Josif Bageri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Josif Bagëri)
Shko te: navigacion, kërko
Josif Bagëri

Josif Bageri (1868 - 1915) nga Reka e Epërme e Dibrës ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë kombëtare. Ai ishte poet me talent të rallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), gazetar dhe publicist si dhe atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes kombëtare shqiptare.

Josif Bageri u lind në vitin 1868 në fshatin Nistorvë, i cili në atë kohë administrativisht i takonte sanxhakut të Dibrës, kurse tani – rrethi i Gostivarit. Në vendlindjen e tij e kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë. Për shkak të rrehtanva politike të asaj kohe Josif nuk pat mundësi të fillojë shkollimin në moshën e duhur. Leximin dhe shkrimin shqip e përvetësoi në Sofje në moshën 17 vjecare. Atje jetoi si mërgimtar, ku për një kohë të gjatë punoi si këpuctar. Krahas kësaj pune Josifi në Sofje, prej vitit 1887 u inkuadrua edhe në lëvizjen kombëtare shqiptare. Në këtë kohë, Sofja ishte e stërmbushur me atdhetarë, te cilët i ndiqte pushteti osman , për shkak të veprimtaris së tyre. Më 1 janar te vititi 1893 ne Sofje u themelua shoqëria shqiptare “Dëshira”, ndërsa Josifi ishte njëri ndër themeluesit dhe aktivistët më të shquar të sajë. Kah fund i vitit 1899 shkoi në Stamboll për të vizituar poetin tonë të madh Naim Frashërinë, i cili ishte shumë i sëmurë dhe dergjej në shtrat. Takimi me Naimin i la mbresa të mëdha. Ndikimi i tij ishte jashtzokinsht i madh tek Josifi, sa që pas vdekjes se Naimit shkruajti edhe poezi për të:

Gjat periudhës së viteve 1905 – 1907 Josifi ndihmoi shumë në përhapjen e arsimit shqip ndër masat popullore. Ishte luftëtar i denjë për gjuhën dhe shkollën shqipe dhe si rezultat i saj, në shtator të vitit 1908 në fshtatin e tij të lindjes hapi edhe një shkollë shqipe. Në maj të vitit 1910, në Sofje fillon të botojë gazetën me titull “Shqypeja e Shqypnisë ”, e cila luajti një rol të madh në përhapjen e asrsimit dhe në trajtimin e cështjes kombëtare. Pas shpalljese së pavarsisë së Shqipërisë, Bageri kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Durrës. Atje qeveria e emron redaktor të revistës “Ushtima e Krujës”. Në vitin 1915 , gjatë një udhëtimi të mundimshëm nga Durrësi për në Sofje, i lodhur e irraskapitur fizikisht Vdes ne Prishtinë.

Josofi Bageri punoi shumë për cështjën shqiptare. Punoi pa u lodhur, duke lënë pas shumë shkrime teë botuara e të pabotuara; poezi e prozë, platoforma politike, artikuj, komente, reagime, klidhje politike etj. Gjate veprimtarisë së tij pati një bashkpunim te ngushtë me dibranët: Said Najdenin e Jashar Erebarën, m Atanas Albanskin nga Reka e Epërme, me Nikolla Ivanajn, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetar të tjerë. Personaliteti dhe veprat e tij politike, letrare e publicistike meritojnë respekt të lartë.


Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]