KF Partizani
| Emri i plotë | Futboll Klub Partizani | ||||||||||||||||||||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Nofka | Demat e Kuq | ||||||||||||||||||||||||||||||||
| Themeluar | 4 Shkurt 1946 | ||||||||||||||||||||||||||||||||
| Arena | Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri (Kapaciteti: 19.200) |
||||||||||||||||||||||||||||||||
| Presidenti | |||||||||||||||||||||||||||||||||
| Trajner kryesorë | |||||||||||||||||||||||||||||||||
| Liga | Kategoria e Dytë | ||||||||||||||||||||||||||||||||
| 2011-12 | Kategoria e Dytë ? | ||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||
KF Partizani është klub futbolli i themeluar më 4 shkurt të vitit 1946 në Tiranë si klub përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore (ndjek shembullin e skuadrës serbe Partizan nga Beogradi). Skuadrat e ushtrisë në futboll ishin në modë asokohe në vendet totalitare. Më 1947 debuton në ligën e parë të futbollit shqiptar në sajë të skuadrës së formuar duke grabitur lojtarët e skuadrave rivale në kampionatin e ardhshëm. KF Partizani cilësohet si klubi me më shumë tifoza në Shqipëri. Tifoza ka jo vetëm në radhët e ushtrisë, por edhe në fshatrat më të thellë të Shqipërisë.
Përmbajtja |
[redakto] Sukseset
Ky klub i futbollit deri më tani ishte 15 herë kampion në Kategorinë Superiore shqiptare, ka fituar 15 tituj në kupat kombëtare dhe ka fituar 1 herë Superkupën e Shqipërisë. Gjithashtu Partizani ka fituar një herë Kategorinë e Parë në sezonin e vetëm që ka luajtur në këtë kategori. KF Partizani nuk e gëzon titullin e kampionit që nga viti i largët 1993.
Kampion në Superligë
- 1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964, 1971, 1979, 1981, 1987, 1993.
Fitues i Kupës së Shqipërisë
- 1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004.
[redakto] Sukseset ndërkombëtare
Ekipi i kuq është i vetmi ekip shqiptar që ka fituar një trofe ndërkombëtar, në vitin 1970 ai fitoi Kupën Ballkanike për klube, i cili ishte një kompeticion i luajtur në vitet 1960-1993 ku merrnin pjesë vetëm klubet sportive ballkanike të Shqipërisë, Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Turqisë.
Gjithashtu është një ndër skuadrat më të njohura shqiptare në arenën ndërkombëtare, kështu KF Partizani ka marrë pjesë tetë herë në ligën e kampionëve Evropian, tri herë në kupën e UEFA-së, një herë ka luajtur për kupën Intertoto, katër herë për kupën e fituesve të kupave dhe pesë herë për kupën e Ballkanit. Rezultatet më të suksesshme kanë qënë fitoret 1-0 kundër Celtic dhe Torinos në Tiranë.
[redakto] Veshjet sportive
Ngjyrat e uniformës së Partizanit për ndeshjet vendase janë bluzë e kuqe me mbathje të kuqe, ndërsa në ndeshjet si mike janë bluza të bardha me mbathje të kuqe. Në sezonin 2006/07 uniformat e Partizanin ishin të firmës Legea. Më parë janë përdorur dhe firma të tjera si Adidas ose Umbro.
[redakto] Stadiumi
Partizani i luan ndeshjet në stadiumet e Tiranës Qemal Stafa që është në pronësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Selman Stërmasi që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës e në përdorim të skuadrës rivale SK Tirana. Në sezonin 2006/07 Partizani ka luajtur shumicën e ndeshjeve në Qemal Stafa dhe disa në Selman Stërmasi kur kishte konflikt me skuadrat e tjera të kryeqytetit.
[redakto] Lojtarët e njohur
Kjo është lista e lojtarëve të njohur të cilët kanë luajtur për KF Partizanin.
- Igli Tare
- Erjon Bogdani
- Edmond Kapllani
- Adrian Aliaj
- Ylli Shehu
- Ledio Pano
- Panajot Pano
- Skerdilajd Curri
- Klodian Duro
- Perlat Musta
- Refik Resmja
- Loro Boriçi
- Blendi Nallbani
- Daniel Xhafaj
- Lefter Millo
- Ilir Shulku
- Sulejman Starova
- Agim Murati
- Genc Tomorri
[redakto] Udhëheqja
Tani klubi udhëhiqet nga presidenti i klubit Albert Xhani dhe lojtarët udhëhiqen nga trajneri i klubit Hasan Lika.
[redakto] Skuadra për sezonin 2007/08
| Numri | Lojtari | Pozicioni | Vendlindja | Datëlindja | Gjatësia | Pesha |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Orges Shehi | Portier | Durrës | 25 - 09 - 1977 | 181 cm | |
| Dashamir Xhika | Portier | Tiranë | ||||
| Tefik Osmani | Mbrojtës | Berat | 17 - 04 - 1984 | 192 cm | ||
| 4 | Ardit Beqiri | Mbrojtës | Shkodër | 13 - 02 - 1979 | 181 cm | 74 kg |
| Arbër Aliu | Durrës | |||||
| 5 | Fatjon Tafaj | Mbrojtës | 19 - 03 - 1982 | 177 cm | ||
| Luan Pinari | Mbrojtës | Tiranë | 27 - 10 - 1977 | 182 cm | ||
| Geraldo Hasmetaj | Mbrojtës | Tiranë | ||||
| Arsen Miska | Mbrojtës | Tiranë | ||||
| Elton Doku | Tiranë | |||||
| 6 | Rrahman Hallaçi | Mesfushor | Kukës | 12 - 11 - 1983 | ||
| 20 | Paulin Dhëmbi | Mesfushor | Korçë | 09 - 08 - 1979 | 180 cm | |
| 17 | Gjergji Muzaka | Mesfushor | Tiranë | 26 - 09 - 1984 | 180 cm | 70 kg |
| Viktor Gjyla | Mesfushor | Lushnjë | 11 - 05 - 1982 | 181 cm | ||
| 22 | Dritan Babamusta | Mesfushor | Durrës | 06 - 09 - 1981 | 185 cm | |
| Arbër Capa | Mesfushor | Tiranë | ||||
| Bledi Shkëmbi | Mesfushor | Korçë | 13 - 08 - 1979 | 184 cm | 77 kg | |
| Bledar Devolli | Mesfushor | Korçë | ||||
| Armando Doda | ||||||
| Mateo Metaj | Mesfushor | Tiranë | ||||
| Skerdilajd Bejzade | Tiranë | |||||
| 7 | Arbër Abilaliaj | Sulmues | Vlorë | 06 - 06 - 1986 | 190 cm | |
| 19 | Elis Bakaj | Sulmues | Tiranë | 25 - 06 - 1987 | ||
| 22 | Enco Malindi | Sulmues | Tiranë | |||
| 14 | Gerhard Progri | Sulmues | Tiranë | 06 - 11 - 1986 | 184 cm | 75 kg |
| Erando Karabeci | Sulmues | Tiranë | 06 - 06 - 1986 |
[redakto] Tifozët
KF Partizani është njohur gjithmonë për numrin e madh të tifozëve. Disa nga grupet e tifozëve janë :
[redakto] Shiko dhe këtë
[redakto] Lidhje të jashtme
| Ky artikull nga Futbolli është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |