Kështjella e Lubartit

Coordinates: 50°44′20″N 25°19′24″E / 50.73889°N 25.32333°E / 50.73889; 25.32333
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hyrja kryesore e Kështjellës së Lartë të Lutskit.

Kështjella e Lartë e Lutskit, e njohur si Kështjella e Lubartit, filloi jetën e vet në mes të shekullit të 14-të si një vend i fortifikuar i djalit të Gediminas, Liubartas (Lubart), udhëheqësi i fundit i  Galicia-Volhynia së bashkuar. Është pika referuese e Lutskit, Ukrainë dhe paraqitet në monedhën 200 hryvnia. Një tjetër kështjellë e qytetit, ndërtuar nga familja Czartoryski që ka fillesat në shekullin e 14 tani është një gërmadhë.

Qyteti kivean i Luchesk-ut ka mur të drurtë që nga viti 1075, kur Boleslaw e rrethoi guximshëm për gjashtë muaj. Yury Dolgoruky dështoi në marrjen e Lutsk-ut pas rrethimi gjashtë javësh në vitin 1149. Në vitin 1255, muret e Lutsk-ut u sulmuan nga nipi i Jochit, Kuremsa.

Kështjella aktuale, e ngritur mbi lumin Styr, u ndërtua kryesisht në vitet e 1310-ta, megjithëse disa pjesë të mureve të hershme janë përdorur më herët. Ajo u zmbraps nga fuqitë e shumta si Kasmiri i Madh (1349), Jogaila (1431), dhe Sigismund Kęstutaitis (1436). Aty u mbajt edhe Konferenca e Lutskit e vitit 1429, ku pjesëmarrësit ishte edhe Perandori Sigismund, Vaili II i Moskës, Jogaila, Vytautasi i Madh, dhe vojvoda e Wallachia-s.

Gjatë regjimit të gjatë të Vytautas, Kështjella e Lutskit ishte fortifikuar për tu mbrojtur nga artilleria dhe armët e zjarrit. Tri kullat kryesore, të emëruara sipas Lubart, Švitrigaila dhe bishopit, u ndërtuan në shekujt e 16-të dhe 17-të.

Muret e kështjellës dikur që mbyllnin Katedralen e Shën Gjonit, rezidenca e Dukës së Madh të Lituanisë, dhe një pallat episkopal. Nga këto ndërtesa, vetëm pallati neoklasik i bishopëve qëndron akoma.

Më 2 korrik 1941, 1,160 hebrenj u vran brenda mureve të kështjellës.[1] Nuk ka asnjë monument apo shenjë për këtë tragjedi në kështjellë.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Timothy Snyder: The Life and Death of Western Volhynian Jewry, 1921-1945.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

50°44′20″N 25°19′24″E / 50.73889°N 25.32333°E / 50.73889; 25.32333