Këshilli i Parë i Konstantinopolit
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Këshilli I i Konstantinopolit është këshilli i dytë ekumenik i kishës së krishterë, thirrur nga Theodhosi I, Perandori i Lindjes dhe mbajtur në Konstantinipol në vitin 381. Në këtë këshill morën pjesë 150 ipeshkvinj që shpallën dënimin e herezive të ndryshme, në veçanti kundër arianizmit, dhe Macedoniusit të Konstantinopolit që mohonte hyjninë e Shpirtit të Shenjtë. Këshilli ripohoi vendimet e Këshillit të Parë të Nicesë, duke miratuar se Shpirti i Shenjtë është bashkëpërbërës e i bashkamëshuar me Atin dhe Birin, me të cilët formon Trininë. Vendi i nderit iu dha ipeshkvit të Konstantinopolit Gregorit të Naciancusit.
Poashtu në këtë këshill u përkufizua Besimi nicean, i cili përdoret sot gjerësisht në liturgjinë e krishterë.
Pjesëmarrësit [redakto]
- Akacius i Berëas
- Cirili i Jeruzalemit
- Gregori i Naciancusit
- Marutasi i Sofenas
- Meletiusi i Antiokisë
- Pjetri i Sebastes
Shiko edhe [redakto]
Burimet [redakto]
- (Anglisht) Enciklopedia Katolike Këshilli i Parë i Konstantinopolit.
- (Anglisht) Legioni i Marisë. Këshilli i Konstantinopolit
| Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
