KF Liria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
KF Liria.jpg
Themelimi 1930
Kryetar
Trajner Erdogan Celina
Drejtor
Nënkryetarët
Ngjyrat e klubit Bardh e Zi
Reparti i ekipit të futbollit
Kategoria Superliga e Kosovës (Kat.1)
Stadiumi Përparim Thaqi
Veshja sportive
Fusha e saj
Fusha e huaj
Suksese sporti - Kampion të Kosovës 1996
- Fitues të Kupës së Kosovës ?x
Sezona 2005/06 Liga e I-rë, Pozita 1
Internet http://www.kfliria.com/
Internet
E-Mail

Klub Futbollistik Liria (KF Liria) nga Prizreni bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Udhëheqësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Fatmir Gashi - Kryetar

Skender Hoti - Menagjer

Hatmi Gashi - Drejtor

Arben Gashi - Drejtor Financiar

Bashkim Beshi - Sekretar

Behajdin Gjinali - Kryetrajner

Benito Mares - Afarist Amerikan

Bashkim Kajdomçaj - Zëdhënës

Sinan Osmani - Ndihmës Trajner

Blerim Zherka - Trajner i portierave

Shkolla e futbollit "Shkëndijat e Lirisë"[redakto | redakto tekstin burimor]

Përveç ekipit të parë,në kuadër të ekipit të Lirisë,ekziston edhe Akademia e futboolit "Shkëndijat e Lirisë".Trejnerët që mirren me të rinjtë janë: Sinan Osmani - Koordinator i Shkollës Bashkim Beshi, Trajner Rexhep Gaxholli Sinan Osmani, Trajner Behajdin Gjinali, Trajner Ali Maralusha, Trajner Genc Tamniku Skender Kapra, Trajner Blerim Zherka, Trajner i portierave

Sukseset[redakto | redakto tekstin burimor]

Dhe tani më në fund K.F."Liria" fitoi kupën e Kosovës me rezultat 3-0 në penalti. Ne vitin 2010 KF LIRIA fitoi kupen e kosoves ne ndeshjen e mbajtur ne Prishtin kunder KF Vllaznimit

Simpatizuesit[redakto | redakto tekstin burimor]

Simpatizuesit e flaktë të Prizrenit të njohur si Arpagjik't nuk munguan aspak nëpër ndeshjet e KF Liria. Ishin gjithmone aktiv nëpër tribunat e stadiumit Përparim Thaçi.

· Tifozëria dhe Prizreni para vitit 2000? Gjithsesi, se tashmë parashtrohet pyetja se ku kanë qenë tifozët prizrenas para vitit 2000? Sistemi dhe regjimi fashist jugosllav sikurse të gjitha aktivitetet gjithashtu edhe sportin e kishte bllokuar tërësisht. Skamjet ekonomike dhe shumë gjëra të tjera kishin bërë njerëzit që mos t'ju interesojë atyre sporti por të vazhdojnë rrugën e tyre për ta fituar kafshatën e gojës. Para clirimit të Kosovës si futbolli ashtu edhe basketbolli zhvillohej larg stadiumit respektivisht pallatit të klubeve. Gjithashtu edhe në atë kohë kishte tifozë sidomos në stadiumin e cila gjendet në Arbanë ku Liria zhvillonte aktivitetin e saj, mirëpo tifoz në mënyrë të paorganizuar dhe me përvojë minimale, hiq aty këtu disa persona të cilët edhe në atëkohë përcillnin drejtëpërdrejtë ndeshjet e mëdha në ish shtetin jugosllav. Gjithsesi se gjatë viteve të 80' ta kur Lria zhvillonte gara në Ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë organizimet ishin të mëdha, nga të gjitha lagjet e qytetit të lashtë në mënyrë të organizuar, me tupane, këngë, valle nisej drejt Shatërvanit të vjetër ku mblidheshin me mijëra entuziast dhe më pas marshonin drejt stadiumit të qytetit për ta përcjellur atmosferën nga afër dhe për ta përkrahur skuadrën e Lirisë.

· Mbarrimi i luftës dhe zhvillimi i tifozerisë prizrenase Pas vitit 99' cdo gjë ndryshoi në të mirë të shtetit kosovar. Tashmë tifozët, skuadrat, lojtarët, menagjerët etj. ishin kthyer në stadiumet apo palestrat e tyre. Filluan investimet e sponzorëve nëpër skuadrat e qytetit. Atëkohë, Bashkimi bënte gara në Superligë ku ishte pozicionur diku në vendin e dytë kurse skuadra futbollistike Liria kalonte një fazë paksa të vështirë. Neve ndalemi tek Bashkimi për momentin dhe më vonë për të vazhduar me Lirinë.

Pas luftës, basketbolli ishte sporti më i popullarizur dhe më i përcjellur në krahasim me futbollin në Kosovë. Ishte sezoni 2000/01 kur udhëheqësi i atëhershëm dhe gjithashtu edhe i tashëm, Besnik Ajeti diku nga fillimi i vitit 2001 kishte patur një takim me kryetarin e atëhershëm të Bashkimit, Hasan K. dhe që të dy kishin rrënë në kompromis se nga ajo ditë do të fillohej që të përkrahet klubi i qytetit nga disa entuziast dhe më vonë normalisht që me kalimin e kohës ai numër pritej që të rritej.

·Hapat e para të tifozëve të organizuar prizrenas nën emrin Panterat Ishte diku fillimi i vitit 2001, diku 1 muaj para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit kur filluan përgatitijet për tu bërë gati. Fillimisht emrin e tifozave prizrenas e vendosën në Panterat. Me kalimin e kohës filloi që cdo gjë të vinte në vendin e vetë edhepse paksa vështirë mirëpo tifozët ishin ata të cilët mbanin gjallë tribunat e pallatit dhe i jepnin një hijëshi të paparë.

Flamuri i parë në kuadër të Panterave ka qenë ai i përgatitur në vitin 2002 me përmasat 20X7 metra në të cilin ishte shkruar parulla: Forca Bashkimi, Forca Pantera.

·Kryesia e re, fillimi i ri nën emrin Arpagjik't Ishin ato ditët mjaft thelbesore të cilat kishin ndikim thuajse historikisht në tifozët prizrenas. Edhe pse me ndrimin e emrit nga Pantera në Arpagjik’t shtabi udheheqës ishte plotësisht I njëjtë mirëpo me disa përforcime të tjera duke shtuar fuqi shtesë në fuqinë aktuale Arpagjik’t filluan dita ditës të riteshin si në numër, si në efektin e tifozërisë dhe organizimin e tyre. Atëkohë sponzori I klubit ishte QMI e cila nuk kishte kursyer asjgë nga ato që kishin kërkuar Arpagjik’t. Me kalimin e kohës u bënë mbi 400 kartela identifikuese të Fan Clubit, ku për cdo anëtar me kartelë rekuizitat dhe hyrja ne pallat sigurohej pa paguar asgjë nga gjepi I tyre, gjithashtu edhe udhetimi si mysafir, ku në të shumtë e rasteve ato që kanë patur kartela per ata nuk ka qenë problem rreth udhetimit jashtë vendit. Kjo ishte një fillim I ri i tifozave prizrenas, nën një emër, ARPAGJIK'T PRIZREN

·Pse Arpagjik't ? Në kohën e lashtë, para shumë shekujsh historia flet se prizrenasit kanë qenë kultivues të fares së qepës, arpagjikut. Madje janë edhe rrethnat e tjera në të cilat flitet se e gjithë Ballkani është furnizuar me arpagjik nga Prizreni. Kështu, paralel me këto që I cekëm qytetarët e viseve të tjera kosovare, ndoshta edhe si poshtërim kundër prizrenasve, përdornin shprehjen arpagjik. Mirëpo Fan Club Arpagjik’t mendonin të kundërtën e saj, ata ishin krenar me këtë emër dhe ende në ditët e sotme kjo tifozeri e cila është e njohur jo vetëm nga shqiptarët e rruzullit tokësor emërohet me këtë emër.

·Aktiviteti i Arpagjik't sa vjen e ritet. Arpagjik’t, Institucion në vete Me kalimin e kohës, zhvillimi, paraqitja dhe përhapja e tifozerisë në Prizren dhe rrethinën e saj sa vjen e rritej. Shumë të ri, entuziast filluan që ta përcillnin sportin prizrenas dhe krahas saj ata filluan që t’i bashkëngjiteshin Arpagjik’tve në tribunë dhe ti fillojnë hapat e para si tifoz. Jo vetëm të rinjtë, por edhe ata që ishin në moshë filluan që t’ju bashkëngjiteshin Arpagjik’tve në tribunën e tyre ku dita ditës vëreheshin risitë pozitive në të. Synimi I Arpagjik’tve mbetet edukimi dhe funksionin I Fan Clubit dhe tribunës ashtu siq I ka hije Prizrenit si qytet dhe qytetarëve të saj, përkrahja maksimale nga zemra e klubeve sportive. Arpagjik’t gjithmonë edhe në paraqitjet e tyre si dhe në negociatat e shumta me klubin e basketbollit dhe të futbollit kanë treguar se ata vetë janë klub në vete dhe askush nuk mund ti dirigjojë ata në situata të ndryshme, si marrëdhëniet me klubet, me tifozët kundërshtarë, policinë dhe shumë faktorë të tjerë... Nuk janë të pakta paraqitjet, udhëtimet, mosmarrëveshjet dhe të tjera që I’u kanë ndodhur Arpagjik’tve mirëpo Arpagjik’t gjithmonë kanë ditur që ti kalojnë situatat e palakmueshme për ata.


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]