Këshilli i Ministrave i Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Këshilli i Ministrave
Themelimi4 dhjetor 1912
ShtetiShqipëria Shqipëria
Faqja zyrtarekryeministria.al
Dega zbatuese
Kreu i qeverisëEdi Rama
EmëruesiPresidenti
SeliaKryeministria
DegëtMinistritë e Shqipërisë

Këshilli i Ministrave është pushteti zbatues i Shqipërisë. Këshilli drejtohet nga Kryeministri i Shqipërisë. Kryeministri emërohet nga Presidenti nga ata kandidatë, të cilët gëzojnë mbështetjen e shumicës në Kuvend; kandidati prandaj zgjidhet nga Kuvendi.[1] Në mungesë të kryeministrit, zëvendëskryeministri merr përsipër punët e tij. Janë pjese e Këshillit 19 anëtarë të tjerë të qeverisë, që shërbejnë si zëvendëskryeministra, ministra qeveritarë ose të dyja; ato zgjidhen nga kryeministri dhe pohohen nga Kuvendi.

Që nga prilli 2017, pas një përtëritjeje, 50% e ministrave të kabinetit janë gra. Kuvendi i Shqipërisë duhet të japë pohimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit. Kabineti është përgjegjës për zbatimin e politikave të jashtme dhe të brendshme. Drejton dhe kontrollon veprimtaritë e ministrive dhe trupeve të tjera shtetërore.[2]

Ndërtimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anëtarët e këshillit ndahen në tre gradë të rëndësishme:

  • Kryeministri ,
  • Zëvendëskryeministri ,
  • Ministrat , të cilët janë anëtarët e radhës më të lartë të Qeverisë
  • Zëvendësministrat , që ndihmojnë ministrat në fusha të veçantërueshme të portofolit të tyre
  • Sekretarët e Përgjithshëm që ndihmojnë ministrat në fusha më pak të rëndësishme dhe herë pas here marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave.

Roli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këshilli është përgjegjës para Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi mund të zgjedhë të kalojë një lëvzje kundërshtuese duke detyruar Këshillin e Ministrave të japë dorëheqjen. Kjo ka si qëllim të detyrojë që Qeveria të përbëhet nga anëtarët e partisë me shumicë politike në Kuvend ose të jetë besëlidhës me shumicën në një lidhje. Ministrat kërkohet t'u përgjigjen pyetjeve me shkrim ose me gojë të parashtruar nga kuvendarët, të njohur si pyetje të qeverisë. Për më tepër, ministrat marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendi kur ligjet në lidhje me sektorët e tyre të caktuar dhe portofolet e departamenteve janë në shqyrtim.

Ministrat e kabinetit nuk mund të propozojnë ligjvënien pa pohimin e kuvendit. Ministrat megjithatë mund të propozojnë ligjbërjet në Kuvend dhe çdo ligjvënie e tillë në përgjithësi ka shumë të ngjarë të kalojë.

Kabineti luan një rol të madh në përcaktimin e rendit të Kuvendit. Ai mund të propozojë ligje dhe ndryshime gjatë mbledhjeve kuvendore. Ai gjithashtu ka në prirje një sërë procedurash për të përshpejtuar shqyrtimet e gazetarëve.

Qeveria në detyrë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shenja Zyra Në detyrë Fillimi i afatit
Zyra e Kryeministrit Edi Rama
(lindur më 1964)
PS 15.09.2013
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Zyra e Zëvëndëskryeministrit Belinda Balluku
(lindur më 1973)
PS 28.07.2022
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka
(lindur më 1979)
PS 04.01.2021
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministria e Mbrojtjes Niko Peleshi
(lindur më 1970)
PS 04.01.2021
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministria e Punëve të Brendshme Bledar Çuçi
(lindur më 1970)
PS 17.12.2020
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministria e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj
(lindur më 1983)
PS 18.09.2021
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku
(lindur më 1973)
PS 17.01.2019
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi
(lindur më 1975)
PS 15.09.2020
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministria e Drejtësisë Ulsi Manja
(lindur më 1973)
PS 18.09.2021
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministria e Kulturës Elva Margariti
(lindur më 1980)
PS 17.01.2019
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca
(lindur më 1978)
PS 18.9.2021
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu
(lindur më 1980)
PS 13.09.2017
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro
(lindur më 1966)
PS 18.9.2021
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali
(lindur më 1989)
PS 18.09.2021
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali
(lindur më 1983)
PS 17.01.2019
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi
(lindur më 1990)
PS 18.09.2021
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)
Ministri i Shtetit për Standartert dhe Shërbimet Milva Ekonomi
(lindur më 1962)
PS 18.09.2021
(Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme ditë)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kushtetuta e Shqipërisë 1998" (PDF). parlament.al. fq. 19. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 shtator 2020. Marrë më 10 qershor 2020.
  2. ^ "Shqipëria (03/99)" (në anglisht). Departamenti Amerikan i Shtetit. Marrë më 29 mars 2015.