Juan Jesus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Juan Jesus
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJuan Guilherme Nunes Jesus
Datëlindja (1991-06-10) 10 qershor 1991 (32 vjeç)
VendlindjaBelo Horizonte, Brazil
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Roma
Numri5
Karriera me të rinjtë
2006–2009Internacional
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2011Internacional25(0)
2012–2016Internazionale110(1)
2016–Roma48(1)
Karriera ndërkombëtare
2009–2011Brazili U–2017(0)
2012Brazili U–236(0)
2012–Brazili4(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 28 janar 2017
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 11 shkurt 2013

Juan Guilherme Nunes Jesus (lindur më 10 qershor 1991), njohur më mirë si Juan Jesus ose thjesht Juan është një futbollist brazilian i cili luan me klubin italian A.S. Roma, huazuar nga InterSerie A dhe me kombëtaren braziliane. Ai mund të luaj si mbrojtës qëndre ose si mbrojtës i majtë.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Internacional[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi nisi karrierën me ekipin brazilian të Fustalit, por në vitin 2006, ai u bashkua me skuadrën e moshave të Sport Club Internacional. Juan bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2010, duke fituar Copa Libertadores. Ai u largua nga Internacional në vitin 2012, pasi u ble nga Inter.

Ai gjithsej luajti 25 ndeshje, pa mundur të shënoj ndonjë gol.

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 30 janar 2012, Inter komfirmoi se kishte blerë kartonin e brazilianit Juan Jesus. Ai debutoi në javën e fundit të Serie A të sezonit 2011–12 kundër Lazios, pasi hyri si zëvëndësues në vend të Diego Militos.

Në sezonin 2012–13, Juan Jesus ishte zgjedhja e parë e trajnerit Andrea Stramaccioni në formacionin 3–5–2 sëbashku me mbrojtësit Andrea Ranocchia dhe Walter Samuel. Më 19 maj 2013, në javën e fundit të Serie A, Juan shënoi golin e parë në karrieren e tij në humbjen e Interit 2–5 kundër UdinesesSan Siro.

Në gusht 2013, në një ndeshje miqësore kundër Real Madrid, Juan u bë kapiten për herë të parë i skuadrës.

Më 12 korrik 2013, Juan Jesus la fanellën me numrin 40 për të marrë fanellën me numrin #5, pas largimit të legjendës Dejan Stanković. Më 29 shtator 2013, Juan rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2018 me një pagë 1.2 milion në vit.[1][2]

Roma[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 14 korrik 2016, Jesus u bashkua zyrtarish me A.S. Romën në formë huazimi për 2 milion € dhe një detyrim për shifër shtesë prej 8 milion € për arritjen e disa objektivave të caktuar sportiv.[3] Detyrimi u aktivizua në mes të sezonit 2016–17; klubi rezervoi shifrën e huazimit në 1.153 milion € dhe shifrën shtesë 8 milion € në raportin financiar.[4]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Juan në të shkuarën ka luajtur me kombëtaret braziliane U–18 dhe U–19. Në vitin 2010, ai u thirr nga trajneri Ney Franco për të luajtur me kombëtaren U–20. Në vitin 2011, ai ishte pjesë në skuadrën e suksesshme që fitoi trofeun South American Nën-20 2011, duke luajtur në të gjitha ndeshjet e turnamentit. Në të njëjtin vit, ai mori pjesë në Kupën e Botës U–20 ku impresioni sërisht.

Më 26 maj 2012, ai bëri debutimin e tij për kombëtaren e parë në fitoren 3–1 kundër Danimarkës duke luajtur 90 minuta. Ai luajti 90 minuta edhe në humbjen me rezultatin 4–3 kundër rivalëve të Argjentinës.

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Juan zakonisht luan si qëndër mbrojtës, por ai mund të luaj edhe në të dy krahët e tjera të mbrojtjes. Ai e ka krahasuar veten me mbrojtësin tjetër brazilian Lúcio, për të cilin ka thënë që e konsideron si idhullin e tij. Ai njihet për agresivitetin e tij në fushën e lojës, forcën dhe fizikun e mirë. Këmba e tij e preferuar është e majta.

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 5 korrik 2013.[5][6][7]

Sezoni Skuadra Liga Liga Kupa Tjetër Kontinenti Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Brazil Liga Copa do Brasil Liga Amerika e Jugut Total
2010 Internacional Série A 7 0 10 0 1 0 18 0
2011 18 0 6 0 0 0 24 0
Italia Liga Kupa e Italisë Superkupa Europa Total
2011–12 Inter Serie A 1 0 0 0 0 0 0 0 1 0
2012–13 31 1 4 0 9 0 44 1
2013–14 27 0 2 0 0 0 29 0
2014–15 0 0 0 0 0 0 0 0
Karriera në total Brazil 25 0 16 0 1 0 42 0
Italia 59 1 6 0 0 0 9 0 74 1
Karriera në total 100 1 6 0 16 0 10 0 116 1

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndeshjet dhe golat me Brazilin.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "INTER, tempo di rinnovi: Juan Jesus fino al 2018". ItaSportPress.it. 29 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2015. Marrë më 16 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Inter, rinnova Juan Jesus: accordo fino al 2018 e ritocco dell'ingaggio". TuttoMercatoWeb.com. 29 shtator 2013. Marrë më 16 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Punë e kryer: Jesus transferohet te Roma (Foto)". Gazeta Express. 12 korrik 2016. Marrë më 18 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  4. ^ "Relazione Finanziaria Annuale per l'esercizio chiuso al 30-6-2017" (PDF). A.S. Roma. 5 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 nëntor 2017. Marrë më 6 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Football : Juan Jesus". Football Database.eu. Marrë më 11 shkurt 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Brazil - J. Jesus - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 11 shkurt 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Profili i Juan te UEFA". UEFA. Marrë më 11 shkurt 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]