Kçiqi i Madh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kçiq i Madh
Fshat

Kçiq i Madh është një vendbanim në komunën e Mitrovicës, Kosovë.


Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kçiqi i Madhë gjendet ne komunën e Mitrovicës dhe është fshati me i madh ne Mitrovice. Kçiqi i Madh kufizohet me Shupkocin, Zasellën, Cernushën, Smrekonicën, Pantinën, Svinjarën. Më poshtë Kçiqit vazhdon lumi Sitnica. Kçiqi i Madh është lokaliteti më i madh në komunën e Mitrovicës dhe njëri ndër lokalitetitet dhe fshtrat më të mëdha në të gjithë vendin, ai shtrihet përgjatë magjistrales Mitrovicë – Prishtinë në një gjatësi prej rreth 4 kilometra, me rreth 3 mijë shtëpi dhe ekonomi familjare dhe mbi 11 mijë banorë. Banorët e tij njihen për mikpritjen dhe humanitetin e treguar gjatë periudhës së luftës, ku u strehuan dhe u mirpriten në momentet më të rënda të historisë sonë të fundit mbi 45 mijë banorë të fshtratrave të dëbuar nga shtëpitë e tyre prej Drenicës, Artakollit e deri në Llap.

Lagjet më të mëdha në fshat janë Berisha, Beka, Fejza, Abiti, Beqiri, Hyseni, Brahimi, Shosholli, Zahiti, Aliu, Ibishi, Rushiti, Selimi, Avdiu etj.

Burgu i Smrekonicës është në afërsi të Kçiqit.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Kçiq të Madh jetojnë banore vetëm me origjine shqiptare.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Kçiq i Madh plotëson kushtet kryesore për jetë të banorëve ka të instaluar ujësjellsin, ka shkollë, rrugë të asfaltuara, market, furrë buke etj. Po ashtu pjesa afër lumit Sitnica është një toke mjafte pjellore,ku produktet bujqesore si:patatja, specat, lakrat, fasulja, spanaqi, domatet, qepet... janë te njohura ne Mitrovicë dhe Vushtrri, pa harruar edhe produktet e qumshtit, sepse ne fshati ofron edhe mundesi te mira për rritjen e lopeve dhe deleve, mirpo qe ne kohen e pasluftes numri i tyre është zvogluar dukshe. Ne Kçiq gjendet edhe gurethyesi.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati "Kçiq i Madh" edhe në të kaluarën e popullit tonë ka pas personalitete të njohur që ndihmuan dhe kontribuan në zhvillimin dhe formimin e Republikës së Kosovës, por edhe në ditët e sotme ka mjaft figura të rëndsishëm si profesorë, prokuror,polic,mësues, sportist, muzicient etj.

Arsimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky fshat njihet edhe për numrin e madh të sportistëve, intelektualëve dhe punëtorëve të arsimit, muzikantëve ndërsa për minatorë, punonjës të kapaciteteve të ndërmarrjes së Trepçës as që diskutohet pasi ka shumë familje që kanë punuar e që vazhdojnë të punojnë në to. Aktualisht nxënësit e këtij fshati mësimet i ndjekin në dy shkolla në shkollën fillore “Bislim Imeri” që ndodhet në qendër të fshatit (mbi 630 nxënës) si dhe në shkollën "Enver Hadri" Smrekonicë ku ndjekin mësimet rreth 310 nxënës.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Perveq kontributit në luftë me armë në dorë ku kanë marr pjesë shumë banorë të këtij fshati, duke qenë arteria kryesore e lëvizjes ndërmjet Shalës e Drenicës, nëpër këtë fshat kanë kaluar e lëvizur njësi të shumta ushtarake, ushqim, armatimi dhe drejtuesit politikë e ushtarakë si dhe komandantë të shumtë të luftës së UÇK-së. Ndërsa fal humanizmit dhe punës së palodhshme të nënave e motrave të këtij fshati muaj të tërë nga këtu është derguar ushqim, bukë kryp e zemer në pikat më të largëta të zonës operative të Shalës. Nga zemergjerësia e banoreve ushtarët tanë në pikat e fronit kanë marr veshmbathje, shtrojë dhe ushqim duke e bërë Kçiqin shtyllë kryesore e mbështetjes dhe funskionimit të logjistikës së UÇK-së në zonën operative të Shalës.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]