KFOR

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Rezoluta 1244
Kosova

KFOR janë një trupë e armatosur ndërkombëtare e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas luftës në Kosovë me qëllim të sigurimit të armatosur të Kosovës.

Formimi i kësaj trupe nën komandën e NATO-s është thirrur nga OKB-ja më 10 qershor 1999rezolutën 1244 me qëllim të krijimit të një hapësire sigurie për kthimin e refugjatëve të luftës. Qendra komanduese e trupës gjendet në kryeqytetin e Kosovës.

Në fillim (1999) trupa përbëhej nga kontingjentet e 40 kombeve me një fuqi ushtarake prej 50,000 ushtarakëve. Në gusht të 2006 në përbërjen e kësaj trupe ishin diku 16,000 ushtarakë nga 37 kombe anëtare të OKB-së.

Përmbajtja

[redakto] Komanda

Gjen. Maj. Valeri Evtoukovitich (majtas) komandant i forcave Ruse në Kosovë përshëndete me Gjen. Bri. John Craddock (dyti nga e djathta) komandantin e Trup. Forc. Falcon më 7 qershor 1999.

Trupa e KFOR-it komandohet nga komanda e përgjithshme në krye me një Gjeneral të shkalës së tretë (me tre yje) i cili vije nga radhët e kombeve prijëse të misionit dhe që kanë komandën në njërën nga pesë batalionet e stacionuara në Kosovë. Edhe pse kjo nuk është e kushtëzuar deri në fund vitin 2006 ka qenë kështu.

Deri në vitin 2006 postin e komandantit të përgjithshëm (COMKFOR) e kanë ndërruar 12 Gjeneralë. Duke filluar nga:

[redakto] Struktura e trupës

Zonat e KFOR-it

Për qëllim të kryerjes së misionit, hapësira e sigurisë është e ndarë në të ashtë quajtura pesë sektorë të cilat komandohen nga pesë kombe të forcave ndërkombëtare (MNTF). Këto zona në terminologjinë e ushtarakëve ndahen sipas orientimit në hapësirë por përdoren edhe emërtime tjera. Kështu në sipas gjendjes më 15 maj 2006:

  • Zona jugore: Gjermania, Turqia apo Austria MNTF S
  • Zona perëndimore: Italia MNTF W
  • Zona veriore: Franca MNTF N
  • Zona qendror: Republika Çeke, Finlanda apo Suedia MNTF C
  • Zona lindore: SHBA MNTF E

Po ashtu gjendet edhe një batalion rezervë nën komandën e COMKFOR-it, Batalioni Rezervë Taktike-Manovrues (KFOR Tactical Reserve Manoeuvre Battailon [KTM]). Për luftimin e kriminalitetit është Njësia Ndërkombëtare Speciale (KFOR MSU-Multinational Specialized Unit) e udhëhequr nga italianët dhe stacionuar në Prishtinë.

[redakto] Kombet pjesëmarrëse

Qendrat civile
Anëtare të NATO-së Pjesëmarrëse tjera

Flag of Belgium.svg Belgjika
Flag of Bulgaria.svg Bullgaria
Flag of Denmark.svg Danimarka
Flag of Germany.svg Gjermania (1.507)
Flag of Estonia.svg Estonia
Flag of France.svg Franca (807)
Flag of Greece.svg Greqia
Flag of the United Kingdom.svg Britania e Madhe (5)
Flag of Italy.svg Italia (1.409)
Flag of Canada.svg Kanada
Flag of Luxembourg.svg Luksemburgu
Flag of the Netherlands.svg Holanda (10)
Flag of Norway.svg Norvegjia
Flag of Poland.svg Polonia
Flag of Portugal.svg Portugalia
Flag of Romania.svg Rumania
Flag of Slovakia.svg Sllovakia
Flag of Slovenia.svg Sllovenia
Flag of Spain.svg Spanja (3)
Flag of Turkey.svg Turqia
Flag of the Czech Republic.svg Republika Çeke
Flag of Hungary.svg Hungaria
Flag of the United States.svg SHBA (1.480)

Flag of Finland.svg Finlanda
Flag of Ireland.svg Irlanda
Flag of Morocco.svg Maroku
Flag of Austria.svg Austria
Flag of Sweden.svg Suedia
Flag of Switzerland.svg Zvicra
Flag of Ukraine.svg Ukraina (187)

[redakto] Personalitete të KFOR-it

[redakto] Mirënjohjet

[redakto] Shiko dhe këtu

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Print/export
Mjete
Në gjuhë të tjera