi Buharinin dhe Rikovin. Gjatë viteve 1929-1930 ndërmori kolektivizimin e përgjithshëm të bujqësisë.
- Në gusht të vitit 1939 nënshkroi paktin e mossulmimit me Gjermaninë. Kur Bashkimi Sovjetik u sulmua nga Gjermania më 22 qershor të vitit 1941, Stalini arriti të mobilizojë popullin duke i bërë thirrje patriotëve rus e të popujve të tjerë të bashkësisë sovjetike.
- Që nga viti 1941 u bë kryetar i këshillit të komisariatit të popullit, komandant dhe shef suprem i Ushtrisë së Kuqe dhe në vitin 1943 u bë marshall.
- Pas fitores së aleatëve mbi nazifashizmin, Bashkimi Sovjetik vendosi influencën ruse në shumë vende të Evropës së Lindjes, shumica e të cilavë u çliruan nga ushtria sovjetike.
- Vdiq më 5 mars të vitit 1953 në rrethana misterioze.
- Pas vdekjes së tij Kongresi i XX I Partisë Komuniste të BS (1956) ndërmori fushatën e “destalinizimit” dhe të rehabilitimit të viktimave të tij.
- Trupi i Stalinit, pas kësaj u hoq nga Mauzoleu i Leninit, ku ishte vendosur.
|
Udhëheqësit e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik |
|---|

