Jusuf Bajraktari
Prof. dr . Jusuf Bajraktari, historian. Është lindur më 27.3.1948, në Morinë, Gjakovë.
[redakto] Biografia
Prof. dr . Jusuf Bajraktari më 1962 mbaroi shkollën fillore në Ponoshec.Ndërsa më 1966 gjimanzin në Gjakovë. Më 1973 Fakultetin Filozofik, dega e Historisë në Prishtinë. U magjistrua më 1980 në temën: “Plenumi i Brionëve dhe jehona e ndikimi i tij në Kosovë”, Fakulteti Filozofik, Prishtinë. Tezën e doktoratës “Gjakova me rrethinë në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX (1878-1912)” e mbrojti më 1985 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.. Prof. dr . Jusuf Bajraktari për herë të parë u punësua në vtin mësimor 1966 - 1967 mësues në shkollën fillore në Ponoshec. Mandej vazhdoi në vitin shkollor 1971-1973 arsimtar i historisë në shkollën e mesme ekonomike, shkollën e mesme teknike dhe në gjimanzin “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Pastaj në periudhën 1973-1978 bashkëpunëtor profesional në Sekretariatin për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kosovës në Prishtinë . Prej 1.2.1978 e deri më sot punon në Institutin e Historisë në Prishtinë. Ndërsa Nga janari i vitit 2000 është drejtor i Institutit.
