KF Elbasani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
KF Elbasani
Pseudonimi(et)Tigrat verdh e blu
Themeluar1913
StadiumiElbasan Arena
Kapaciteti12,500 vende
LigaKategoria e Parë
Faqja zyrtare[[1] Faqja zyrtare e klubit]
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Klubi shqiptar futbolli i themeluar më 1913 si rrjedhë e bashkimit të dy skuadrave nga Elbasani: "Përparimi" dhe "Afërdita". Skuadra elbanase hyri në ligën e parë të FSHF-së ë 1930 ndërsa më 1932 ndryshon emrin në "KS Skampa" të cilin e barti deri në vitin 1939. Nga ky vit është i njohur si "KS Bashkimi". Më 1949 pas Luftës së Dytë Botërore skuadra është e njohur me emrin "Elbasani" deri në vitin 1950 ku nga sistemi i atëhershëm i vë emrin "Puna Elbasan", pastaj më 1958 "KS Labinoti Elbasan". Më 1991 i rikthehet emri i vjetër "KS Elbasani", ndërsa nga viti 1997 klubi i futbollit pavarësohet nga klubi i sportit dhe thirret KF Elbasani.

"KF Elbasani" është dy herë kampion i ligës superiore Shqiptare dhe deri më tani ka fituar dy trofe të kupës kombëtare dhe një herë Superkupën e Shqipërisë. Në arenën e futbollit Evropian ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, në Kupën UEFA si dhe në kupën Ballkanike.

Kupat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KOMPETICIONI TOTALI
Superliga 2
Kategoria e parë 1
Kupa e Shqipërisë 2

Statistika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fitorja më e thellë ndërkombëtare:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 11/07/2006, Elbasan 1-0 Ekranas, Elbasan

Humbjet më të thella ndërkombëtare:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 18/07/2006, Ekranas 3-0 Elbasan, Panevezys
  • 03/10/1984, Lyngby 3-0 Elbasan, Lyngby
  • 19/09/1984, Elbasan 0-3 Lyngby, Elbasan

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]