KF Partizani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga KF Partizani Tirana)
Shko te: navigacion, kërko

KF Partizani është klub futbolli i themeluar më 4 shkurt të vitit 1946Tiranë si klub përfaqësues i partizanëve që luftuan në Luftën e Dytë Botërore. Më janar të vitit 1946 ekipi me emrin Ushtria luajti një ndeshje miqësore kundër Vllaznisë duke barazuar 0-0. Më 7 prill 1946 skuadra paraqitet për herë të parë me emrin Partizani dhe nis rivalitetin me Tiranën me një fitore 2-0. Partizani nuk mori pjesë në kampionat atë vit, por zhvilloi 9 ndeshje miqësore që përfunduan me një golavarazh 26-9.

1947 Partizani debuton në ligën e parë të futbollit shqiptar dhe menjeherë fiton titullin. KF Partizani cilësohet si klubet me më shumë tifoza në Shqipëri por edhe në Kosovë. [Cito Burimin]

Pas rënies nga Superliga pas sezonit 2008/09, Partizani arriti të ngjitet përsëri pasi në sezonin 2012/13 u rendit në vend të dytë në Kategorinë e Parë. Partizani bëri një merkato cilësore në verën e vitit 2013 duke u bërë një skuadër mbarëkombetare, me lojtarë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Sukseset[redakto | redakto tekstin burimor]

Suksesi më i madh i Partizanit është Kupa e Ballkanit e fituar në vitin 1970 kundër PFC Beroe Stara Zagora. Ky është trofeu i vetëm ndërkombëtar, jo vetëm i Partizanit, por për cdo skuadër shqiptare deri më sot.

Partizani është 15 herë kampion në Kategorinë Superiore shqiptare, ka fituar 15 Kupa Kombëtare dhe ka fituar 1 herë Superkupën e Shqipërisë. Gjithashtu Partizani ka fituar një herë Kategorinë e Parë. KF Partizani nuk e gëzon titullin e kampionit që nga viti i largët 1993.

Kampion në Superligë

  • 1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964, 1971, 1979, 1981, 1987, 1993.

Fitues i Kupës së Shqipërisë

  • 1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004.

Kampion i Ballkanit

  • 1970.

Sukseset ndërkombëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekipi i kuq është i vetmi ekip shqiptar që ka fituar një trofe ndërkombëtar, në vitin 1970 ai fitoi Kupën Ballkanike për klube, i cili ishte një kompeticion i luajtur në vitet 1960-1993 ku merrnin pjesë vetëm klubet sportive ballkanike të Shqipërisë, Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Turqisë.

Gjithashtu është një ndër skuadrat më të njohura shqiptare në arenën ndërkombëtare, kështu KF Partizani ka marrë pjesë tetë herë në ligën e kampionëve Evropian, tri herë në kupën e UEFA-së, një herë ka luajtur për kupën Intertoto, katër herë për kupën e fituesve të kupave dhe pesë herë për kupën e Ballkanit. Rezultatet më të suksesshme kanë qënë fitoret 1-0 kundër Celtic dhe Torinos në Tiranë.

Veshjet sportive[redakto | redakto tekstin burimor]

Ngjyrat e uniformës së Partizanit për ndeshjet vendase janë bluzë e kuqe me mbathje të kuqe, ndërsa në ndeshjet si mike janë bluza të bardha me mbathje të kuqe. Në sezonin 2006/07 uniformat e Partizanin ishin të firmës Legea. Më parë janë përdorur dhe firma të tjera si Adidas ose Umbro.

Stadiumi[redakto | redakto tekstin burimor]

Partizani i luan ndeshjet në stadiumet e Tiranës Qemal Stafa që është në pronësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Selman Stërmasi që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës e në përdorim të skuadrës rivale SK Tirana. Në sezonin 2006/07 Partizani ka luajtur shumicën e ndeshjeve në Qemal Stafa dhe disa në Selman Stërmasi kur kishte konflikt me skuadrat e tjera të kryeqytetit.

Lojtarët e njohur[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo është lista e lojtarëve të njohur të cilët kanë luajtur për KF Partizanin.

Udhëheqja[redakto | redakto tekstin burimor]

Tani klubi udhëhiqet nga presidenti i klubit Gazmend Demi që është aksioneri kryesor. Skuadra drejtohet nga trajneri Hasan Lika dhe ndihmësi i tij Perlat Musta.

Lojtarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra momentale[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 20 Shtator 2014

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1 Flag of Albania.svg Pt Dashamir Xhika
4 Flag of Kosovo.svg Mb Arbnor Fejzullahu
5 Flag of Bulgaria.svg Mb Ignat Dishliev
6 Flag of Macedonia.svg Mb Ardian Cuculi
8 Flag of Kosovo.svg Mf Argjend Mustafa
9 Flag of Kosovo.svg Sm Astrit Fazliu
10 Flag of Albania.svg Mf Idriz Batha
11 Flag of Macedonia.svg Mf Nderim Nexhipi (Kapiten)
12 Flag of Albania.svg Pt Alban Hoxha
14 Flag of Kosovo.svg Mf Mentor Mazrekaj
13 Flag of Kosovo.svg Mf Laurent Ismailaj
17 Flag of Serbia.svg Sm Stevan Račić
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
18 Flag of Kosovo.svg Mb Amir Rrahmani
19 Flag of Albania.svg Mf Lorenc Trashi
20 Flag of Macedonia.svg Mf Bunjamin Shabani
21 Flag of Albania.svg Mf Asion Daja
22 Flag of Kosovo.svg Mb Labinot Ibrahimi
25 Flag of Albania.svg Pt Fabio Gjonika
27 Flag of Albania.svg Mb Klaudio Çema
30 Flag of Albania.svg Sm Jurgen Vatnikaj
44 Flag of Albania.svg Mb Endrit Vrapi
77 Flag of Greece.svg Mf Arben Muskaj (në huazim nga PAS Giannina)
88 Flag of Albania.svg Sm Emiljano Vila
TBD Flag of Slovenia.svg Sm Liridon Osmanaj

Skuadra B[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1 Flag of Albania.svg Pt Serxhino Sollaku
3 Flag of Albania.svg Mb Amarildo Bliu
4 Flag of Albania.svg Mf Elio Rapo
5 Flag of Albania.svg Mf Eglentin Gjoni
5 Flag of Albania.svg Mf Renato Tarja
6 Flag of Italy.svg Mb Emanuel Dulo
6 Flag of Albania.svg Mf Mario Hasani
7 Flag of Albania.svg Mf Sandroel Limani
8 Flag of Albania.svg Mf Santjago Sina (Captain)
9 Flag of Albania.svg Sm Redael Dervishi
10 Flag of Albania.svg Sm Leonard Haroku
10 Flag of Albania.svg Sm Mario Xhafa
11 Flag of Albania.svg Sm Endri Lala
11 Flag of Albania.svg Mf Mateus Levendi
12 Flag of Albania.svg Pt Xhuljo Hoxha
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
13 Flag of Albania.svg Mf Gabriele Mezini
14 Flag of Albania.svg Sm Altin Bruka
15 Flag of Albania.svg Mf Emiklajd Xhafa
15 Flag of Albania.svg Mb Liku Kalemi
16 Flag of Albania.svg Mf Rigers Dushku
16 Flag of Albania.svg Mf Fabio Hasa
16 Flag of Albania.svg Mf Florjan Berdaj
17 Flag of Albania.svg Mf Ervin Sula
17 Flag of Albania.svg Mf Segi Berberi
18 Flag of Albania.svg Sm Etien Hametaj
18 Flag of Albania.svg Mf Denild Cane
19 Flag of Albania.svg Mb Sajmir Hasanaj
19 Flag of Albania.svg Mb Mikel Hoxha
20 Flag of Albania.svg Mf Glaus Bucpapaj
20 Flag of Albania.svg Mf Klaudio Xhaci

Tifozët[redakto | redakto tekstin burimor]

KF Partizani është njohur gjithmonë për numrin e madh të tifozëve. Disa nga grupet e tifozëve janë :

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]