Këndvështrimi islam mbi Ditën e Gjykimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ajete http://sq.wikibooks.org/wiki/SHENJAT_e_m%C3%ABdha_para_Dit%C3%ABs_s%C3%AB_Gjykimit_(Kiametit)#Mehdiuga kreu: Plotësim Tema: Dita e shkatërrimit (Kijametit) 187. Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: "Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: "Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)". (7-A'raf) 85. E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s'ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhammed) sillu me njerëzishmëri. (15-Hixhr) 77. Vetëm All-llahut i takon (ta dijë) fshehtësia e qiejve dhe e tokës! Çështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send. (16-Nahl) 21. Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t'i shohin njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: "Ndërtojuni atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: "Do të ndërtojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami". (18-Kehf) 75. Thuaj: "Atij që është në humbje (në mosbesim), le t'ia vazhdojë atij i Gjithëfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët në përkrahje!" (19-Merjem) 1. O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe. 2. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër. 7. Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t'i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit). 55. Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur'anin), derisa t'u vijë kijameti befas ose t'u vijë dënimi i ditës së pafrytshme. (22-Haxhxh) 11. Por jo, ata përgënjeshtruan kijametin, e Ne për ata që nuk besojnë ditën e gjykimit kemi përgatitur zjarr të fortë. (25-Furkan) 12. E ditën kur të ndodhë kijameti, kriminelët heshtin. 55. E ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në Dunja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës. (30-Rum) 34. S'ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç'ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri. (31-Lukman) 63. Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: "Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!" (33-Ahzab) 46. Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): "Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!" (40-Gafir) 50. E nëse pas të këqijave që e goditën Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: "Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kem gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do ta kem edhe më mirë!" Ne patjetër do t'i njoftojmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do t'u japim të përjetojnë dënim të rëndë. (41-Fussilet) 61. E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje, kjo është rruga e drejtë. 66. Nuk presin tjetër ato (grupe) përveç katastrofës, t'u vijë befas duke mos e hetuar fare. (43-Zuhruf) 18. Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t'u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur t'u vijë kijameti? (47-Muhammed) 1. Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh). 36. Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime. (54-Kamer) 42. Ty të pyesin për kijametin: "Kur do të ndodhë ai?!" 43. Po, në çfarë gjendje je ti t'ua përkujtosh atë? 44. Vetëm te Zoti yt është dijenia për të. 45. Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij. 46. Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t'u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj. (79-Nazi'at)