Julian Deda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Julian Deda është një nga aktorët dhe komedianët më të famshëm në Shqipëri. Lindi në Shkodër më 15 Shtator 1981,[1] është djali i aktorit dhe komedianit të famshëm të skenës dhe ekranit Z. Zef Deda.

Ka mbaruar shkollën e mesme "Jordan Misja" në Shkodër. Në vitin 2000 fiton të drejtën e studimeve në "Akademinë e arteve në Tiranë" fakultetin e artit skenik, dega aktrim. Diplomohet me rezultate të shkëlqyera në vitin 2004.

Që nga mbarimi shkollës së lartë, Julian Deda është një aktor në aktivitet të plotë artistik skenik dhe sidomos televiziv. Ai e filloi karrierën në spektaklin "Portokalli" në Top Channel. Në 2008 transferohet në TV Klan gjithashtu në projekte mjaft të suksesshme televizive.

Ne vitin 2009 behet aktor në Platformën Dixhitale Tring në "Apartamentin 2XL" , spektakël ky mjaft i njohur dhe i dashur nga publiku. Ne vitin 2018 dhe ne vazhdim kthehet ne TV Klan per te vazhduar me nje tjeter produksion te suksesshem "Klanifornia"[2].

Gjatë gjithë kësaj kohe Julian Deda ka marrë pjesë si aktor në dhjetëra pjesë dramatike, dhe në disa filma artistik. Ai jeton në Tiranë së bashku me bashkëshorten Znj. Armanda Deda dhe me dy fëmijët e tij Reina dhe Mateo. Julian Deda vazhdon të jetë një nga aktorët më të dashur në Shqipëri.

Lindur ne Shtator 1981 ne Shkoder. Ne te njejtin qytet mbaron filloren, tetevjeçare dhe te mesmen ne gjimnazin "Jordan Misja" ne vitin 2000. Gjate kesaj kohe bie ne sy talenti dhe deshira per tu perfshire ne aktivitete kulturore, duke u angazhuar ne pothuajse te gjithe aktivitetet artistike e shkollave te qytetit.

Njekohesisht nisin pjesmarrjet ne vepra te ndryshme ne Teatrin MIGJENI te Shkodres.

Ne vitin 2000, konkuron ne Akademine e Arteve ne Tirane, ne degen Aktrim. Fiton te drejten e studimit me pike maksimale. Diplomohet ne vitin 2004 me rezultate te shkelqyera dhe mbi 17 role teatrale gjate procesit mesimor dhe jashte tij.

Ne Shtator 2004 nis karrieren ne televizion, kryesisht ne fushen e humorit. Gjate ketyre viteve ka realizuar disa rrole ne teater. Edhe pse spikat dhe duket qarte se habitati i tij natyral eshte komedia, ai ka nje spekter te gjere rolesh edhe ne zhanre te tjera, si drame dhe tragjedi. Njekohesisht eshte aktor pjesmarres ne disa filma artistik dhe ne shume te tjere me metrazhe te shkurter. Por ajo qe mbizoteron ne karrieren e tij eshte komedia.

Speklaklet televizive zene pjesen me te madhe ne karrieren e tij. Qe prej vitit 2004 dhe ne vazhdim eshte nje nga aktoret me te njohur dhe me te dashur ne Shqiperi. Ka ushtruar profesionin e tij ne tre televizionet me te mira shqiptare, ne Top Channel, Tv Klan dhe ne Vizion Plus & Tring. [3]

Jane te panumerta karakteret komike te krijuara prej tij. Nese do benim nje llogari te shpejte, gjate ketyre viteve numeron mbi 1000 premiera televizive, ne brendesi te te cilave ka interpretuar qindra karaktere, duke bere detyren e tij si profesionist me qellimin kryesor, percjelljen e mesazhit dhe kenaqesise te publiku[4].

Jashte profesionit, njihet si person i angazhuar ne shume çeshtje sociale, duke kontrubuar me ze e me figure ne permiresimin e mendimit qytetar dhe sigurisht ne reagime qe rrisin ndikim e shoqerise ne vendin tone[5].

Së fundmi Julian Deda ka lançuar edhe një emision në SYRI TV me emrin 99% nga Jul Deda.[6]

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Titulli Personazhi Shënimet
2009 Gjallë Vëllai i dytë i Fatimes Debutimi i parë
2010 Der Albaner Florenci
2013 Simon[7] Simoni
  1. ^ https://360grade.al/288975/feston-ditelindjen-e-dini-sa-vjec-mbush-sot-julian-deda/
  2. ^ Balla, Gerti (2022-11-19). "Klanifornia – Episodi 11 – Sezoni 6 (19 Nëntor 2022)". Tv Klan (në anglisht). Marrë më 2023-03-24.
  3. ^ "Julian Deda". IMDb (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-03-24.
  4. ^ Telegraf, Gazeta. "Julian Deda dhe Fatma Haxhialiu në komedinë e shkëlqyer "Një dasmë e hatashme"". Gazeta Telegraf. Marrë më 2023-03-24.
  5. ^ "Aktori Julian Deda thirrje qytetarëve: Ndryshimi nuk vjen nga kafja! Dilni protestoni". BoldNews.al (në anglishte amerikane). 2023-03-03. Marrë më 2023-03-24.
  6. ^ "Në SYRI TV - VIDEO/ Julian Deda zbulon te 'Piranjat' emisionin e tij '99%'". Syri | Lajmi i fundit. 2023-11-10. Marrë më 2023-11-16.
  7. ^ https://www.youtube.com/watch?v=N593YgrH2eU