Judaizëm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Judaizmi është feja e popullsisë hebraike me rreth 15 milionë besimtarë siç u njoftua nga statistikat e vitit 2006. Është një nga besimet e para monoteiste të regjistruara dhe një prej feve më të vjetra trashegimore (tradicionale) të ushtruara gjer në ditët e sotme. Vlerat dhe historia e popullit hebre janë një pjesë e madhe e themelit të feve të tjera Abrahamike siç janë Krishterimi, Islami si edhe Samaritanizmi dhe besimi Bahá'í.